“Mësimi 153 – Doktrina e Besëlidhje 138, Pjesa 2: ‘U Përgatitën për të Ardhur në Kohën e Duhur të Zotit’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 138, Pjesa 2”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 153: Doktrina e Besëlidhje 137–138
Doktrina e Besëlidhje 138, Pjesa 2
“U Përgatitën për të Ardhur në Kohën e Duhur të Zotit”
Si pjesë e vegimit të tij për botën e shpirtrave, Presidenti Jozef F. Smith, pa shumë nga shpirtrat fisnikë dhe të mëdhenj të Atit Qiellor. Ai pa profetë të lashtë që e kishin kryer me besnikëri punën e Zotit. Ai pa edhe të tjerë që Zoti i ruajti që më parë për të lindur në ditët e mëvonshme për të ndërtuar tempuj dhe për të kryer ordinanca për të vdekurit. Ordinanca të tilla bëhen të mundura nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shtysë për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Puna ime e rëndësishme
Nxitjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të mendojnë rreth punës së rëndësishme që Ati Qiellor ka për ta që ta bëjnë. Pas kohës për të reflektuar dhe për të shkruar, nxënësit e gatshëm mund t’i tregojnë përgjigjet e tyre.
-
Disa nga gjërat më të rëndësishme që kam bërë në jetën time janë …
-
Disa nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëj në jetën time përfshijnë …
-
Ati Qiellor më dërgoi në tokë në këtë kohë për të …
Ftojini nxënësit të kërkojnë zbulesë vetjake për të ditur disa nga gjërat e rëndësishme që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të donin që ata t’i përmbushin. Nxënësit gjithashtu mund t’i studiojnë bekimet e tyre patriarkale në shtëpi për të mësuar më shumë rreth kësaj.
Shpirtrat e zgjedhur të ruajtur që më parë për të ardhur në plotësinë e kohëve
Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që mbajnë mend rreth planit të Atit Qiellor nga vegimi i Presidentit Jozef F. Smith për botën e shpirtrave (shihni te Doktrina e Besëlidhje 138:11–60).
Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se te Doktrina e Besëlidhje 138:38–49, 53, Presidenti Jozef F. Smith pa shumë shpirtra fisnikë e të mëdhenj. Ju mund t’i ftoni nxënësit të vënë në dukje disa nga njerëzit që Presidenti Smith i pa në vegimin e tij.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 138:53–56, duke kërkuar punën për të cilën Ati Qiellor i përgatiti shpirtrat fisnikë që ta përmbushnin në ditët e mëvonshme.
-
Cilat fraza në këto vargje mund të të referohen ty?
-
Çfarë po mëson rreth punës së Atit Qiellor për ty?
-
Si do t’i përmblidhje këto vargje në një pohim të vërtete?
Ndërsa nxënësit i përmbledhin këto vargje, ndihmojini ata të përcaktojnë një të vërtetë si ajo në vijim: Ati Qiellor i ruajti që më parë shpirtrat e zgjedhur për të punuar në vreshtin e Zotit për shpëtimin e fëmijëve të Tij.
-
Cilat janë disa mënyra se si mund të punojmë në vreshtin e Zotit për të ndihmuar që të shpëtohen fëmijët e Tij?
Nëse nxënësit nuk e përmendin, ju mund t’ua tërhiqni vëmendjen te vargu 54. Ndihmojini ata të dallojnë se mund të punojmë në vreshtin e Zotit duke marrë pjesë në ordinancat e tempullit për të vdekurit. Ju mund t’ua kujtoni nxënësve se kryerja e ordinancave të tempullit për njerëzit në anën tjetër të velit është një mënyrë se si ndihmojmë të mblidhet Izraeli.
Thënia vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të dallojnë se fragmenti te Doktrina e Besëlidhje 138:53–56 gjen zbatim për ta. Për të ushtruar lidhjen në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], nxënësit mund të krijojnë një lidhje ndërmjet vargjeve të shkrimit të shenjtë dhe thënies.
Presidenti Rasëll M. Nelson, dëshmoi:
“Nga të gjithë njerëzit që kanë jetuar ndonjëherë në planetin tokë, ne jemi ata që na u dha mundësia të marrim pjesë në këtë ngjarje të fundit, në këtë mbledhje të madhe. Sa emocionuese është kjo!
Ati ynë Qiellor ka ruajtur shumë nga shpirtrat e Tij më fisnikë – ndoshta, mund të them, skuadrën e Tij më të mirë – për këtë fazë përfundimtare. Ata shpirtra fisnikë – ata lojtarë më të mirë, ata heronj – jeni ju!” (Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018], ChurchofJesusChrist.org)
Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit t’i vlerësojnë ndjenjat e tyre të tanishme rreth pjesëmarrjes në punën për historinë familjare dhe në tempull. Pasi të kenë pasur kohë të mjaftueshme për të reflektuar, nxënësit e gatshëm mund t’i tregojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.
-
Si ndihesh duke e ditur se Zoti të përgatiti për të ndihmuar të mblidhet Izraeli nëpërmjet punës për historinë familjare dhe në tempull?
-
Sa shtysë ndien për të marrë pjesë në punën për historinë familjare dhe në tempull? Përse ndihesh në këtë mënyrë?
Te mësimi “Doktrina e Besëlidhje 127–128, Pjesa 2”, nxënësit u nxitën që të marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare. Ju mund t’i ftoni nxënësit ta tregojnë atë që kanë bërë dhe se si Zoti i ka bekuar ata.
Të ruajtur që më parë për të ndihmuar të mblidhet Izraeli nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare
Sa vijon është një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të marrin përgjegjësinë për të mësuarit e tyre.
Ftojini ata të krijojnë një mesazh që mund ta japin për t’i shtyrë njerëzit të marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare. Mund të jetë një fletushkë, një publikim në median shoqërore, një mesazh filmik ose një lloj tjetër ftese. Lejojini nxënësit të zgjedhin llojin e mesazhit që do të krijojnë.
Materiali në fletushkën “Të Ruajtur që më Parë për të Ndihmuar të Mblidhet Izraeli Nëpërmjet Punës në Tempull dhe për Historinë Familjare” mund t’u japë nxënësve ide se çfarë mund të përfshijnë në mesazhin e tyre. Ftojini nxënësit ta studiojnë këtë material përpara se ta krijojnë mesazhin e tyre. Nxënësit mund të zgjedhin të studiojnë individualisht ose në grupe të vogla.
Të Ruajtur që më Parë për të Ndihmuar të Mblidhet Izraeli Nëpërmjet Punës në Tempull dhe për Historinë Familjare
-
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 138:57–59, duke kërkuar mënyrën se si shëlbohen ata që janë në botën e shpirtrave.
-
Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë. Kërko mënyrën se si ndihet Shpëtimtari për ata që marrin pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare.
“Mendoni [për] Shpëtimtarin kur [ta] takoni. Ju do të kaloni në këtë intervistë. Ai pagoi çmimin e mëkateve të tua dhe të të gjithë fëmijëve shpirtërorë të Atit Qiellor. Ai është Jehova. Ai dërgoi Elijan. Ai i dha me dashuri të përsosur fuqitë e priftërisë për të vulosur dhe bekuar. Dhe Ai ju ka besuar duke ju lejuar të dëgjoni ungjillin gjatë jetës, duke ju dhënë shansin të pranoni detyrimin për ta shpërndarë atë tek ata paraardhës tuajit që nuk e patën mundësinë tuaj të paçmueshme. Mendoni për mirënjohjen që ka Ai për ata që e paguajnë çmimin me punë dhe besim për të gjetur emrat e paraardhësve të tyre dhe që i duan ata dhe Atë, aq sa t’u ofrojë jetën e përjetshme në familje, më e madhja nga të gjitha dhuratat e Perëndisë. Ai u ofroi atyre një flijim të përjetshëm. Ai do t’i dojë dhe vlerësojë të gjithë ata që bënë gjithçka që mundën për t’u bërë të mundur paraardhësve të tyre të zgjedhin ofertën e Tij – jetën e përjetshme.” (Henri B. Ajring, “Me Zemra të Bashkuara”, Konferenca e Përgjithshme, maj 2005, f. 91)
-
Si mendon se mund të të ndihmojë pjesëmarrja në punën për historinë familjare dhe në tempull që ta ndjekësh shembullin e Jezu Krishtit?
-
A ka ndonjë përvojë vetjake, shkrim të shenjtë ose thënie nga një udhëheqës i Kishës që mund të doje ta tregoje?
Nëse nxënësit do të kishin dobi nga të parit e materialit filmik të thënies së Presidentit Ajring, ju mund ta shfaqni “Hearts Bound Together” [“Me Zemra të Bashkuara”] nga kodi kohor 10:21 deri në 11:29 në ChurchofJesusChrist.org.
Nëse ndieni se nxënësit tuaj do të nxiteshin nga bekimet e premtuara për pjesëmarrjen në punën për historinë familjare dhe punën në tempull, mund t’ua shfaqni atyre njërën ose të dyja këto materiale filmike: “The Promised Blessings of Temple and Family History Work” [“Bekimet e Premtuara për Punën në Tempull dhe për Historinë Familjare”] (3:26) dhe “The Promised Blessings of Temple and Family History Work 2” [“Bekimet e Premtuara për Punën në Tempull dhe për Historinë Familjare 2”] (4:04).
Ju mund të diskutoni edhe për mënyrën se si Zoti po e rrit qasjen tonë në tempuj dhe teknologji për të ndihmuar me punën për historinë familjare. “Burime Shtesë” përmban thënie që japin mësim për këtë.
-
“Hearts Bound Together” [“Me Zemra të Bashkuara”]
16:12 -
3:23
-
4:5
Me shtysën për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare
Jepuni nxënësve kohë të krijojnë dhe tregojnë një mesazh për t’i ndihmuar njerëzit të kenë shtysë për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare. Inkurajojini nxënësit që t’i japin mesazhet e tyre në shtëpi.
Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të reflektojnë rreth shtysës së tyre vetjake për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare. Dhënia e përgjigjeve për këto pyetje në ditarët e tyre është një mënyrë që nxënësit ta ftojnë Frymën e Shenjtë t’u japë mësim atyre. Ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë përgjigjet e tyre klasës.
-
Si ka ndikuar ajo që mësove ose ndjeve në studimin tënd të kapitullit te Doktrina e Besëlidhje 138 në shtysën tënde për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare?
-
Përse pjesëmarrja në punën në tempull dhe për historinë familjare mund të jetë një nga punët më të rëndësishme që do të bësh ndonjëherë?