Seminari
Mësimi 158 – Proklamata mbi Familjen, Pjesa 1: “Familja Është Qendrore në Planin e Krijuesit”


“Mësimi 158 – Proklamata mbi Familjen, Pjesa 1: ‘Familja Është Qendrore në Planin e Krijuesit’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Proklamata mbi Familjen, Pjesa 1”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 158: Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës

Proklamata mbi Familjen, Pjesa 1

“Familja Është Qendrore në Planin e Krijuesit”

familje duke studiuar së bashku

Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” është një thënie profetike e shkruar për të na ndihmuar të kuptojmë mësimet e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për martesën dhe familjen. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë rolin qendror të familjeve në planin e Atit Qiellor.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Para orës mësimore, sigurohuni që secili nxënës të ketë qasje në materialin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” ose në format digjital, ose si kopje fizike. Në ditarët e studimit të nxënësve mund të jetë përfshirë një kopje.

“Familja është qendrore në planin e Krijuesit për destinacionin e përjetshëm të fëmijëve të Tij”

Merreni parasysh t’i paraqitni fjalët nga kreu i mëparshëm në tabelë në rend rastësor. Jepuni nxënësve një minutë për të provuar t’i renditin siç duhet ato në mendjen e tyre. Më pas ftojini t’i gjejnë dhe shenjojnë këto fjalë në fund të paragrafit të parë të materialit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”.

Më pas ftoni një diskutim duke përdorur pyetje si vijueset:

  • Përse është familja qendrore në planin e Perëndisë për fatin e përjetshëm të fëmijëve të Tij?

  • Duke ditur se çdo familje përballet me sprova dhe se ne të gjithë jemi të papërsosur, çfarë do të tregoje rreth Atit Qiellor, Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe planit të shpëtimit që mund t’i ndihmojë adoleshentët e shqetësuar për situatat e tyre familjare?

Merreni parasysh t’i renditni fjalët dhe frazat vijuese në tabelë përpara orës mësimore. Ftojini nxënësit të lexojnë listën.

  • Rëndësia e martesës

  • Shkurorëzimi

  • Keqtrajtimi

  • Identiteti gjinor

  • Martesë mes së njëjtës gjini

  • Bërja e fëmijëve

  • Marrëdhëniet seksuale jashtë martesës

  • Aborti

  • Lumturia në familje

Shënim: Ndërsa e jepni mësimin e sotëm, kini parasysh natyrën e ndjeshme të temave që do të trajtohen. Nëse doni mund t’u kujtoni nxënësve të përpiqen fort për të pasur dashuri, ndjeshmëri dhe kuptueshmëri si e Krishtit ndërsa i diskutojnë këto tema.

  • Për cilën nga këto tema kanë pyetje ose shqetësime njerëzit sot?

  • Ku mendon se shkojnë shpesh njerëzit për të gjetur përgjigje për këto çështje?

    Merreni parasysh t’u jepni nxënësve kohë për të përsiatur kuptueshmërinë e tyre për këto çështje dhe çfarë pyetjesh mund të kenë.

  • Përse është e rëndësishme ta dish atë që Perëndia ka dhënë mësim rreth këtyre temave?

Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të gjejnë përgjigje për disa prej pyetjeve dhe shqetësimeve. Ftojini ata të kërkojnë zbulesë nga Fryma e Shenjtë për t’i udhërrëfyer ndërsa studiojnë “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” sot dhe gjatë gjithë javës.

Proklamata mbi familjen

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë disa arsye pse Zoti frymëzoi shkrimin e proklamatës mbi familjen, merreni parasysh të jepni thënien vijuese të bërë kur u paraqit proklamata.

Shënim: Fjala përgënjeshtrim u referohet mësimeve të rreme.

Presidenti Gordon B. Hinkli (1910–2008) shpalli:

27:50
Presidenti Gordon B. Hinkli

“Me kaq shumë përgënjeshtrime që paraqiten si të vërteta, me kaq shumë mashtrime lidhur me standardet dhe vlerat, me kaq shumë joshje dhe tërheqje për të marrë ndotjen e ngadaltë të botës, ne ndiem që të lajmërojmë dhe paralajmërojmë. Në mbështetje të kësaj, ne të Presidencës së Parë dhe të Këshillit të Dymbëdhjetë Apostujve tani i shpallim një proklamatë Kishës dhe botës si një deklarim dhe ripohim të standardeve, doktrinave dhe praktikave që lidhen me familjen, të cilat profetët, shikuesit dhe zbuluesit e kësaj kishe i kanë përsëritur vazhdimisht gjatë gjithë historisë së saj.” (Gordon B. Hinckley, “Stand Strong against the Wiles of the World”, Ensign, nëntor 1995, f. 100)

  • Çfarë të bën përshtypje rreth arsyes përse u botua proklamata mbi familjen?

Lexoji paragrafët 1–3 të proklamatës mbi familjen, duke kërkuar atë që dha mësim Perëndia rreth disa prej temave në tabelë.

Ikona e TrajnimitPërqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti: Veprimtaria e mëposhtme sugjeron një mënyrë që nxënësit t’i thonë parimet e kthimit në besim që ata i përcaktojnë. Për të ndihmuar të jepet mësim kjo, shihni trajnimin e titulluar “Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Jepeni Mësim Doktrinën. Merreni parasysh ta ushtroni zotësinë “Bëni pyetje që i ndihmojnë nxënësit t’i përcaktojnë dhe thonë parimet e kthimit në besim”.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shkruajnë të vërtetat që gjejnë afër temës përkatëse në tabelë. Gjithashtu, ata mund të tregojnë mënyrën se si e vërteta që shkruan mund të ndihmojë të trajtohet tema përkatëse.

Sa vijojnë janë disa të vërteta që nxënësit mund t’i përmendin:

  • Familja është qendrore në planin e Atit Qiellor për fëmijët e Tij.

  • Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual.

  • Plani i Perëndisë bën të mundur që marrëdhëniet familjare të vazhdojnë pas vdekjes.

Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për nxënësit që të tregojnë pikëpamje ose të paraqitin pyetjet që mund të kenë.

Tri pjesët vijuese të mësimit eksplorojnë secilën prej të vërtetave të mësipërme. Në varësi të kohës në dispozicion dhe nevojave të nxënësve tuaj, zgjidhni një ose më shumë prej këtyre të vërtetave ku të përqendroheni. Ose mund të studioni të vërteta të tjera që i trajtojnë më mirë pyetjet dhe nevojat e nxënësve.

1. Familja është qendrore në planin e Atit Qiellor për fëmijët e Tij.

Merreni parasysh t’i ndani nxënësit në dyshe. Ftojini partnerët të tregojnë me radhë gjithçka që munden rreth planit të Atit Qiellor për shpëtimin në një minutë. Inkurajojini nxënësit të marrin parasysh pjesët para lindjes, në vdekshmëri dhe pas vdekjes të planit.

  • Në ç’mënyrë është familja qendrore në planin e Atit Qiellor në ekzistencën para lindjes? Në vdekshmëri? Në jetën tonë pas vdekjes?

  • Nëse Satani di këtë rreth familjes, si mendon se mund të përgjigjet ai ndaj të vërtetave rreth familjes?

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë më tej arsyen përse familja është qendrore në planin e Perëndisë, merreni parasysh t’i ftoni ata të kërkojnë shkrimet e shenjta nën “Familje” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Përveç kësaj, mund të shpërndani thënien vijuese për nxënësit që ta lexojnë individualisht. Merreni parasysh t’i inkurajoni nxënësit të shenjojnë pjesë të thënies që u bëjnë përshtypje atyre.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku D. Tod Kristoferson

“Duke e ditur përse u larguam nga prania e Atit tonë Qiellor dhe çfarë kërkohet të kthehemi dhe të ekzaltohemi me Të, bëhet shumë e qartë se asgjë që lidhet me kohën tonë në tokë nuk mund të jetë më e rëndësishme sesa lindja fizike dhe rilindja shpirtërore, dy kushte paraprake për jetë të përjetshme. …

Një familje, e ngritur mbi martesën e një burri dhe të një gruaje, siguron vendosjen më të mirë që plani i Perëndisë të jetë plot gjallëri – vendosjen për lindjen e fëmijëve që vijnë nga Perëndia në pastërti e pafajësi dhe mjedisin për të mësuarin dhe përgatitjen që do t’iu nevojitet për një jetë të suksesshme në vdekshmëri dhe për jetë të përjetshme në botën që do të vijë.” (D. Tod Kristoferson, “Përse Martesa, Përse Familja”, Liahona, maj 2015, f. 51–52)

Pasi të kenë pasur kohë për të kërkuar në shkrimet e shenjta dhe te thënia, nxënësit mund t’i diskutojnë pyetjet vijuese në dyshe ose në grupe të vogla.

  • Çfarë mësove rreth arsyes përse familja është qendrore në planin e Atit Qiellor?

  • Si i keni parë familjet t’i ndihmojnë individët të përgatiten “për një jetë të suksesshme në vdekshmëri dhe për jetë të përjetshme në botën që do të vijë”?

  • Si mund të të ndihmojnë këto mësime t’u përgjigjesh pyetjeve dhe shqetësimeve rreth martesës dhe familjes?

2. Gjinia është një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual.

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve kohë për t’i studiuar individualisht disa prej burimeve të mëposhtme. Pyetjet vijuese mund t’i udhërrëfejnë ata ndërsa studiojnë:

  • Përse është gjinia një karakteristikë thelbësore e identitetit dhe qëllimit individual?

  • Si mund t’i japim mësim me bindje këto të vërteta rreth gjinisë ndërkohë që shmangim të qenit të pandjeshëm dhe mosrespektues ndaj të tjerëve?

Natyra dhe Qëllimi i Përjetshëm i Gjinisë” (Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore – Familja e Përjetshme [2022], f. 29–33) (Vër re tri pjesët e këtij burimi që fillojnë me pyetje.)

Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten” në pjesën “Ndihma për Jetën” te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]

Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve” në pjesën “Ndihma për Jetën” Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]

Nëse nxënësit nuk kanë qasje në këto burime, merreni parasysh të bëni kopje të mësimit 7, të manualit të institutit Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore – Familja e Përjetshme, për nxënësit që ta studiojnë në orën mësimore.

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë studimi të mjaftueshme, vullnetarët mund të japin pikëpamjet që fituan.

Si pjesë e këtij diskutimi, merreni parasysh të jepni thënien nga Presidenti Rasëll M. Nelson te “Burime Shtesë” dhe t’i ftoni nxënësit të tregojnë se çfarë do të thotë për ta.

Merreni parasysh të tregoni se si është bekuar jeta juaj nga pasja e një këndvështrimi të përjetshëm rreth identitetit dhe qëllimit tuaj.

3. Plani i Perëndisë bën të mundur që marrëdhëniet familjare të vazhdojnë pas vdekjes.

Para se nxënësit t’i lexojnë fragmentet vijuese, mund t’u tregoni atyre rreth dikujt që njihni që ka kaluar vështirësinë e vdekjes së një pjesëtari të familjes. Ose mund t’i ftoni nxënësit të mendojnë për dikë që njohin, i cili ka duruar vdekjen e një pjesëtari të familjes.

Lexo te 1 Korintasve 15:22 dhe Doktrina e Besëlidhje 130:2, duke kërkuar se çfarë shprese mund të gjendet te Jezu Krishti kur vdes një njeri i dashur.

  • Si mund t’i japin forcë të vërtetat e planit të Perëndisë në këto vargje dikujt që vuan një humbje të tillë?

  • Si mund të ndikojnë mësimet në paragrafin e tretë të proklamatës mbi familjen te një person që vuan humbjen e një njeriu të dashur?

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë natyrën e përjetshme të familjeve në planin e Perëndisë, mund të shfaqni materialin filmik “Plan of Salvation – We’re Still a Family” [“Plani i Shpëtimit – Ne Jemi Ende një Familje”] (4:47), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë rreth mënyrës se si mësimet e Shpëtimtarit për familjen ndikuan te ky i ri.

4:47

Përfundimi

Për ta përfunduar mësimin, mund t’i ftoni nxënësit të reflektojnë në heshtje për përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese dhe t’i shënojnë ato. Vullnetarët mund ta tregojnë atë që shkruan.

  • Çfarë ke mësuar sot që të ka ndihmuar të ndihesh më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

  • Çfarë ke mësuar rreth rëndësisë së familjes në planin e Atit Qiellor?