“Doktrina e Besëlidhje 135–136: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 135–136”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 135–136
Doktrina e Besëlidhje 135–136
Vështrim i Përgjithshëm
Doktrina e Besëlidhje 135 njoftoi martirizimin e Profetit Jozef Smith dhe dëshmoi se si Zoti na bekoi nëpërmjet tij. Pas vdekjes së Jozefit, anëtarët e Kishës qenë të pasigurt se kush duhej t’i udhëhiqte ata, por mësuan se çelësat e mbretërisë mbaheshin nga Kuorumi i Dymbëdhjetë Apostujve nën Brigam Jangun. Shenjtorët gradualisht udhëtuan në perëndim drejt Solt‑Lejk‑Sitit. Pionierë të tjerë të panumërt në mbarë botën kanë vazhduar të tregojnë besim të ngjashëm te Zoti.
Ftojini nxënësit të flasin: Ftesa që nxënësit të flasin, bëhet lehtë duke i inkurajuar nxënësit dhe duke u dhënë atyre një mundësi për të folur. Gjeni çaste në mësim kur mund t’i nxitni nxënësit të përsiatin ndjenjat e tyre për diçka dhe më pas kërkojuni atyre të shprehin atë që ndiejnë ose t’i shkruajnë ndjenjat e tyre dhe më pas t’i tregojnë ato. Shprehja e mendimeve dhe ndjenjave mund t’i ndihmojë ata të kenë siguri te vetja për të shprehur dëshminë. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Ofroi Mundësi që Njerëzit të Merrnin Mësim nga Fryma e Shenjtë” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave me titull “Doktrina e Besëlidhje 135”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 135
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta forcojnë dëshminë e tyre për Jozef Smithin si Profetin e Perëndisë për Rivendosjen.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për dëshmitë e tyre për Jozef Smithin si Profetin e Rivendosjes dhe mënyrën se si ajo që bëri ai, i ka ndihmuar ata të vijnë te Jezu Krishti (shihni te Doktrina e Besëlidhje 135:3).
-
Figurë për t’u paraqitur: Profeti Jozef Smith
-
Materiale filmike: “Joseph Smith – Prophet of the Restoration” [“Jozef Smithi – Profeti i Rivendosjes”] (13:09; shikojeni nga kodi kohor 0:00 deri në 3:04) ose “Joseph Smith: The Prophet of the Restoration” [“Jozef Smithi, Profeti i Rivendosjes”] (1:02:04; shikojeni nga kodi kohor 55:50 deri në 59:51); “Shall We Not Go On in So Great a Cause?” [“A Nuk do të Vazhdojmë në një Kauzë Kaq të Madhe?”] (18:46; shikojeni nga kodi kohor 15:52 deri në 16:28)
-
Muzikë: Një regjistrimi i këngës “Lavdi Burrit” (Himne, nr. 19)
Vijimësia në Presidencë
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që t’iu rritet siguria se Zoti vazhdon ta drejtojë punën e Tij edhe kur një profet vdes.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të kërkojnë shkrime të shenjta, thënie nga udhëheqësit e Kishës dhe burime të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore, që i ndihmojnë ata të dinë se profeti i Kishës është shërbëtori i zgjedhur i Zotit.
-
Fletushkë: “Kë të Ndiqnin pas Jozef Smithit”
Doktrina e Besëlidhje 136
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë se Ati Qiellor do t’i bekojë ata ndërsa përpiqen ta mbajnë besëlidhjen e tyre për t’iu bindur urdhrave të Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Nxënësit mund të kenë pasur mundësi të shumta për të mësuar rreth besëlidhjeve nga studimi i librit Doktrina e Besëlidhje. Ftojini ata të reflektojnë për bekimet që kanë marrë ndërsa janë përpjekur të bëjnë dhe mbajnë besëlidhjet e tyre për t’iu bindur urdhrave të Zotit.
-
Sende për t’u paraqitur: Figurë e një karroce të mbuluar; hartë e shtegut të pionierëve
-
Materiale filmike: “Udhëtimi i Vështirë Vazhdon!” (13:30; shikojeni nga kodi kohor 5:14 deri në 11:02); “Watched Over by God: Elizabeth Panting’s Journey to Zion” [“Nën Kujdesin e Perëndisë: Udhëtimi i Elizabeta Pantingut drejt Sionit”] (16:20; shikojeni nga kodi kohor 07:50 deri në 11:16)
-
Sende për t’u përgatitur: Përzgjedhje historish nga Saints: The Story of the Church of Jesus Christ in the Latter Days [Shenjtorët: Historia e Kishës së Jezu Krishtit në Ditët e Mëvonshme], vëll. 2, No Unhallowed Hand [Asnjë Dorë Mëkatare], 1846–1893 (2020), f. 58–96 dhe nga “Pioneers” ose “The Trek West” në ChurchofJesusChrist.org
Pionierë në Çdo Vend
Qëllimet e mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dëshirën për të qenë pionierë duke përgatitur udhën që të tjerët të ndjekin Jezu Krishtin.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mësojnë rreth një paraardhësi që u bashkua me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe të përsiatin se si i ka bekuar ata vendimi i paraardhësit të tyre. Nëse nxënësit janë mes të parëve në familje që i janë bashkuar Kishës, ata mund të reflektojnë mbi arsyen pse zgjodhën të ndjekin Jezu Krishtit duke u pagëzuar dhe si do të ndikojë kjo te brezat e ardhshëm. Mund të ftoni nxënës që t’ia tregojnë klasës historitë e tyre.
-
Figurë për t’u paraqitur: Një karrocë dore
-
Material filmik: “LDS Women Are Incredible!” [“Gratë SHDM Janë të Jashtëzakonshme!”] (16:18; shikojeni nga kodi kohor 2:12 deri në 3:05)
-
Fletushkë: “Pionier nëpër Botë”