Seminari
Doktrina e Besëlidhje 88: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 88: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 88”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 88

Doktrina e Besëlidhje 88

Vështrim i Përgjithshëm

Në fundin e dhjetorit të vitit 1832 dhe në fillim të janarit të vitit 1833, Zoti zbuloi një mesazh që Jozef Smithi e përcaktoi si “gjethja e ullirit”. Ky mesazh paqeje nga Zoti zbuloi shumë të vërteta me rëndësi të përjetshme, duke përfshirë fuqinë nëpërmjet së cilës Ai qeveris krijimet e Tij dhe të vërtetën rreth ligjit të Tij të përjetshëm. Shpëtimtari dha mësim rreth Ringjalljes dhe se ligji që i bindemi, përcakton lavdinë që marrim kur ringjallemi. Ai i ftoi ndjekësit e Tij t’i afroheshin Atij. Ai e urdhëroi popullin e Tij të ndërtonte një tempull dhe u dha udhëzime për të organizuar Shkollën e Profetëve.

ikona e trajnimit Vlerësimi i njohurisë së nxënësve: Njohuria e nxënësve për temat e ungjillit mund të ndryshojë. Mund të jetë e dobishme të përcaktoni se sa njohuri kanë rreth diçkaje për t’i ndihmuar të përparojnë. T’i ftoni që ata ta tregojnë atë që kanë mësuar, ose t’u kërkoni a kanë pyetje, mund t’ju ndihmojë të përcaktoni pjesët e mësimit ku ata nevojitet të përqendrohen. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Ishte Gjithmonë Gati që t’u Përgjigjej Nevojave të të Tjerëve” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 88:14–41”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 88:1–13, 41–50

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë vlerësim më të madh për ndikimin e Dritës së Krishtit në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të shpenzojnë kohë për të parë qiellin natën ose për të kërkuar figura të hapësirës në internet dhe për të përsiatur për madhështinë e Perëndisë siç duket në universin e dukshëm.

  • Fletushkë: “Drita e Krishtit (Pjesa 1 dhe Pjesa 2)”

Doktrina e Besëlidhje 88:14–41

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta rritin vetëbesimin e tyre se mund të marrin lavdinë çelestiale.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të krijojnë një listë të shkurtër të mënyrës se si ligjet kanë dobi në jetën tonë. Nxitini ata të jenë të përgatitur për t’i shprehur mendimet e tyre.

Doktrina e Besëlidhje 88:51–95

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të marrin bekimet e afrimit më shumë tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Doktrina e Besëlidhje 88:76–80,117–141

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mësojnë me anë të besimit te Jezu Krishti në mjedise të ndryshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Nxitini nxënësit të reflektojnë mbi ndonjë gjë që po bëjnë për të mësuar rreth Jezu Krishtit dhe për ta rritur besimin tek Ai. Ftojini ata të vijnë të përgatitur për t’ia treguar idetë dhe përparimin klasës.

  • Material filmik: “Përqafojeni të Ardhmen me Besim” (16:24; shikoje nga kodi kohor 10:28 deri në 11:20)

  • Sende: Një çantë shkolle dhe disa copa letre