“Mësimi 151 – Doktrina e Besëlidhje 137: Ata që do të Trashëgojnë Mbretërinë Çelestiale”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 137”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Mësimi 151: Doktrina e Besëlidhje 137–138
Doktrina e Besëlidhje 137
Ata që do të Trashëgojnë Mbretërinë Çelestiale
Në janar të vitit 1836, ndërsa ishte në Tempullin e papërfunduar të Kirtlandit, Profeti Jozef Smith pa një vegim të mbretërisë çelestiale. Në këtë vegim, që tani është Doktrina e Besëlidhje 137, Shpëtimtari zbuloi të vërteta rreth planit të Atit Qiellor. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të rritin vlerësimin e tyre për planin e Atit Qiellor për shpëtimin.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Plani i Atit Qiellor për të gjithë fëmijët e Tij
Historitë janë një mënyrë për t’i përfshirë nxënësit në përvojën e të mësuarit. Merreni parasysh të lexoni ose përmblidhni paragrafin vijues. Mund të shikoni edhe materialin filmik “Joseph Smith: The Prophet of the Restoration” [“Jozef Smithi: Profeti i Rivendosjes”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 2:05 deri në 4:21, ose 11:57 deri në 15:22, ose të dy.
Në vitin 1823, vdekja e papritur e Alvinit, djalit më të madh, e shkatërroi familjen Smith. Familja i kërkoi një shërbestari vendor të kryente shërbesën në varrimin e Alvinit. Meqenëse Alvini nuk kishte qenë anëtar i pagëzuar i bashkësisë së shërbestarit, kleriku shpalli në predikimin e tij se Alvini nuk mund të shpëtohej. Vëllai i Jozefit, Uilliami, më vonë tha: “[Shërbestari] … aludoi shumë fuqishëm se [Alvini] kishte shkuar në ferr, sepse Alvini nuk ishte anëtar i kishës” (te Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 429–430). Gjatë gjithë jetës, Jozefi përjetoi edhe më shumë humbje me bashkëshorten e tij Emën, ndërsa varrosën katër nga gjashtë fëmijët e tyre të vegjël.
-
Çfarë pyetjesh mund të kenë pasur Jozef Smithi dhe familja e tij rreth vdekjes së njerëzve të tyre të dashur?
Një vegim i mbretërisë çelestiale
Në janar të vitit 1836, Jozefi zhvilloi një takim me udhëheqës të tjerë të Kishës në një dhomë të Tempullit të papërfunduar të Kirtlandit. Atje, Jozef Smithi mori një vegim për mbretërinë e ardhme çelestiale. Në këtë vegim, tani Doktrina e Besëlidhje 137, Jozefit iu mësuan të vërtetat e përjetshme rreth shpëtimit të fëmijëve të Atit Qiellor, përfshirë fëmijëve të vegjël dhe vëllait të tij, Alvinit.
Ndërsa nxënësit e lexojnë këtë seksion, mund të ndaleni pasi të studioni vargjet 1–6. Ftojini ata të tregojnë atë që u bën përshtypje nga përshkrimi i Jozefit për mbretërinë çelestiale.
Lexo te Doktrina e Besëlidhje 137:1–10, duke kërkuar të vërtetat që dha mësim Shpëtimtari rreth planit të Atit Qiellor për lumturinë.
-
Çfarë jep mësim Shpëtimtari në këto vargje që mund të kenë qenë ngushëlluese për Jozef Smithin dhe familjen e tij? Pse mund të ketë qenë ngushëlluese?
Vargjet 7–10 ofrojnë një mundësi të mirë që nxënësit të ushtrojnë përcaktimin e të vërtetave të ungjillit, duke i pohuar ato me vetë fjalët e tyre. Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë dhe të tregojnë pohimet e së vërtetës që gjenden në këto vargje, duke përfshirë sa vijon:
-
Të gjithë ata që do ta kishin marrë ungjillin po ta kishin pasur mundësinë do të hynin në mbretërinë çelestiale (shih vargjet 7–8).
-
Zoti do ta gjykojë secilin prej nesh sipas veprave tona dhe dëshirave të zemrës sonë (shih te vargu 9).
-
Të gjithë fëmijët që vdesin para se të bëhen të përgjegjshëm do të shpëtohen në mbretërinë çelestiale (shih te vargu 10).
Merreni parasysh t’i renditni këto parime në tabelë.
-
-
Si mund të jetë ndier familja Smith lidhur me të vërtetat që dha mësim Shpëtimtari në këto vargje?
-
Si ndihesh lidhur me këto të vërteta? Si ndikojnë këto të vërteta në vlerësimin tënd për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?
Pas një kohe të mjaftueshme për reflektim, ftojini nxënësit të përzgjedhin të vërtetat që do të donin t’i studionin më thellësisht. Ata mund të studiojnë si klasë, individualisht, ose në grupe të vogla. Nxënësit mund t’i interpretojnë me role skenarët.
Të gjithë ata që e pranojnë ungjillin e Shpëtimtarit kualifikohen për mbretërinë çelestiale (shih vargjet 7–8)
Ftojini nxënësit ta marrin parasysh skenarin vijues ose diçka të ngjashme që pasqyron pyetjet që kanë rreth atyre që vdesin pa i marrë ordinancat shpëtuese të Atit Qiellor.
Skenar: Imagjino sikur po flet me një familje në një situatë si e familjes Smith në kohën e vdekjes së Alvinit.
Burime për studim: Lexo te Doktrina e Besëlidhje 137:7–8; 1 Pjetër 4:6; Mosia 15:24; dhe thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson:
“Plot mëshirë, plani i madh i lumturisë i Perëndisë dhe bekimet e tij të përjetshme mund të shtrihen tek ata që nuk patën mundësinë të dëgjojnë ungjillin në jetën tokësore. Ordinancat e tempullit mund të bëhen nëpërmjet të tjerëve për ta.” (Rasëll M. Nelson, “Martesa Çelestiale”, Liahona, nëntor 2008, f. 94)
Pyetje për diskutim:
-
Si mund ta ndihmojnë familjen këto shkrime të shenjta dhe mësimet e Presidentit Nelson, të kuptojë planin e Atit Qiellor për fëmijët e Tij?
-
Në ç’mënyra ndikon kjo e vërtetë në ndjenjat e tua rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe planit të shpëtimit?
Të gjykuar sipas veprave tona dhe dëshirave të zemrës sonë (shih te vargu 9)
Jepen dy skenarë për t’i ndihmuar nxënësit të ndiejnë rëndësinë e kësaj të vërtete. Nxënësit mund të përzgjedhin një skenar për ta diskutuar ose të krijojnë një skenar të vetin që reflekton pyetjet që kanë. Përqendrimi i kësaj veprimtarie është në dëshirat e drejta të paplotësuara. Nëse mendoni se nxënësit do të kishin dobi nga studimi i mënyrës se si Zoti do të na gjykojë, ftojini të lexojnë tek Alma 41:3–7.
Skenarët:
-
Lenci është i shqetësuar se mund të mos ketë kurrë një mundësi për të gjetur një shoqe të përjetshme dhe për t’u martuar në tempull.
-
Entela është anëtarja e vetme e Kishës në familjen e saj. Ajo është e shqetësuar se nuk do të vuloset me prindërit e saj.
Burime për studim: Shqyrtoje vargun te Doktrina e Besëlidhje 137:9 dhe këtë thënie nga Presidenti Rasëll M. Nelson:
“Po në lidhje me ata që nuk mund të martohen në këtë jetë, ose ata që nuk mund të vulosen me prindërit e tyre në këtë jetë? Ne e dimë se Zoti do të na gjykojë të gjithëve sipas dëshirave të zemrës sonë, si edhe veprave tona dhe se bekimet e ekzaltimit do t’u jepen të gjithëve që janë të denjë.” (Rasëll M. Nelson, “Shpëtimi dhe Ekzaltimi”, Liahona, maj 2008, f. 10)
Pyetje për diskutim:
-
Çfarë do të thotë për ty që Zoti do të na gjykojë sipas veprave tona dhe dëshirave të zemrës?
-
Si mund ta ndihmojë Lencin ose Entelën e vërteta që jepet mësim te vargu 9, ta kuptojnë më mirë planin e Atit Qiellor për secilin prej fëmijëve të Tij?
-
Në ç’mënyra ndikon kjo e vërtetë në ndjenjat e tua për dashurinë e Atit Qiellor dhe planin e Tij të shpëtimit?
Fëmijët e vegjël shpëtohen në mbretërinë çelestiale (shih te vargu 10)
Jepeni skenarin vijues ose shfaqeni historinë e treguar nga Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, te “Dhe do të Udhëhiqen nga një Fëmijë”. Materiali filmik është në dispozicion [në anglisht] në ChurchofJesusChrist.org dhe historia është nga kodi kohor 4:40 deri në 6:00. Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur janë misionarët që u përballën me skenën e përshkruar.
Skenar: Si misionar/e, ti takon prindërit e pikëlluar të një djali dy-vjeçar që ishte mbytur. Prindërit shqetësohen se djali i vogël nuk mund të shkojë në qiell, ngaqë nuk ishte pagëzuar kurrë.
Burime për studim: Lexo te Moroni 8:8, 11–12; Doktrina e Besëlidhje 29:46; 137:10.
Pyetje për diskutim:
-
Cilat aspekte të planit të Atit Qiellor për shpëtimin do t’u tregoje këtyre prindërve?
-
Çfarë ngushëllimi shtesë mund t’u ofrosh prindërve në skenar?
-
Si ndikon kjo e vërtetë në vlerësimin tënd për Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe planin e shpëtimit?
Shprehi ndjenjat
Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një mundësi për të shprehur ndjenjat dhe dëshminë e tyre për Atin Qiellor, Jezu Krishtin, si dhe të vërtetat që kanë studiuar sot. Për t’i ndihmuar nxënësit të shprehin dëshminë e tyre vetjake, mund t’i ftoni të japin përgjigje për pyetjet vijuese.
-
Si mund të zbatohen të vërtetat që mësove sot në rrethanat ose shqetësimet e tua të tanishme?
-
Si ka ndikuar ajo që ke mësuar ose ndier në vlerësimin tënd për Atin Qiellor, Jezu Krishtin dhe planin e lumturisë?