“‘Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës’ – Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“‘Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”
“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”
Vështrim i Përgjithshëm
“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” është një thënie profetike për të na ndihmuar të kuptojmë mësimet e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit për martesën dhe familjen. Perëndia zbuloi në këtë proklamatë mënyrën se si arrihet paqja dhe lumturia si individë dhe familje.
Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti: Ndihmojini nxënësit të zbulojnë doktrinën dhe parimet që mund të ndikojnë në marrëdhëniet e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Inkurajojini ata që të analizojnë mënyrën se si këto të vërteta mund ta thellojnë kthimin e tyre në besim dhe t’i ndihmojnë ata të veprojnë me besim. Për më tepër mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Dha Mësim të Vërteta që Çojnë drejt Kthimit në Besim dhe që Ndërtojnë Besim” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull të mënyrës se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Proklamata mbi Familjen, Pjesa 1”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Proklamata mbi Familjen, Pjesa 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë rolin qendror të familjeve në planin e Atit Qiellor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë proklamatën mbi familjen dhe t’i shenjojnë pikëpamjet e tyre ose të shënojnë pyetjet që mund të kenë.
-
Materiale për nxënësit: Kopje digjitale ose të shtypura të materialit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”; kopje të shtypura të mësimit 7 të manualit të institutit Materiali i Përgatitjes për Orën Mësimore – Familja e Përjetshme, për nxënësit që nuk kanë qasje në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]
-
Materiale filmike: “Stand Strong against the Wiles of the World” [“Qëndroni të Paepur kundër të Gjitha Taktikave të Botës”] (27:49; shiko nga kodi kohor 19:31 deri në 20:20); “Plan of Salvation – We’re Still a Family” [“Plani i Shpëtimit – Ne Jemi Ende një Familje”] (4:47)
Proklamata mbi Familjen, Pjesa 2
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë rëndësinë e bërjes së fëmijëve dhe përkujdesjes për ta në planin e Atit Qiellor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të dëgjojnë ose të lexojnë fjalët e himnit “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” (Himne, nr. 196). Inkurajojini të mendojnë rreth rëndësisë së fëmijëve në planin e Atit Qiellor.
-
Materiale për nxënësit: Kopje digjitale ose të shtypura të materialit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”; disa kopje të shtypura të bisedave vijuese për t’i dhënë për nxënësit që nuk kanë qasje në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]: Dallin H. Ouks, “Prindërit dhe Fëmijët”, Liahona, nëntor 2018, f. 61–67; Dejvid A. Bednar, “Ne Besojmë në Qenien të Dëlirë”, Liahona, maj 2013, f. 41–44; Nil L. Andersen, “Fëmijët”, Liahona, nëntor 2011, f. 28–31
-
Material filmik: “Dashuria Hyjnore në Planin e Atit” (14:46; shiko nga kodi kohor 8:13 deri në 8:47)
Proklamata mbi Familjen, Pjesa 3
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të zbatojnë mësimet e Jezu Krishtit në marrëdhëniet e tyre familjare.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar çastet kur përjetuan lumturi me familjet e tyre.
-
Materiale për nxënësit: Kopje digjitale ose të shtypura të materialit “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”
Ushtrimi 10 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve mundësinë të tregojnë fragmente të zotërimit doktrinor që janë kuptimplota në jetën e tyre dhe i ndihmojnë të mësojnë dhe zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatiten për t’i treguar klasës një fragment të zotërimit doktrinor që ka qenë kuptimplotë në jetën e tyre dhe përse.
-
Materiale për nxënësit: Kopje të mjaftueshme të një thënieje nga Plaku Xhefri R. Holland që të jenë të përbashkëta për dyshet (Xhefri R. Holland, “Ja Nëna Jote”, Liahona, nëntor 2015, f. 49)