Në shkrimet e shenjta, syri shpesh përdoret si simbol i aftësisë së një njeriu për të marrë dritën e Perëndisë. Simbolikisht, syri i një njeriu gjithashtu tregon gjendjen shpirtërore dhe të kuptuarin e gjërave të Perëndisë.
Urdhërimi i Zotit është i pastër, të ndriçon sytë, Psa. 19:8 .
Të pamendtë kanë sy dhe nuk shikojnë, Jer. 5:21 (Mr. 8:18 ).
Drita e trupit është syri, Mt. 6:22 (Llu. 11:34 ; 3 Ne. 13:22 ; DeB 88:67 ).
Lum sytë tuaj që shohin, Mt. 13:16 .
Sytë e mendjes suaj do të ndriçohen, Ef. 1:17–18 .
Mjerë ata që janë të urtë në sytë e tyre, 2 Ne. 15:21 (Isa. 5:21 ).
Ata filluan të agjëronin dhe të luteshin, që sytë e njerëzve të mund të hapeshin, Mosia 27:22 .
Satani u verboi sytë, 3 Ne. 2:2 .
Asnjë nuk do të ketë fuqi ta nxjerrë Librin e Mormonit në dritë, veçse në qoftë se me syrin të drejtuar te lavdia e Perëndisë, Morm. 8:15 .
Me anë të fuqisë së Shpirtit sytë tanë u hapën dhe të kuptuarit tonë u ndriçua, DeB 76:12 .
Drita është prej atij që i ndriçon sytë tuaj, DeB 88:11 .
Nëse syri juaj drejtohet te lavdia ime, tërë trupat tuaj do të mbushen me dritë, DeB 88:67 .