“Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2
Nenet e Besimit dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2
Vështrim i Përgjithshëm
Në vitet pas vdekjes së Profetit Jozef Smith, Kisha i zgjeroi shkrimet e shenjta të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme duke i shtuar Nenet e Besimit te libri Perla me Vlerë të Madhe dhe Deklaratat Zyrtare 1 dhe 2 te libri Doktrina e Besëlidhje. Nenet e Besimit janë 13 deklarata të shkurtra besimi të shkruara nga Profeti Jozef Smith. Deklarata Zyrtare 1 përmban shkrime nga Presidenti Uillford Udraf të zbuluara nga Zoti për shenjtorët, për të ndaluar lidhjen e martesave me shumë bashkëshorte në fundin e viteve 1800. Deklarata Zyrtare 2 është njoftimi për një zbulesë të vitit 1978 dhënë Presidentit Spenser W. Kimball, e cila dha prova të mëtejshme se Ati Qiellor i do të gjithë fëmijët e Tij dhe se “të gjithë janë njësoj para Perëndisë” (2 Nefi 26:33). Ky njoftim bëri të mundur që të gjithë burrat e denjë të marrin priftërinë e Perëndisë dhe të gjithë anëtarët e denjë të Kishës të marrin dhurim në tempull.
Inkurajoni shqyrtimin dhe vlerësimin e vetes. Bëni pyetje të frymëzuara në mënyrë që nxënësit të mund ta dallojnë atë që ata tashmë e dinë dhe e besojnë. Inkurajojini nxënësit ta ftojnë Frymën e Shenjtë t’i ndihmojë ta përcaktojnë atë që duhet të dinë dhe të japin dëshmi për të vërtetat që kërkojnë. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Ofroi Mundësi që Njerëzit të Merrnin Mësim nga Fryma e Shenjtë” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Deklarata Zyrtare 1”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Nenet e Besimit
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta thellojnë kuptueshmërinë e tyre për doktrinën te Nenet e Besimit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë 13 Nenet e Besimit dhe të përpiqen të mësojnë përmendsh një që është kuptimplotë për ta. Inkurajojini të vijnë të përgatitur për të treguar se cilin nen besimi zgjodhën dhe për t’ua recituar anëtarëve të tjerë të klasës.
-
Materiale filmike: “The Articles of Faith” [“Nenet e Besimit”] (4:43); “Doktrinat dhe Parimet që Përmbahen në Nenet e Besimit” (14:28; shikoji nga kodi kohor 13:09 deri në 14:07)
-
Fletushkë: “Veprimtaria e Studimit të Neneve të Besimit”
Deklarata Zyrtare 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se Zoti e drejton Kishën e Tij nëpërmjet zbulesës së vazhdueshme për profetët e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin dhe më pas të pyesin familjarë ose miq se si janë bekuar për shkak se Jezu Krishti vazhdon ta zbulojë vullnetin e Tij nëpërmjet profetëve të Tij.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Veprimtaria e vetëvlerësimit në fillim të mësimit
-
Material filmik: “Mesazhi i Mirëseardhjes” (4:27; shiko nga kodi kohor 0:42 deri në 1:14)
Deklarata Zyrtare 2
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të veprojnë me besim kur përballen me situata të pasigurta ose pyetje shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë hyrjen te Deklarata Zyrtare 2 për të mësuar lidhur me rrethanat që çuan në këtë deklaratë.
-
Material filmik: “Struggling with the History of Race and the Priesthood” [“Problemet me Historinë e Racës dhe Priftërisë”] (4:03)
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 10
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë mënyrën se si studimi i librit Doktrina e Besëlidhje i ndihmoi të rriten shpirtërisht.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të sjellin në klasë një fotografi të një personi ose përvojë që shpresojnë ta kujtojnë gjithmonë.
-
Sende për t’u sjellë: Fotografi personale; tullumbace ose fotografi tullumbacesh të fryra në madhësi të ndryshme
-
Material filmik: “Kujtime që të Përcaktojnë Shpirtërisht” (16:43; shiko nga kodi kohor 15:31 deri në 16:09)
-
Figura: Aspekte ose ndodhi të ndryshme që përshkruajnë Rivendosjen e ungjillit