Seminari
Mësimi 181 – Besim te Jezu Krishti për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja: Kapërcimi i Pengesave nëpërmjet Zotit


“Mësimi 181 – Besim te Jezu Krishti për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja: Kapërcimi i Pengesave nëpërmjet Zotit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Besim te Jezu Krishti për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 181: Ndërtimi i Mbështetjes te Vetja

Besim te Jezu Krishti për të Ndërtuar Mbështetjen te Vetja

Kapërcimi i Pengesave nëpërmjet Zotit

e re duke mbajtur një figurë të Shpëtimtarit

Përveç se na bekoi me falje dhe shërim nga mëkati, Shpëtimtari mund të na bekojë në situata si shkolla, puna dhe marrëdhëniet. Kur ushtrojmë besim te Jezu Krishti, ne e ftojmë Atë të na ndihmojë të bëhemi më të mbështetur te vetja në të gjitha aspektet e jetës sonë. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë besim te Jezu Krishti për të ndërtuar mbështetjen te vetja.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zhvendosja e maleve

Merreni parasysh të vizatoni një mal në tabelë dhe t’i ftoni nxënësit të vizatojnë një mal të ngjashëm në ditarët e tyre të studimit, duke mbuluar përafërsisht gjysmën e sipërme të një faqeje. Thuajuni nxënësve të imagjinojnë se mali qëndron ndërmjet tyre dhe ndërtimit të mbështetjes te vetja nga ana shpirtërore dhe materiale. (Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë për të kuptuar se çfarë do të thotë mbështetje te vetja, tregoni se ajo përfshin gjëra si fitimi i forcës së tyre shpirtërore, marrja e një edukimi dhe fitimi i parave të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tyre.)

Brenda malit, kërkojuni që të shkruajnë disa nga pengesat me të cilat po përballen, që e bëjnë të vështirë të ndërtohet mbështetja te vetja në fusha të ndryshme të jetës së tyre. (Shembujt mund të përfshijnë një mungesë të një vendi të mundshëm pune, mundësive për edukim, shëndetit ose përkrahjes së nevojshme nga njerëzit e dashur.) Ftojini vullnetarët të shkruajnë disa prej pengesave me të cilat përballen në malin që vizatuat në tabelë.

  • Në ç’mënyrë mund të duken ndonjëherë pengesat në jetë si male?

  • Cilat janë mënyrat e ndryshme se si njerëzit reagojnë ndaj këtyre lloj sfidave?

Mund t’i ftoni nxënësit të përsiatin se si planifikojnë të përballen me pengesat e tyre që të fitojnë mbështetje te vetja. Ftojini që gjatë gjithë mësimit të kërkojnë me lutje se si të marrin forcë nga Shpëtimtari për të mposhtur sfidat me të cilat përballen.

Ftesa për fuqinë e Shpëtimtarit në jetën tonë

Presidenti Rasëll M. Nelson u dha këshillën vijuese atyre që përballen me sfida të vështira në jetën e tyre.

16:23
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Vëllezërit dhe motrat e mia të dashura, kërkesa ime për ju … është të filloni sot që ta rritni besimin tuaj. Nëpërmjet besimit tuaj, Jezu Krishti do ta rritë aftësinë tuaj për të zhvendosur male në jetën tuaj ndonëse sfidat tuaja vetjake mund të përvijohen po aq të larta sa mali i Everestit. …

Malet tuaja do të ndryshojnë dhe prapëseprapë përgjigjja për secilën prej sfidave tuaja është të shtoni besimin tuaj.” (Rasëll M. Nelson, “Krishti u Ringjall; Besimi tek Ai do të Zhvendosë Malet”, Liahona, maj 2021, f. 102–103)

  • Si do ta përmblidhje atë që po jep mësim Presidenti Nelson?

    Nxënësit mund të krijojnë përmbledhje të ndryshme largpamëse. Një e vërtetë e rëndësishme është se ndërsa e rritim besimin tonë te Jezu Krishti, Ai do ta shtojë aftësinë tonë për t’i kapërcyer sfidat.

  • Si mund të gjejnë zbatim këto mësime nga Presidenti Nelson në përpjekjet tona për të fituar mbështetje te vetja në jetën tonë?

Imagjino sikur ke një shok që ka nevojë për pak ndihmë për të besuar se Jezu Krishti do ta ndihmonte me të vërtetë për pengesat në jetën e tij. Gjej një fragment të zotërimit doktrinor nga cilido libër i shkrimit të shenjtë që mund ta ndihmojë atë të ndiejë dëshirën dhe fuqinë e Jezusit për të ndihmuar.

Fragmentet e zotërimit doktrinor që nxënësit mund t’i gjejnë, përfshijnë:

  • Fjalët e Urta 3:5–6: “Ki besim te Zoti me gjithë zemër … dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua”.

  • Mateu 11:28–30: “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje”.

  • Jakob [Bibël] 1:5–6: “Në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia”.

  • 1 Nefi 3:7: “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar”.

  • 2 Nefi 28:30: Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

  • Ethëri 12:27: “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta”.

  • Doktrina e Besëlidhje 6:36: “Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë”.

  • Çfarë fragmenti zgjodhe? Si mund ta ndihmojë ai fragment shokun tënd të kuptojë dëshirën dhe fuqinë e Shpëtimtarit për ta ndihmuar?

  • Çfarë përvoje vetjake mund të tregoje për ta ndihmuar shokun të dijë se Jezusi është i gatshëm dhe në gjendje të na ndihmojë?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të krijojnë dy kolona poshtë malit në faqen e ditarit të tyre. Në krye të një kolone, ata mund të shkruajnë “Pjesa ime në ndërtimin e mbështetjes te vetja”. Në krye të kolonës tjetër, ata mund të shkruajnë “Si mund të më bekojë Shpëtimtari”.

Mund të paraqitni ose shpërndani kopje të thënies vijuese. Ftojini nxënësit ta lexojnë atë, duke kërkuar çfarë mund t’u shtojnë të dy kolonave. Nxënësit mund të punojnë individualisht, në dyshe ose në grupe të vogla.

Peshkopi W. Kristofer Uadell, i Peshkopatës Kryesuese, shpjegoi mënyrën se si bashkëpunojnë përpjekjet dhe besimi ynë te Zoti.

Plaku W. Kristofer Uadell

“Që prej fillimit të kohës, Zoti ka siguruar drejtim për t’i ndihmuar njerëzit e Tij të përgatiten shpirtërisht dhe materialisht kundrejt fatkeqësive dhe sprovave që Ai e di se do të vijnë si pjesë e kësaj përvoje në vdekshmëri. Këto fatkeqësi për nga natyra mund të jenë vetjake ose të përgjithshme, por udhërrëfimi i Zotit do të sigurojë mbrojtje dhe përkrahje për aq sa ne ia vëmë veshin dhe veprojmë sipas këshillave të Tij. …

Zoti nuk pret që ne të bëjmë më shumë sesa mund të bëjmë, por Ai pret që ne të bëjmë atë që mund të bëjmë, kur mund ta bëjmë atë. …

Të jemi të përgatitur dhe të mbështetur te vetja materialisht do të thotë ‘të beso[jmë] se nëpërmjet hirit, apo fuqisë aftësuese, të Jezu Krishtit dhe vetë përpjekjes sonë, ne jemi në gjendje të plotësojmë të gjitha nevojat shpirtërore e materiale të jetës që kërkojmë për veten tonë dhe familjet tona’.” (W. Kristofer Uadell, “Kishte Bukë”, Liahona, nëntor 2020, f. 42–43, 44)

Ndajini nxënësit në grupe me nga dy ose tre veta dhe përfundoni veprimtarinë dhe diskutimin vijues. Disa shembuj që nxënësit i përcaktojnë mund të përfshijnë Jozef Smithin që ka nevojë për përgjigje për të fituar më shumë forcë shpirtërore (shihni te Joseph Smith – Historia 1:8–20) dhe vëllanë e Jaredit që ishte e nevojshme të siguronte nevojat materiale të familjes së tij ndërkohë që udhëtonte drejt tokës së premtuar (shihni tek Ethëri 2:183:6).

Përcakto një rrëfim nga shkrimet e shenjta ose historia e Kishës të dikujt që përdori përpjekjet, si edhe besimin vetjak te Jezu Krishti për t’i kapërcyer pengesat ndaj përparimit të vet.

  • Me çfarë pengesash u përball ai ose ajo?

  • Çfarë përpjekjesh vetjake bëri ai ose ajo për ta kapërcyer pengesën?

  • Si e ndihmoi Zoti për shkak të besimit të tij?

    Kur nxënësit ta kenë mbaruar diskutimin në grup, ftojeni një anëtar të secilit grup ta shkruajë në tabelë, në majë të malit, emrin e personit nga shkrimet e shenjta ose historinë e Kishës për të cilën menduan.

    Diskutoni si klasë për pyetjen vijuese.

  • Çfarë mësove nga këta njerëz që mund të gjejë zbatim në përpjekjet e tua për të ndërtuar mbështetje te vetja me ndihmën e Shpëtimtarit?

Si mund të funksionojë kjo në përditshmëri?

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se si mund të ndërmarrin veprim praktik ndërkohë që mirëbesojnë tek Ati Qiellor dhe Shpëtimtari për t’i bekuar përpjekjet e tyre. Mund t’i ftoni nxënësit të zgjedhin njërin nga skenarët vijues dhe të mendojnë se si individi mund të ushtrojë besim te Jezu Krishti ndërsa punon për t’u bërë më i mbështetur te vetja.

  1. Një i ri dëshiron të shërbejë në një mision dhe të arsimohet, por nuk ka para të mjaftueshme për të bërë asnjërën.

  2. Një e re ka probleme shëndetësore që e kufizojnë nga shumë prej punëve që janë të mundura për të tjerët.

  3. Një i ri përballet me ankth të rëndë. Situatat shoqërore, duke përfshirë shkollën dhe punësimin e tij, janë shumë sfiduese për të.

  4. Një e re dëshiron të jetë e suksesshme në shkollë, por nuk është në gjendje të mësojë aq mirë sa shumë prej shokëve të klasës. Për rrjedhojë, ajo është e shqetësuar se nuk do të pranohet në universitetin ku shpreson të studiojë.

Merreni parasysh të përdorni pyetje si ato në vijim për t’i ndihmuar nxënësit t’i diskutojnë këta skenarë:

  • Çfarë veprimesh mund të ndërmarrë ky person për të reaguar ndaj problemit të tij në një mënyrë që e lejon Zotin ta ndihmojë atë?

  • Çfarë mund të bëjë ai për të ushtruar besim te Jezu Krishti?

  • Me kë mund të këshillohet? Si mund ta ftojë bërja e kësaj ndihmën e Zotit?

Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë për t’iu përgjigjur pyetjes së fundit, merreni parasysh të sugjeroni se personat në skenarë mund të këshillohen me prindërit, udhëheqësit dhe profesionistët. Përveç kësaj, ata mund të këshillohen me Atin Qiellor nëpërmjet lutjes mbi mënyrën se si të reagojnë më mirë në situatën e tyre.

Zbatojeni në jetën tuaj

Mund t’i ftoni nxënësit të përsiatin se si zgjedhja për të ushtruar besim te Jezu Krishti mund të ndikojë edhe në rrethanat e tyre të tanishme, edhe në ato të ardhshme. Më pas, ftojini të reflektojnë dhe të përgjigjen për pyetjet vijuese në ditarët e tyre:

  • Cila është një fushë në jetën tënde ku do të doje të bëheshe më i/e mbështetur te vetja?

  • Çfarë mund të bësh për t’i kapërcyer pengesat me të cilat mund të përballesh?

  • Si mund të veprosh me besim te Jezu Krishti ndërsa kërkon ndihmën që të nevojitet?