Seminari
Mësimi 100 – Doktrina e Besëlidhje 88:1–13, 41–50: Drita e Krishtit


“Mësimi 100 – Doktrina e Besëlidhje 88:1–13, 41–50: Drita e Krishtit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 88:1–13, 41–50”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 100: Doktrina e Besëlidhje 88

Doktrina e Besëlidhje 88:1–13, 41–50

Drita e Krishtit

një figurë e Krishtit, duke u përqendruar te drita

Ndërkohë që ishte në Kirtland të Ohajos, Jozef Smithi dhe disa priftërinj të lartë iu lutën Atit Qiellor për një zbulesë lidhur me ndërtimin e Sionit. Zbulesa dha mësim të vërteta rreth fuqisë dhe madhështisë së Dritës së Jezu Krishtit. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një vlerësim më të madh për ndikimin e Dritës së Krishtit në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Gjërat që ndiejmë

Merreni parasysh t’u bëni nxënësve pyetjen vijuese dhe t’i renditni përgjigjet e tyre. Gjithashtu, ju mund t’i vini ata ta diskutojnë pyetjen në grupe të vogla dhe më pas t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në tabelë.

  • Cilët janë shembuj të gjërave që mund t’i ndiesh, por jo t’i shohësh?

    Nxënësit mund të renditin gjëra si nxehtësia, era, dashuria, mirënjohja, besimi e me radhë.

  • Përse mund të jetë e rëndësishme të dish se ka gjëra që mund t’i ndiesh, por jo t’i shohësh?

Mund t’i ftoni nxënësit të kërkojnë frymëzim për ta dalluar ndikimin e Perëndisë në jetën e tyre.

Funksionet e Dritës së Krishtit

Jozef Smithi dhe nëntë pleq të Kishës u takuan së bashku në katin e sipërm të dyqanit të Njull K. Uitnit në Kirtland të Ohajos. Ata dëshironin kuptueshmëri të mëtejshme rreth detyrave të tyre për të ndërtuar Sionin. Jozefi e ftoi secilin person të lutej me radhë për të ditur vullnetin e Zotit. Pasi u lut, Profeti mori atë që tani është Doktrina e Besëlidhje 88.

Ndërsa nxënësit fillojnë leximin vijues, sigurohuni që ata të kuptojnë se vargu 6 i referohet Jezu Krishtit.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 88:6–13, duke kërkuar atë që mund të të mësojnë këto vargje rreth Jezu Krishtit dhe Dritës së Tij.

  • Çfarë mëson rreth Dritës së Krishtit nga këto vargje?

    Ndër idetë e ndryshme që mund të tregojnë nxënësit, ndihmojini ata të përcaktojnë të vërtetën që Drita e Krishtit u jep dritë dhe jetë të gjitha krijimeve të Tij.

    Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se si ajo mund të ndikojë në jetën e tyre të përditshme për të kuptuar ndikimin e Perëndisë nëpërmjet Dritës së Krishtit. Pyetja vijuese është një mënyrë për ta bërë këtë.

  • Cilat janë disa situata me të cilat përballen të rinjtë, në të cilat ata do të kishin dobi nga dallimi i ndikimit të Perëndisë? Përse?

ikona e fletushkësVeprimtaria vijuese ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të fitojnë një vlerësim më të mirë për Dritën e Krishtit dhe se si ajo mund të ndikojë në jetën e tyre.

Ju mund të krijoni katër stacione nëpër klasë që secili nxënës mund t’i vizitojë dhe plotësojë. Nxënësit mund t’i ftoni të çojnë në çdo stacion ditarin e tyre, diçka me të cilën të shkruajnë, dhe shkrimet e tyre të shenjta. Përndryshe, mund t’i ndani nxënësit në grupe me nga katër veta dhe t’i caktoni secilit nxënës një pjesë të fletushkës për ta plotësuar. Nxënësit mund t’ua tregojnë më pas atë që mësuan, anëtarëve të grupit.

Drita e Krishtit

Përkufizojeni Dritën e Krishtit

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 88:12–13, duke kërkuar përshkrimet për Dritën e Krishtit.

Lexojeni përkufizimin vijues për Dritën e Krishtit:

“[Drita e Krishtit është] energji[a], fuqi[a] ose ndikim[i] hyjnor që vjen nga Perëndia nëpërmjet Krishtit dhe u jep jetë e dritë të gjitha gjërave. Është ligji sipas të cilit të gjitha gjërat qeverisen në qiell dhe në tokë (DeB 88:6–13). Ajo gjithashtu i ndihmon njerëzit të kuptojnë të vërtetat e ungjillit dhe ndihmon për t’i futur ata në atë shteg të ungjillit i cila çon drejt shpëtimit.” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Dritë, Dritë e Krishtit”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org)

  • Si do ta përmblidhnit atë që kuptoni se është Drita e Krishtit?

  • Si mendoni se ndikoheni vetë nga Drita e Krishtit?

Drita e Krishtit si ndërgjegjja jonë

Një shfaqje e Dritës së Krishtit është ndërgjegjja jonë. Shkruani një përkufizim që do ta kuptonte një fëmijë i Fillores, për atë si e kuptoni ju se është ndërgjegjja.

Lexojeni përkufizimin vijues dhe shihni atë që mund t’i shtoni përkufizimit tuaj:

“[Ndërgjegjja është] ndjenja e brendshme e së drejtës dhe e së gabuarës, që vjen nga Drita e Krishtit në të gjithë njerëzit (Moroni 7:16). Ne kemi lindur me një aftësi natyrore për të dalluar midis së drejtës dhe së gabuarës për shkak të Dritës së Krishtit që i jepet çdo njeriu (DeB 84:46). Kjo aftësi quhet ndërgjegje. Zotërimi i saj na bën qenie të përgjegjshme. Si dhe aftësi[të e] tjera, ndërgjegjja jonë mund të shuhet nëpërmjet mëkatit ose shpërdorimit.” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Ndërgjegje”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org)

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 84:45–46 dhe Moroni 7:16, duke kërkuar fjalë ose fraza që përshkruajnë se si Drita e Krishtit vepron si ndërgjegjja jonë. Merreni parasysh të krijoni një referencë-kryq për dy vargjet.

  • Cila është një frazë nga këto vargje që ju ndihmon të kuptoni se çfarë është ndërgjegjja?

  • Si mendoni, përse Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ju dhanë një ndërgjegje?

Si mund të ndikojnë dëgjimi ose shpërfillja e ndërgjegjes suaj te zgjedhjet që bëni dhe fati juaj i përjetshëm?

Drita e Krishtit është tek të gjithë

Imagjinoni sikur ju kërkojnë të jepni një mendim të shkurtër në Shkollën e së Dielës rreth mënyrës se si t’i shihni dhe trajtoni të gjithë njerëzit më mirë, sidomos ata që janë të ndryshëm nga ju. Ju mund të përdorni burimet vijuese dhe ndonjë tjetër që ju duket i dobishëm.

Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Presidenti Bojd K. Paker

“Sa më shumë [të] dimë rreth Dritës së Krishtit, aq më shumë do të kuptojmë rreth jetës dhe do të kemi një dashuri edhe më të thellë për të gjithë njerëzimin. Ne do të jemi mësues, misionarë dhe prindër më të mirë, [si dhe] burra, gra dhe fëmijë më të mirë. Ne do të të kemi një vlerësim më të [thellë] për vëllezërit dhe motrat tona në [K]ishë dhe për ata që nuk besojnë. …

Drita e Krishtit është po aq e gjithësishme sa edhe vetë drita e diellit. Kudo ku ka jetë njerëzore, është edhe Shpirti i Krishtit. Çdo qenie e gjallë është e pushtuar nga ai. …

Në qoftë se ne [e] kuptojmë realitetin e Dritës së Krishtit te çdo njeri që shohim … dhe brenda vetes sonë, … ne do të kemi kuraj[ë] dhe frymëzim përtej asaj që kemi njohur deri tani. Dhe duhet të jetë kështu! Dhe do të jetë kështu! E gjithë kjo është një përmasë e së vërtetës së ungjillit, që shumë pak [vetë] e kuptojnë.” (Bojd K. Paker, “Drita e Krishtit”, Liahona, prill 2005, f. 8, 13, 14)

Shkruani një mendim me dy ose tri fjali rreth mënyrës se si të kuptuarit e Dritës së Krishtit mund të ndikojë në mënyrën se si i shihni të tjerët.

Drita e Krishtit në univers

A jeni prekur ndonjëherë nga bukuria ose madhështia e kësaj toke dhe universi? Çfarë ndjenjash ngjallin këto gjëra tek ju?

Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 88:7–10, 45–47 dhe kërkoni atë që mësoni rreth Dritës së Krishtit, tokës dhe universit.

  • Çfarë mund të mësojmë ne për Zotin nga krijimet e Tij?

  • Si mund të na ndihmojë të parit e ndikimit të Perëndisë në univers, që ta dallojmë ndikimin e Tij në jetën tonë?

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të punuar nëpër stacione, merreni parasysh t’u jepni atyre një mundësi për ta treguar atë që mësuan dhe ndien. Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë.

  • Çfarë mësove rreth Dritës së Krishtit që pati ndikim?

  • Si e ke parë ndikimin e Dritës së Krishtit në jetën tënde?

  • Si mendon se dallimi i Dritës së Krishtit në jetën tënde mund të ndikojë në marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Ju mund të tregoni se si jeni ndikuar nga kuptueshmëria më e mirë për Dritën e Krishtit.