“Mësimi 182 – Administrimi i Burimeve Financiare me Mençuri: Përpjekja për të Ndërtuar Mbështetjen Financiare te Vetja”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Administrimi i Burimeve Financiare me Mençuri”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 182: Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja
Administrimi i Burimeve Financiare me Mençuri
Përpjekja për të Ndërtuar Mbështetjen Financiare te Vetja
Të rinjtë kanë shumë mundësi që i presin, të cilat vijnë bashkë me përgjegjësi financiare, siç është shërbimi në një mision, arsimimi ose krijimi i një familjeje. Ndërsa shohin te Jezu Krishti dhe ndjekin parime financiare të mençura, ata ftojnë bekimin e Perëndisë për të siguruar për nevojat e tyre (shih te Doktrina e Besëlidhje 104:15). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si të ushtrojnë besim te Perëndia ndërsa ndërtojnë mbështetje financiare te vetja.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Vështrimi drejt së ardhmes
Në dyshe ose grupe të vogla, ftojini nxënësit të tregojnë synimet kryesore që mund të kenë përgjatë 10 ose 15 viteve të ardhshme. Për shembull, ata mund të tregojnë nëse planifikojnë të shërbejnë në një mision, ku do të donin ta vazhdonin arsimimin e tyre, ose dëshirat në lidhje me martesën dhe familjen. Pasi nxënësit të kenë folur, merreni parasysh t’i diskutoni pyetjet vijuese si klasë:
-
Cili prej qëllimeve të tua kërkon përgatitje financiare?
-
Kur mendon se është koha më e mirë për të nisur të bësh plane financiare për të ardhmen tënde? Përse?
Nëse doni mund të përgatiteni për të dhënë shkurtimisht kostot për të shërbyer në një mision, për të marrë një arsimim ose jetuar në zonën tuaj. (Kini parasysh se qëllimi i këtij mësimi nuk është të përvijojë se sa kushton gjithçka, por t’i ndihmojë nxënësit të shohin me besnikëri te Jezu Krishti dhe të njihen me disa parime bazë të administrimit financiar.)
Ftojini nxënësit t’i përgjigjen pyetjes në vijim në ditarët e studimit:
-
Sa i/e sigurt je për të ardhmen tënde financiare? Përse?
Gjatë gjithë këtij mësimi, kërko me lutje ndihmën e Atit Qiellor për të kuptuar parimet që mund të të ndihmojnë tani dhe në të ardhmen t’i administrosh financat me mençuri.
Premtime nga Zoti
Në vitin 1834, Kisha kishte vështirësi financiare pjesërisht për shkak të ndërtimit të Tempullit të Kirtlandit dhe përpjekjeve të tjera të drejta. Zoti u dha atyre këshillë që mund të gjejë zbatim edhe për ne ndërsa përballemi me detyrime financiare në arritjen e dëshirave tona të drejta.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 104:13–17, 78–79. Mendo se si mësimet e Zotit mund të lidhen me financat e tua.
-
Çfarë mësove që mund të gjejë zbatim në nevojat tona financiare?
-
Çfarë fjalësh ose frazash mund ta ndihmojnë dikë të mirëbesojë te Zoti ndërsa administron financat e tij?
Nxënësit mund të japin mendime të ndryshme, duke përfshirë të vërtetën vijuese: Zoti do të sigurojë për nevojat tona nëse e ndjekim me besnikëri këshillën e Tij.
-
Përse mund të jetë kjo e vërtetë inkurajuese ndërsa përpiqesh të përgatitesh financiarisht për të ardhmen tënde?
Nëse është e nevojshme, ndihmojini nxënësit të kuptojnë se Zoti nuk premton liri nga vështirësitë financiare ose të tjera. Megjithatë, Zoti e di se për çfarë kemi nevojë; ndërsa jemi besnikë, Ai do të sigurojë për ne sipas vullnetit dhe kohës së Tij.
Parimet financiare të Zotit
Shpjegoni se nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe udhëheqësve të Kishës së Tij, Zoti ka dhënë këshilla për të na ndihmuar t’i përdorim me mençuri bekimet tona tokësore, duke përfshirë financat tona. Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë këshillën e Zotit, merreni parasysh t’i ftoni të zgjedhin njërën nga fragmentet vijuese për ta studiuar. Kur të kenë mbaruar, ata mund të mblidhen me nxënës që studiuan fragmente të ndryshme dhe ta tregojnë atë që mësuan.
Lexoji vargjet vijuese dhe përcakto parimet që jep mësim Zoti, që mund ta ndihmojnë një adoleshent të përgatitet për të ardhmen e vet financiare.
-
Malakia 3:8–10
-
1 Timoteut 6:10
-
Doktrina e Besëlidhje 48:4 (Në këtë kohë, ishte e nevojshme që Shenjtorët të blinin tokë, por ne mund ta krahasojmë këtë me përgjegjësitë tona të ardhshme.)
Kur nxënësit të kenë mbaruar së foluri me njëri-tjetrin, merreni parasysh të bëni pyetje si ato në vijim:
-
Si mund të të ndihmojnë parimet në këto shkrime të shenjta të ushtrosh besim te Jezu Krishti ndërsa përgatitesh për nevojat e tua financiare?
-
Pse mendon se pagimi i së dhjetës është një pjesë e rëndësishme e administrimit të financave tona? (Shih te Malakia 3:8–10).
-
Përveç pagimit të së dhjetës, cilat janë disa mënyra se si mund t’i japim përparësi kërkimit të mbretërisë së Perëndisë përpara kërkimit për pasuri?
-
Si mund të të bekojë zhvillimi i zakonit të kursimit të parave në rini gjatë gjithë jetës sate?
Përparësitë financiare
Figurat vijuese përfaqësojnë ngjarje ose vendime të lidhura me financat. Kur u lejoni nxënësve të marrin parasysh hapat e këtyre ngjarjeve ose vendimeve, kjo mund t’i ndihmojë ata të dallojnë përparësitë kur marrin vendime financiare. Merreni parasysh t’i shtypni në letër figurat, duke prerë secilën prej pesë kategorive dhe duke i ngjitur ato në tabelë sipas një rendi rastësor. Ftojini nxënësit ta diskutojnë rendin në të cilin nxënësit mendojnë se duhet të jenë kategoritë. Një mundësi tjetër është të shtypni në letër dhe të pritni kopje të mjaftueshme të këtij grafiku për grupet e vogla të nxënësve që t’i vendosin në radhë dhe t’i diskutojnë së bashku. Mund të jetë e dobishme të vini në dukje se, megjithëse duket e qartë se fitimi e të ardhurave duhet të jetë e para në jetën reale, shumë njerëz marrin borxh dhe shpenzojnë para përpara se t’i kenë ato. Ky quhet borxh dhe ne duhet të përpiqemi fort ta shmangim atë.
Përndryshe, mund t’i ftoni nxënësit të renditin në tabelë shpenzimet e zakonshme që kanë tani ose mund t’i kenë në të ardhmen. Si klasë ose në grupe, nxënësit mund të ftohen t’u japin përparësi shpenzimeve nga më i rëndësishmi te më pak i rëndësishmi, duke përdorur parimet që sapo i mësuan në veprimtarinë e mëparshme të shkrimit të shenjtë.
-
Si do ta caktoje përparësinë e këtyre ngjarjeve ose vendimeve financiare? Çfarë mësove nga mësimet e Zotit në shkrimet e shenjta për të mbështetur përgjigjen tënde?
-
Çfarë sfidash mund të rezultojnë nga mungesa e rendit të përparësive tona financiare?
-
Çfarë do t’i thoshe dikujt që mendon se shpenzimet e tanishme të jetesës duhet të kenë përparësi përpara pagimit të së dhjetës.
Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të tregojnë se si i ka bekuar Zoti ata ose pjesëtarët e familjes së tyre ndërsa i kanë dhënë përparësi së dhjetës përpara shpenzimeve të tjera. Si një shembull tjetër, mund të tregoni përvojën e Plakut Valeri V. Kordon, i Të Shtatëdhjetëve, në fjalimin e tij “Gjuha e Ungjillit” nga kodi kohor 6:10 deri në 7:40, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
Merreni parasysh ta diskutoni thënien më poshtë nga Plaku Stenli G. Elis.
Nëse është e dobishme, merreni parasysh të gjeni kohë për t’u dhënë mësim nxënësve se si të paguajnë të dhjetën dhe ofertat me një mandat të së dhjetës ose në internet në adresën donations.ChurchofJesusChrist.org.
Plaku Stenli G. Elis, i Të Shtatëdhjetëve, bëri pyetjen vijuese për pagimin e të dhjetës:
“A e kemi besimin që t’u mirëbesojmë premtimeve të [Zotit] lidhur me të dhjetën, që me 90 përqind të rritjes sonë plus ndihmën e Zotit, ne jemi më mirë sesa me 100 përqind më vete?” (Stenli G. Elis, “A i Mirëbesojmë Atij? Vështirësia Është e Mirë” Liahona, nëntor 2017, f. 114)
Për t’u dhënë nxënësve një shembull të njerëzve që jetojnë sipas parimeve në këtë mësim, merreni parasysh të shfaqni “Sedrick’s Journey” [“Udhëtimi i Sedrikut”] (2:32) në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.
Mund t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë se Zoti ka siguruar mënyra për të ndihmuar me të ardhmen tonë financiare, të cilat nuk janë të portretizuara në këtë mësim. Për shembull, Ai mund të na frymëzojë me mënyra të tjera për të fituar ose kursyer para. Të rinjtë mund të flasin me peshkopin ose udhëheqësit e tyre rreth ndihmës financiare për një mision ose për mënyrat e përballueshme për të ndjekur arsimin universitar.
Përfundimi
Mund t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në ditarin e studimit ose t’i diskutojnë me një partner.
-
Si do ta përmblidhje atë që mësove rreth administrimit të financave të tua me mençuri?
-
Cila është një gjë që ti e ndien se Zoti donte që të mësoje sot?
Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës të tregojnë përgjigjet e tyre. Jepni dëshminë tuaj për dëshirën e Zotit për të siguruar për shenjtorët e Tij (shihni te Doktrina e Besëlidhje 104:15). Inkurajojini nxënësit të shohin te Perëndia dhe ta përfshijnë Atë në vendimet financiare gjatë gjithë jetës.