Seminari
Mësimi 101 – Doktrina e Besëlidhje 88:14–41: Përpjekja e Fortë për t’iu Bindur Ligjit Çelestial


“Mësimi 101 – Doktrina e Besëlidhje 88:14–41: Përpjekja e Fortë për t’iu Bindur Ligjit Çelestial”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 88:14–41”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 101: Doktrina e Besëlidhje 88

Doktrina e Besëlidhje 88:14–41

Përpjekja e Fortë për t’iu Bindur Ligjit Çelestial

e re me diellin që i shkëlqen mbi fytyrë

Te Doktrina e Besëlidhje 88, Zoti zbuloi të vërtetat rreth Ringjalljes dhe mbretërive të lavdisë, duke përfshirë lavdinë çelestiale. Këto të vërteta mund t’i bashkojnë dhe bekojnë anëtarët e Kishës ndërsa ata e ndjekin me besnikëri Jezu Krishtin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta rritin vetëbesimin e tyre se mund të marrin lavdinë çelestiale.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një synim për lavdinë çelestiale

Ftojini nxënësit të vizatojnë një shkallë në ditarët e tyre të studimit dhe ta emërtojnë majën e shkallës “Mbretëria Çelestiale”. Kërkojuni nxënësve të vizatojnë se ku e shohin veten në shkallë. Nxitini ata t’i shënojnë përgjigjet e tyre për pyetjet vijuese:

  • A e ndien se zgjedhjet e tua të tanishme po të ndihmojnë të përparosh drejt mbretërisë çelestiale? Përse po ose përse jo?

  • Sa i sigurt je se mund ta arrish përfundimisht lavdinë çelestiale me ndihmën e Jezu Krishtit?

Kujtojuni nxënësve se për shkak se Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë, ne mund të mbështetemi tek Ai për të na ndihmuar të ndryshojmë, pendohemi dhe për të na ofruar forcë ndërsa përpiqemi fort ta arrijmë lavdinë çelestiale.

Zbulesa e Zotit e shënuar te Doktrina e Besëlidhje 88 jep dritë hyjnore për të na ndihmuar t’i kuptojmë të vërtetat e përjetshme. Në seksionin 88, ne mësojmë hollësi rreth planit të Atit tonë Qiellor, të vërteta rreth Jezu Krishtit dhe se si mund të kthehemi në praninë e Tyre.

Nëse dëshironi, mund të tregoni se si ndiheni rreth bukurisë dhe madhështisë së planit të Atit Qiellor. Nxitini nxënësit që ndërsa studiojnë sot të kërkojnë frymëzim për të ditur mënyrat se si ata mund të veprojnë me besim dhe të marrin ndihmën e Shpëtimtarit ndërsa përparojnë drejt mbretërisë çelestiale.

Trupat tanë të vdekshëm

Shpjegoni se një pjesë e rëndësishme e planit të Perëndisë është që ne të bëhemi si Ai, si shpirtërisht, edhe fizikisht. Në kohën e lindjes ne marrim një trup fizik. Ky trup një ditë do të vdesë dhe do të ringjallet.

Merreni parasysh t’i shënoni përgjigjet e nxënësve për pyetjen vijuese në tabelë:

  • Çfarë di tashmë për Ringjalljen?

Nëse është e nevojshme, nxënësit mund të përdorin temën, “Ringjallja” te Tema dhe Pyetje, topics.ChurchofJesusChrist.org për t’i përkrahur përgjigjet e tyre.

Nxënësit mund ta plotësojnë veprimtarinë vijuese të studimit me një partner. Ju mund t’i paraqitni pyetjet që nxënësit t’u referohen, ku çdo partner është përgjegjës për përgjigjen për njërën nga pyetjet. Mund t’i ndihmojë nxënësit të dinë se fjala gjallëron mund të nënkuptojë të bësh të gjallë ose t’i japësh jetë.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 88:14–17, 27–31. Përsiat sa vijon ndërsa lexon:

  • Çfarë mëson rreth Ringjalljes?

  • Çfarë mëson rreth tri shkallëve të lavdisë?

Ftojini nxënësit ta raportojnë atë që mësuan. Dëgjoni me vëmendje dhe, nëse është e nevojshme, bëni pyetje që ndjekin ecurinë për të ndihmuar të qartësohet kuptueshmëria e tyre. Nëse nxënësit kanë pyetje shtesë, ju mund t’i diskutoni ato si klasë.

ikona e trajnimitVlerësimi i njohurisë së nxënësve: Për t’u ushtruar më shumë me këtë, shihni trajnimin e titulluar “Always be ready to respond to spiritual promptings about the needs of the learners” [“Jini gjithnjë gati t’u përgjigjeni nxitjeve shpirtërore rreth nevojave të nxënësve”] që gjendet te Teacher Development Skills: Teach by the Spirit [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Jepni Mësim me Anë të Shpirtit]. Merreni parasysh të ushtroni zotësinë “Ask a question to assess learning before moving on in the lesson” [“Bëni një pyetje për të vlerësuar të mësuarit para se të vazhdoni më tej në mësim”].

Bindja ndaj ligjeve të Perëndisë çon në lavdi

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë se si e imagjnojnë se mund të duket të pasurit e një trupi çelestial ose përse dëshirojnë të marrin një trup çelestial në Ringjallje.

Nëse nxënësit kanë punuar më parë me një partner, ata mund të punojnë me një partner tjetër për veprimtarinë vijuese të studimit.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 88:21–24, 34–36, 38–39, duke kërkuar mënyrën se si ne mund të ringjallemi me një trup çelestial. Merre parasysh t’i shenjosh fjalët dhe frazat që të bëjnë përshtypje.

  • Çfarë ndien se është e rëndësishme të kuptosh në këto vargje?

  • Çfarë e përcakton lavdinë që mund të marrim pas Gjykimit Përfundimtar? Përse?

Jepuni kohë nxënësve për ta diskutuar atë që kanë mësuar. Nxënësit mund të shprehin një sërë të vërtetash, duke përfshirë diçka si: nëse u bindemi ligjeve çelestiale, ne do të marrim lavdinë çelestiale ose në Ringjallje, ne do të marrim lavdi sipas ligjit që i bindemi. Nëse dëshironi, mund t’i shkruani këto të vërteta në tabelë.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë dhe ndiejnë rëndësinë e ligjeve hyjnore, ju mund të jepni thënien vijuese:

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku D. Tod Kristoferson

“Ligji i mbretërisë çelestiale është, natyrisht, ligji dhe besëlidhjet e ungjillit, të cilat përfshijnë të kujtuarit vazhdimisht nga ana jonë të Shpëtimtarit dhe të premtimit tonë për bindje, sakrificë, përkushtim dhe besnikëri”. (D. Tod Kristoferson, “Ejani në Sion”, Liahona, nëntor 2008, f. 38)

  • Çfarë po mëson rreth dashurisë, drejtësisë dhe mëshirës së Atit Qiellor?

  • Cilat janë ndjenjat e tua për mënyrën se si Ai punon individualisht me fëmijët e Tij?

Ndihmë përgjatë udhës

Ftojini nxënësit të përsiatin se si do t’i përgjigjeshin një miku/eje që është i/e shkurajuar dhe ndien se ai ose ajo nuk është mjaftueshëm i/e mirë për të marrë lavdinë çelestiale. Ju mund t’i ftoni nxënësit të lexojnë vargjet vijuese, më pas të shkruajnë një përgjigje të shkurtër për shqetësimin e mikut ose mikes së tyre.

Lexo tek 3 Nefi 27:19–20, duke kërkuar se si Ati Qiellor e ka bërë të mundur që fëmijët e Tij të marrin lavdinë çelestiale. Ju mund të doni t’i lidhni këto vargje me vargjet te Doktrina e Besëlidhje 88:21, 34.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta shenjojnë fjalën vetëm tek 3 Nefi 27:19. Vini në dukje se këto fjalë mund të nënkuptojnë “me përjashtim” ose “përveçse”. Ju mund t’i pyesni nxënësit se si kjo i ndihmon ata t’i kuptojnë fjalët e Jezusit për nefitët.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta dallojnë shpresën dhe ndryshimin në dispozicion të tyre nëpërmjet Jezu Krishtit, ju mund të jepni thënien vijuese:

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

15:23
Plaku D. Tod Kristoferson

“Ndoshta ne, po aq sa lutemi për mëshirë, duhet të lutemi për kohë e mundësi për të vepruar, për t’u përpjekur dhe për të kapërcyer. Sigurisht që Zoti i buzëqesh dikujt që dëshiron të vijë me denjësi te gjykimi, që punon me vendosmëri ditë për ditë për ta zëvendësuar dobësinë me fuqi. Pendimi i vërtetë, ndryshimi i vërtetë mund të kërkojë përpjekje të përsëritura, por në një përpjekje të tillë ka diçka përpunuese dhe të shenjtë. Falja dhe shërimi hyjnor rrjedhin mjaft natyrshëm te një shpirt i tillë, sepse, në të vërtetë, ‘virtyti e dashuron virtytin; drita kapet pas dritës [dhe] mëshira ka dhembshuri në mëshirën dhe i kërkon të vetët’ (DeB 88:40).

Me pendim ne mund të përmirësohemi rregullisht në aftësinë për të jetuar ligjin çelestial, sepse e kuptojmë që ‘ai që nuk është në gjendje t’i qëndrojë ligjit të një mbretërie çelestiale, nuk mund të durojë një lavdi çelestiale’ (DeB 88:22).” (D. Tod Kristoferson, “Dhurata Hyjnore e Pendimit”, Liahona, nëntor 2011, f. 39)

  • Si mund të ndikojë kuptueshmëria për Shlyerjen e Shpëtimtarit në besimin tënd për arritjen e lavdisë çelestiale?

  • Nga ajo që ke studiuar sot, çfarë mund t’i thoshe dikujt që ka frikë se nuk mund ta arrijë lavdinë çelestiale?

Ftojini nxënësit ta rishqyrtojnë shkallën që vizatuan në fillim të orës mësimore. Nxitini ata të shkruajnë në shkallë ose rreth saj atë që kanë mësuar, që mund t’i ndihmojë ata të afrohen më pranë mbretërisë çelestiale. Nxënësit mund t’i shënojnë mendimet ose ndjenjat e tyre rreth Atit Qiellor dhe Jezusit. Ata mund të përfshijnë edhe mënyrën se si janë forcuar vendosmëria dhe shpresa e tyre për të arritur lavdinë çelestiale ose se si të vërtetat që mësuan, mund të ndikojnë në zgjedhjet e tyre tani dhe në të ardhmen.

Nëse e lejon koha, ju mund të ftoni një ose dy nxënës që t’ia shprehin mendimet e tyre klasës.