Të bësh të vlefshme në qiell ordinancat e kryera me anë të autoritetit të priftërisë në tokë. Ordinancat vulosen kur marrin miratimin e Shpirtit të Shenjtë të Premtimit, që është Fryma e Shenjtë.
Gjithçka që do të lidhësh në tokë, do të jetë lidhur në qiell, Mt. 16:19 (Mt. 18:18 ; DeB 124:93 ; 132:46 ).
Ju u vulosët me atë Frymë të Shenjtë të Premtimit, Ef. 1:13 .
Atyre u jepet fuqi për të vulosur si në tokë dhe në qiell, DeB 1:8 .
Ata në lavdinë çelestiale vulosen me anë të Shpirtit të Shenjtë të Premtimit, DeB 76:50–70 .
Elija dorëzon çelësat e fuqisë vulosëse në duart e Joseph Smith-it, DeB 110:13–16 .
Kjo është fuqia vulosëse dhe lidhëse, DeB 128:14 .
Fjala më e sigurt e profecisë do të thotë të dish se dikush vuloset për jetë të përjetshme, DeB 131:5 .
Të gjitha besëlidhjet e pavulosura nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë të Premtimit mbarojnë kur njerëzit vdesin, DeB 132:7 .
Puna e madhe që duhet të bëhet në tempuj, përfshin vulosjen e fëmijëve me prindërit e tyre, DeB 138:47–48 .