Dhjeta (të), Dhjetë (e)Shih gjithashtu Blatim; ParaNjë e dhjeta pjesë e të ardhurave vjetore të një personi, e dhënë Zotit nëpërmjet Kishës. Fondet e së dhjetës përdoren për të ndërtuar kisha dhe tempuj, për të mbështetur punën misionare dhe për të ndërtuar mbretërinë e Perëndisë në tokë.Abrahami i dha Melkizedekut të dhjetën e çdo gjëje që zotëronte, Zan. 14:18–20 (Heb. 7:1–2, 9; Alma 13:15).Çdo e dhjetë i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit, Lev. 27:30–34.Do të japësh me të vërtetë të dhjetën e prodhimit, LiP. 14:22, 28.Çuan një të dhjetë të bollshme nga çdo gjë, 2 Kro. 31:5.A do të vjedhë një njeri Perëndinë? Çfarë të kemi vjedhur? Të dhjetën dhe ofertat, Mal. 3:8–11 (3 Ne. 24:8–11).Ai që paguan të dhjetën, nuk do të digjet në ardhjen e tij, DeB 64:23 (DeB 85:3).Shtëpia e Zotit do të ndërtohet nëpërmjet të dhjetës së popullit të tij, DeB 97:11–12.E dhjeta do të përdoret nga një këshill, DeB 120.