Seminari
Mësimi 160 – Proklamata mbi Familjen, Pjesa 3: Lumturia në Jetën Familjare


“Mësimi 160 – Proklamata mbi Familjen, Pjesa 3: Lumturia në Jetën Familjare”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Proklamata mbi Familjen, Pjesa 3”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 160: “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”

Proklamata mbi Familjen, Pjesa 3

Lumturia në Jetën Familjare

një familje e lumtur

Një arsye pse Ati Qiellor na dërgoi në tokë në familje është për të na ndihmuar të përjetojmë lumturinë. Në proklamatën mbi familjen, Zoti zbuloi se si mund të arrijmë paqe dhe lumturi si individë dhe familje. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i zbatojnë mësimet e Jezu Krishtit në marrëdhëniet e tyre familjare.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Shkaku dhe pasoja

Merreni parasysh ta shkruani në tabelë fjalinë e papërfunduar vijuese të shkakut dhe pasojës. Plotësojeni hapësirën e parë bosh me një frazë si “Marrja e notave të mira”. Më pas ftojini nxënësit ta plotësojnë hapësirën e dytë bosh me një frazë që plotëson thënien, si për shembull “i bëjmë detyrat e shtëpisë”. Mund ta përsëritni këtë proces disa herë duke përdorur fraza të ndryshme.

ka më shumë gjasa të arrihet kur .”

Ftojini nxënësit të lexojnë te paragrafi 7 i proklamatës mbi familjen, duke kërkuar një mënyrë të frymëzuar për ta plotësuar frazën në tabelë. Ndihmojini nxënësit të dallojnë të vërtetën vijuese: Lumturia në jetën familjare ka shumë gjasa të arrihet kur bazohet mbi mësimet e Zotit Jezu Krisht. Për t’i ndihmuar nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si të jetuarit e mësimeve të Krishtit mund të çojë në lumturi në jetën familjare, kërkojuni atyre të përsiatin pyetje si vijueset:

  • Në ç’mënyra mendon se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund ta rritin lumturinë tënde familjare?

  • Si kanë kontribuar përpjekjet e tua për t’i jetuar mësimet e Tyre në atë lumturi?

Informojini nxënësit se në fund të këtij mësimi, ata do të ftohen të veprojnë sipas njërit prej mësimeve të Shpëtimtarit që mund të rritë lumturinë e familjes së tyre. Ftojini nxënësit të kërkojnë ndihmën e Atit Qiellor gjatë pjesës tjetër të mësimit për të ditur se në cilin parim duhet të përqendrohen. Inkurajojini nxënësit t’i kushtojnë vëmendje çdo mendimi ose ndjenje që marrin nga Fryma e Shenjtë.

Mësimet e Jezu Krishtit

Merreni parasysh ta vendosni një figurë të Jezu Krishtit në tabelë. Kërkojuni nxënësve të lexojnë te paragrafi 7 përsëri, kësaj here duke shenjuar çdo mësim që mund të rritë lumturinë familjare. Ftojini nxënësit ta shkruajnë atë që gjetën në tabelë përreth figurës së Jezu Krishtit. Më pas vërini nxënësit të formojnë grupe të vogla ose dyshe për të plotësuar veprimtarinë vijuese:

  1. Zgjidh një mësim të Jezu Krishtit që e gjete te paragrafi 7.

  2. Gjej një shkrim të shenjtë ose thënie nga një udhëheqës i Kishës që na ndihmon ta kuptojmë më mirë atë mësim.

  3. Përshkruaj mënyrën se si ndjekja e atij mësimi mund të rritë lumturinë në familje.

    Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë, mund t’i ftoni të përdorin Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta ose të kërkojnë në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Sa vijon janë disa shkrime të shenjta që nxënësve mund t’u duken se kanë lidhje me mësimet nga paragrafi 7: 3 Nefi 18:15–16, 21 (lutja); Moroni 7:45–48 (dashuria); Doktrina e Besëlidhje 58:42–43 (pendimi); Doktrina e Besëlidhje 64:9–11 (falja).

    Nëse është në dispozicion, ftojini nxënësit të kërkojnë “Happiness in Family Life” [“Lumturia në Jetën Familjare”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, për të gjetur mësime nga udhëheqësit e Kishës rreth parimeve në paragrafin 7.

    Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini grupet që t’ia tregojnë klasës atë që gjetën. Ndërsa grupet flasin, kërkojuni atyre të shkruajnë në tabelë referencën e shkrimit të shenjtë ose pjesë të thënies së udhëheqësve të Kishës që i ndihmuan ta kuptojnë mësimin e Jezu Krishtit.

    Më pas mund të përdorni pyetje si vijueset për t’i ndihmuar nxënësit të përsiatin dhe diskutojnë mënyrën se si mësimet e Jezu Krishtit mund të ndikojnë te familjet.

    • Cilat prej mësimeve të Krishtit në tabelë kanë pasur një ndikim në lumturinë që ti ndien në familjen tënde?

    • Në cilin prej këtyre mësimeve do të doje të përqendroheshe më shumë në familjen tënde? Përse? Si mund ta arrish këtë në familjen tënde?

    • Në cilin prej tyre do të doje të përqendroheshe në familjen tënde të ardhshme? Përse?

    • Cili prej mësimeve të Shpëtimtarit mund ta ndihmojë një familje që po mundohet nga mosmarrëveshjet, grindjet ose marrëdhëniet e tensionuara?

Ndërsa nxënësit diskutojnë pyetjen e mëparshme, mund t’i drejtoni te parimet e “besimit, lutjes, pendimit, faljes, respektit, dashurisë [dhe] dhembshurisë” në paragrafin që studiuan. Dëshmoni për dëshirën e Shpëtimtarit për të falur, shëruar dhe përmirësuar individët dhe marrëdhëniet familjare. Përpjekjet dhe dëshirat tona për t’u penduar dhe falur të tjerët mund të ftojnë ndikimin e Tij shërues në jetën dhe marrëdhëniet tona.

Shtimi i lumturisë

Para se t’i ftoni nxënësit të zbatojnë një nga mësimet e Shpëtimtarit në familjet e tyre, ndihmojini të marrin parasysh mënyrat se si mësimet e Tij mund të zbatohen në situata të ndryshme familjare. Merreni parasysh të shkruani disa situata familjare të ndryshme në tabelë ku nxënësit në klasën tuaj mund të gjejnë veten. Shembujt mund të përfshijnë sa vijon:

  1. Familje e tërë aktive në Kishë.

  2. Familje pjesërisht anëtare.

  3. Prindër të shkurorëzuar.

  4. Familje me një prind.

Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të japin përgjigjet për pyetjet vijuese për secilën situatë familjare në tabelë:

  • Cilat parime specifike nga paragrafi 7 i proklamatës mbi familjen do t’i rekomandonit një adoleshenti në këtë situatë?

  • Si do t’i zbatonte një adoleshent në këtë situatë familjare parimet që zgjodhët?

Më pas merreni parasysh të paraqitni thënien vijuese:

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku Dejvid A. Bednar

“Çfarëdo gjërash të këqija që mund të kenë ndodhur në familjen tuaj, unë ju dëshmoj e premtoj se Zoti Jezu Krisht është burimi i shërimit, përtëritjes dhe rivendosjes që ju nevojitet. …

Me ndihmën e Zotit, ju mund të krijoni një familje të përjetshme, edhe nëse nuk vini nga lloji i shtëpisë shenjtore të ditëve të mëvonshme që paraqitet ndonjëherë në kapakët e revistave Liahona ose Ensign. Ju lutem, mbajeni mend gjithmonë: ajo fillon me ju!” (Dejvid A. Bednar, “Një Lidhje Bashkëngjitëse” [takimi shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore, 10 shtator 2017], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org)

  • Çfarë të bëri përshtypje nga thënia e Plakut Bednar? Përse?

Ftojini nxënësit të zgjedhin njërin nga mësimet e Jezusit nga proklamata mbi familjen që ata ndihen të nxitur ta zbatojnë për të përmirësuar lumturinë në familjet e tyre. Jepuni nxënësve kohë për të përsiatur dhe shkruar në ditarët e tyre të studimit një plan për të nisur, vazhduar ose përmirësuar të jetuarit e atij mësimi. Nëse e lejon koha, ftojini disa nxënës të tregojnë atë që u ndien të frymëzuar të bënin.

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj për fuqinë e Jezu Krishtit për të rritur lumturinë në familjet e atyre që përpiqen fort t’i jetojnë mësimet e Tij.