Siç përdoret në shkrimet e shenjta, një familje përbëhet nga një burrë dhe një grua, fëmijë dhe nganjëherë të afërm të tjerë që jetojnë në të njëjtën shtëpi ose nën një kryefamiljar. Një familje mund të jetë gjithashtu një prind i vetëm me fëmijët, një burrë e një grua pa fëmijë ose edhe një person beqar që jeton vetëm.
Te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës, Zan. 12:3 (Zan. 28:14 ; Abr. 2:11 ).
Unë do të jem Perëndia i të gjitha familjeve të Izraelit, Jer. 31:1 .
Lavdia jote do të jetë vazhdimësi e farës përgjithmonë, DeB 132:19 .
Unë do t’i jap atij kurora të jetëve të përjetshme në botët e përjetshme, DeB 132:55 .
Vulosja e fëmijëve me prindërit është pjesë e veprës së madhe të plotësisë së kohëve, DeB 138:48 .
Mashkull dhe femër i krijova ata, dhe u thashë: Jini frytdhënës dhe shumohuni, Mois. 2:27–28 .
Nuk është mirë që burri të jetë i vetëm, Mois. 3:18 .
Adami dhe Eva punuan së bashku, Mois. 5:1 .
Përgjegjësitë e prindërve Abrahami do t’i urdhërojë fëmijët e tij dhe ata do të ndjekin rrugën e Zotit, Zan. 18:17–19 .
Ti duhet t’ua mësosh me zell këto fjalë fëmijëve të tu, LiP. 6:7 (LiP. 11:19 ).
Ai që e do birin e vet, e qorton atë, Fja. 13:24 (Fja. 23:13 ).
Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, Fja. 22:6 .
Gëzoje jetën me gruan që do, Pre. 9:9 .
Tërë fëmijët e tu do të mësohen nga Zoti, Isa. 54:13 (3 Ne. 22:13 ).
I edukoni në këshillë të Zotit, Ef. 6:1–4 (Enosi 1:1 ).
Në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, ai e ka mohuar besimin, 1 Tim. 5:8 .
Ai i këshilloi ata me tërë ndjenjën e një prindi të butë, 1 Ne. 8:37 .
Ne flasim për Krishtin që fëmijët tanë të dinë në ç’burim të mund të kërkojnë, 2 Ne. 25:26 .
Bashkëshortët dhe bashkëshortet e tyre i duan fëmijët e tyre, Jakobi 3:7 .
Mësojini ta duan njëri-tjetrin dhe t’i shërbejnë njëri-tjetrit, Mosia 4:14–15 .
Ju duhet t’i mbroni familjet tuaja madje dhe në gjakderdhje, Alma 43:47 .
Lutuni në familjet tuaja që gratë dhe fëmijët tuaj të mund të bekohen, 3 Ne. 18:21 .
Prindërit duhet t’u mësojnë ungjillin fëmijëve të tyre, DeB 68:25 .
Çdo burrë është i detyruar të sigurojë për familjen e tij, DeB 75:28 .
Gjithë fëmijët kanë të drejtë t’u kërkojnë prindërve të tyre, DeB 83:4 .
T’i rrisni fëmijët tuaj në dritë e të vërtetë, DeB 93:40 .
Vendosni rregull në shtëpinë tuaj, DeB 93:43–44, 50 .
Mbajtësit e priftërisë duhet t’i ndikojnë të tjerët vetëm nëpërmjet dashurisë së pashtirur, DeB 121:41 .
Ndero atin tënd dhe nënën tënde, Eks. 20:12 .
Biri im, dëgjo mësimet e atit tënd, Fja. 1:8 (Fja. 13:1 ; 23:22 ).
Jezusi iu bind prindërve të tij, Llu. 2:51 .
Jezusi bëri vullnetin e Atit të tij, Gjo. 6:38 (3 Ne. 27:13 ).
Bindjuni prindërve tuaj në Zotin, Ef. 6:1 (Kol. 3:20 ).
Në qoftë se fëmijët pendohen, indinjata jote do të largohet, DeB 98:45–48 .
Bijat besnike të Evës adhuruan Perëndinë e vërtetë dhe të gjallë, DeB 138:38–39 .
Doktrina e Besëlidhje paraqet natyrën e përjetshme të marrëdhënies martesore dhe të familjes. Martesa çelestiale dhe një vazhdim i njësisë familjare i bën të aftë burrat dhe gratë të bëhen perëndi (DeB 132:15–20 ).