Seminari
Mësimi 155 – Deklarata Zyrtare 1: “Zoti më Tregoi Nëpërmjet Vegimit dhe Zbulesës”


“Mësimi 155 – Deklarata Zyrtare 1: ‘Zoti më Tregoi Nëpërmjet Vegimit dhe Zbulesës’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Deklarata Zyrtare 1”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 155: Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 e 2

Deklarata Zyrtare 1

“Zoti më Tregoi Nëpërmjet Vegimit dhe Zbulesës”

Presidenti Uillford Udraf

Për rreth 50 vjet, martesa me shumë bashkëshorte u praktikua nga disa anëtarë të Kishës në përgjigje të një urdhërimi nga Zoti. Në vitin 1890, Zoti urdhëroi presidentin Uillford Udraf (1807–1898) të njoftonte fundin e martesës me shumë bashkëshorte në Kishë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Zoti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës së vazhdueshme që ua jep profetëve të Tij.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim përqendrohet në urdhërimin e Zotit që shenjtorët ta ndërpritnin praktikën e martesës me shumë bashkëshorte. Përpara se ta jepni këtë mësim, mund të jetë e dobishme të shqyrtoni burimet nga mësimi “Doktrina e Besëlidhje 132:1–2, 34–66” për t’i ndihmuar nxënësit që mund të kenë ende pyetje rreth martesës me shumë bashkëshorte.

Perëndia ua zbulon vullnetin e Tij fëmijëve të Tij

ikona e trajnimitInkurajoni shqyrtimin dhe vlerësimin e vetes. Për më shumë trajnim mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni trajnimin e titulluar “Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë” që gjendet në materialin Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Jepni Mësim me Anë të Shpirtit. Merreni parasysh të ushtroni krijimin e vetëvlerësimeve të nxënësve për një doktrinë, të vërtetë ose parim.

Merreni parasysh ta filloni mësimin duke e ftuar një nxënës të lexojë ose thotë përmendsh Nenet e Besimit 1:9. Më pas ndihmojini nxënësit të vlerësojnë bindjet e tyre rreth Perëndisë që ua zbulon vullnetin e Tij fëmijëve të Tij nëpërmjet profetëve. Mund të paraqitni sa vijon dhe t’u jepni nxënësve kohë për të menduar në heshtje për përgjigjet e tyre.

Për thëniet e mëposhtme, zgjidh mundësinë (e di; besoj; besoj disi; nuk di nëse) që e reflekton më mirë mënyrën se si do ta plotësoje hapësirën bosh: “Unë që kjo është e vërtetë”.

  • Perëndia ua ka zbuluar vullnetin e Tij fëmijëve të Tij nëpërmjet profetëve të Tij.

  • Perëndia po ua zbulon aktualisht vullnetin e Tij fëmijëve të Tij nëpërmjet profetëve të Tij.

  • Perëndia ende do t’ua zbulojë vullnetin e Tij fëmijëve të Tij nëpërmjet profetëve të Tij.

Ftojini nxënësit të mendojnë rreth arsyes përse ata u përgjigjën në mënyrën si u përgjigjën. Mund t’i ftoni disa veta të flasin.

Shpjegoni se mësimi i sotshëm do të përqendrohet në një shembull nga historia e Kishës që ilustron Zotin duke udhërrëfyer Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës së vazhdueshme që ua jep profetëve të Tij. Inkurajojini t’u kushtojnë vëmendje nxitjeve nga Shpirti që mund t’i ndihmojnë ata të dallojnë bekimin e pasjes së zbulesës së vazhdueshme nga Zoti.

Deklarata Zyrtare 1

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se Deklarata Zyrtare 1 lidhet me urdhërimin e Zotit që shenjtorët ta ndërpritnin praktikën e martesës me shumë bashkëshorte. Ftojini nxënësit të gjejnë paragrafin e hyrjes në fillim të Deklaratës Zyrtare 1 në shkrimet e tyre të shenjta. Nëse është e nevojshme, siguroni kopje të hyrjes për nxënësit që kanë pasur botime më të hershme.

Lexo te Deklarata Zyrtare 1, duke kërkuar atë që ajo jep mësim rreth praktikës së martesës me shumë bashkëshorte nga shenjtorët.

  • Çfarë ua bëri të vështirë shenjtorëve të vazhdonin praktikën e martesës me shumë bashkëshorte?

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë më shumë rreth këtyre vështirësive, merreni parasysh të lexoni ose përmblidhni paragrafët vijues. Mund edhe të ftoni një nxënës që t’ia lexojë ato klasës.

Pasi shenjtorët u vendosën në Jutë në mesin e viteve 1800, shumë anëtarë të Kishës e praktikuan haptazi martesën me shumë bashkëshorte. Krerët e qeverisë miratuan në fund ligje që e bënë martesën me shumë bashkëshorte të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Këto ligje çuan në arrestimin dhe burgosjen e shumë burrave shenjtorë të ditëve të mëvonshme. Të tjerët u fshehën për të shmangur arrestimin (shih te Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days, vëll. 2, No Unhallowed Hand, 1846–1893 [2020], f. 142, 408–409, 518–520).

Në këto rrethana të vështira, Presidenti Uillford Udraf kërkoi me lutje dhe mori udhërrëfim nga Zoti. Ai u ndje i frymëzuar t’i udhëzonte udhëheqësit e Kishës të ndërprisnin mësimdhënien e parimit të martesës me shumë bashkëshorte. Në shtator të vitit 1890, Presidenti Udraf nxori një manifest (i njohur sot si Deklarata Zyrtare 1). Në manifest, Presidenti Udraf trajtoi raportimet e rreme se udhëheqësit e Kishës po inkurajonin ende publikisht martesa të reja me shumë bashkëshorte (shih te Saints, 2:584–585, f. 597–601).

Ky manifest tanimë njihet si Deklarata Zyrtare 1 në librin Doktrina e Besëlidhje.

Jepuni nxënësve një mundësi për të studiuar disa nga këshillat dhe udhëzimet e Presidentit Udraf për shenjtorët. Nëse është e nevojshme, tregojuni nxënësve se ku në shkrimet e shenjta mund t’i gjejnë paragrafët që do të studiojnë.

Studioji materialet vijuese, duke kërkuar disa nga këshillat e Presidentit Udraf për shenjtorët:

Nëse e lejon koha, mund të jetë e dobishme t’i ftoni nxënësit të studiojnë më shumë paragrafë nga pjesët e shkëputura. Mund t’u caktoni grupeve të vogla të nxënësve të studiojnë paragrafë të caktuar, duke kërkuar atë që mësoi Presidenti Udraf nga Zoti. Nxënësit mund t’i përmbledhin më pas gjetjet e tyre me klasën.

  • Çfarë të ndihmojnë këto paragrafë të kuptosh rreth mënyrës se si Shpëtimtari e udhëheq Kishën e Tij?

    Jepuni shumë nxënësve një mundësi për t’iu përgjigjur pyetjes së mëparshme. Ata mund të përcaktojnë të vërteta të ngjashme me vijuesen: Zoti nuk do ta lejojë kurrë Presidentin e Kishës që ta udhëheqë Kishën në udhë të gabuar. Zoti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës së vazhdueshme që ua jep profetëve të Tij.

  • Si mund ta bekojë ose ndikojë jetën tënde njohja e këtyre të vërtetave?

  • Çfarë mund të të mësojnë këto të vërteta rreth Shpëtimtarit dhe dëshirave të Tij për ne?

Zbulesë e vazhdueshme sot

Presidenti Rasëll M. Nelson dha dëshminë vijuese:

4:28
Presidenti Rasëll M. Nelson

“Unë e di me siguri se Zoti i drejton punët e Kishës së Tij. Ai tha: ‘Unë do [t’ju] tregoj [juve] se jam në gjendje të bëj punën time’ [2 Nefi 27:21].

Shpesh, unë dhe këshilltarët e mi kemi parë përmes syve të përlotur ndërsa Ai ka ndërhyrë në rrethana jashtëzakonisht sfiduese pasi ne kemi bërë më të mirën tonë dhe nuk mund të bënim më shumë. Ne vërtet qëndrojmë plot habi.” (Rasëll M. Nelson, “Mesazhi i Mirëseardhjes”, Liahona, maj 2021, f. 6)

Pasi të jepni thëniet e mëparshme, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta diskutojnë pyetjen vijuese me një partner ose grup të vogël. Anëtarët e çdo grupi mund të vijnë në tabelë dhe të shkruajnë disa prej përgjigjeve të tyre.

Demonstro kuptueshmëri

Për t’i ndihmuar nxënësit të demonstrojnë kuptueshmërinë e tyre rreth asaj që kanë mësuar sot, merreni parasysh të jepni skenarin vijues:

Sofia bezdiset nga disa prej ndryshimeve që ka parë në Kishë. Ajo pyet veten se përse disa nga gjërat që na kërkon profeti të bëjmë tani janë të ndryshme nga koha kur ajo ishte më e re.

  • Cilat janë disa gjëra që ke mësuar sot që mund të jetë e dobishme t’ia tregosh Sofias?

Nxënësit mund të përgjigjen si pjesë e një diskutimi në klasë ose mund t’i ftoni ta interpretojnë me role këtë skenar me një partner.

Dëshmoni për të vërtetat që keni diskutuar sot. Inkurajojini nxënësit të dallojnë se udhërrëfimi i vazhdueshëm i Zotit nëpërmjet profetëve të Tij mund të jetë një bekim në jetët e tyre.