Seminari
Doktrina e Besëlidhje 137–138: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 137–138: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 137–138”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 137–138

Doktrina e Besëlidhje 137–138

Vështrim i Përgjithshëm

Plani i Atit Qiellor për lumturinë u ofron shpëtim të gjithë fëmijëve të Tij. Në vitin 1836, Zoti i tregoi Jozef Smithit një vegim të mbretërisë çelestiale. Në vitin 1918, Presidenti Jozef F. Smith pa një vegim të shërbesës së Shpëtimtarit në botën e shpirtrave.

ikona e trajnimit Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë. Kjo do t’i ndihmojë t’i përvetësojnë dhe shprehin të vërtetat që u jepen mësim dhe do t’i ndihmojë të fitojnë vetëbesim në aftësitë e tyre për t’i treguar të vërtetat në mjedise të tjera. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët t’i Tregonin të Vërtetat që po Mësonin” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 138, Pjesa 1”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 137

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të rritin vlerësimin e tyre për planin e Atit Qiellor për shpëtimin.

Doktrina e Besëlidhje 138, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrën se si Shpëtimtari u ofron shpëtim fëmijëve të Atit Qiellor në botën e shpirtrave.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për atë që dinë dhe nuk dinë aktualisht rreth asaj që u ndodh fëmijëve të Atit Qiellor pasi vdesin.

  • Material filmik: “Vegimi i Shëlbimit të të Vdekurve” (15:20; shiko nga kodi kohor 8:39 deri në 10:33)

Doktrina e Besëlidhje 138, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shtysë për të marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare.