Në fillim të epokës së Mijëvjeçarit, Krishti do të rikthehet në tokë. Kjo ngjarje do të shënojë fundin e vënies në provë në vdekshmëri në këtë tokë. Të ligjtë do të largohen nga toka dhe të drejtët do të ngrihen lart në një re, ndërkohë që toka pastrohet. Ndërkohë që askush s’e di saktësisht se kur do të vijë Krishti për herën e dytë, ai na ka dhënë shenja për t’i vëzhguar, të cilat tregojnë se koha po afrohet (Mt. 24 ; JS—M 1 ).
Unë e di që Shëlbuesi im do të ngrihet mbi tokë në ditën e mëvonshme, Job. 19:25 .
Çdo gju do të përkulet para meje, çdo gjuhë do të betohet për mua, Isa. 45:23 (DeB 88:104 ).
Biri i Njeriut erdhi me retë e qiellit, Dan. 7:13 (Mt. 26:64 ; Llu. 21:25–28 ).
Ata do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë shpuar, Zak. 12:10 .
Dikush do t’i thotë: Çfarë janë këto plagë në duart e tua? Zak. 13:6 (DeB 45:51 ).
Kush mund ta durojë ditën e ardhjes së tij? Sepse ai është si zjarri i shkrirësit, Mal. 3:2 (3 Ne. 24:2 ; DeB 128:24 ).
Biri i Njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet, Mt. 16:27 (Mt. 25:31 ).
Për atë ditë dhe për atë orë askush nuk di, por vetëm Ati im, Mt. 24:36 (DeB 49:7 ; JS—M 1:38–48 ).
Ky Jezusi do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell, Vep. 1:11 .
Zoti vetë do të zbresë nga qielli, 1 The. 4:16 .
Dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën, 2 Pj. 3:10 .
Zoti vjen me dhjetra mijërat e shenjtorëve të tij, Jud. 1:14 .
Ai vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, Zbu. 1:7 .
Përgatituni ju, përgatituni ju, pasi Zoti është pranë, DeB 1:12 .
Unë do të shfaqem nga qielli me fuqi dhe do të banoj në tokë për një mijë vjet, DeB 29:9–12 .
Ngrije zërin tënd dhe u bëj thirrje për pendim, duke përgatitur udhën e Zotit për Ardhjen e tij të Dytë, DeB 34:5–12 .
Unë jam Jezu Krishti dhe unë papritur do të vij në tempullin tim, DeB 36:8 (DeB 133:2 ).
Dita shpejt vjen që ju do të më shihni dhe do të dini se unë jam, DeB 38:8 .
Ai që ka frikë nga unë, do të vigjilojë për shenjat e ardhjes së Birit të Njeriut, DeB 45:39 .
Fytyra e Zotit do të zbulohet, DeB 88:95 .
Dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit është pranë, DeB 110:16 .
Kur Shpëtimtari do të shfaqet, ne do ta shohim atë siç është, DeB 130:1 .
Shpëtimtari do të rrijë më këmbë mes popullit të tij dhe do të mbretërojë, DeB 133:25 .
Kush është ai që vjen nga Perëndia në qiell me rroba të ngjyrosura, DeB 133:46 (Isa. 63:1 ).