Seminari
Mësimi 88 – Doktrina e Besëlidhje 76:71–112: “Të Guximshëm në Dëshminë e Jezusit”


“Mësimi 88 – Doktrina e Besëlidhje 76:71–112: ‘Të Guximshëm në Dëshminë e Jezusit’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 76:71–112”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 88: Doktrina e Besëlidhje 76

Doktrina e Besëlidhje 76:71–112

“Të Guximshëm në Dëshminë e Jezusit”

tri shkallët e lavdisë

Pasi panë vegime të shumta, duke përfshirë vegime të lavdisë së Atit dhe Birit, rënies së Luciferit dhe të mbretërisë çelestiale, Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni panë ata që do t’i trashëgonin mbretëritë terrestriale dhe telestiale. Një karakteristikë dalluese e njerëzve në mbretërinë terrestriale ishte se ata nuk ishin të guximshëm në dëshminë e tyre për Jezusin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të bëhen më të guximshëm në dëshminë e tyre për Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Një dëshmi për Jezu Krishtin

Merreni parasysh t’i shkruani fjalët Dëshmia për Jezu Krishtin në tabelë. Pyetini nxënësit se çfarë mendojnë se do të thotë të kesh një dëshmi për Shpëtimtarin. Nëse është e nevojshme, shpjegoni se një dëshmi është diçka që e dimë se është e vërtetë në zemrën dhe mendjen tonë, që na është dhënë nëpërmjet dëshmisë së Frymës së Shenjtë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 8:2). Më pas diskutoni për pyetjen e mëposhtme:

ikona e trajnimit Bëni pyetje që ftojnë shqyrtimin e vetvetes: Për më shumë trajnim mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni trajnimin e titulluar “Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë” që gjendet në materialin Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Jepni Mësim me Anë të Shpirtit. Merreni parasysh ta ushtroni zotësinë duke krijuar vetëvlerësime të nxënësve për një doktrinë, të vërtetë ose parim.

  • Si mund të ndikojë tek ti një dëshmi për Shpëtimtarin në këtë jetë dhe gjatë gjithë përjetësisë?

Ftojini nxënësit të mendojnë rreth dëshmive të tyre për Jezu Krishtin, duke përfshirë se si dëshmitë kanë ndikuar në veprimet e tyre. Mund t’i ftoni gjithashtu të mendojnë rreth dëshirave që kanë për dëshmitë e tyre.

Nxitini nxënësit ndërsa studiojnë që të kërkojnë mësimet të cilat mund t’i ndihmojnë ata ta dallojnë rëndësinë e të pasurit të një dëshmie për Jezu Krishtin dhe të të jetuarit sipas asaj që dinë.

Vegimi i mbretërive të lavdisë

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta përmbledhin atë që kanë studiuar deri tani rreth vegimit të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 76. Më pas shpjegoni sa vijon.

Mund të të kujtohet se Doktrina e Besëlidhje 76 përmban një përshkrim të një vegimi të madh që Zoti i dha Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit. Si pjesë e vegimit të tyre, Jozefi dhe Sidni mësuan karakteristikat e njerëzve që do të banonin në mbretëritë e ndryshme të lavdisë pas Ringjalljes.

Mund të jetë e dobishme të shpjegoni se nxënësit nuk do t’i studiojnë të gjitha vargjet që i përshkruajnë mbretëritë e lavdisë në këtë mësim. Lavdia çelestiale përshkruhet te vargjet 50–70, 92–96; lavdia terrestriale te vargjet 71–80 dhe lavdia telestiale te vargjet 81–90, 98–112. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë ose emërtojnë këto vargje në shkrimet e tyre të shenjta që të mund t’i studiojnë vetë me më shumë hollësi.

Lexoji shkrimet e shenjta vijuese, duke kërkuar ndryshimet në dëshmitë e banorëve të secilës prej mbretërive të lavdisë:

Kur nxënësit të mbarojnë së studiuari, ftojini ata t’i diskutojnë pyetjet vijuese si klasë ose në grupe të vogla:

  • Çfarë ndryshimesh vure re ndërmjet dëshmive të këtyre grupeve?

  • Çfarë mund të të mësojë kjo rreth llojit të dëshmisë që është e nevojshme për të trashëguar mbretërinë çelestiale?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë si ajo në vijim: Nëse jemi të guximshëm në dëshminë për Jezu Krishtin, ne mund ta fitojmë mbretërinë çelestiale të Perëndisë.

Të guximshëm në dëshminë tonë për Jezu Krishtin

  • Çfarë mendon se do të thotë të jemi të guximshëm në dëshmitë tona për Jezu Krishtin?

Si pjesë e diskutimit tuaj për pyetjen e mëparshme, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të studiojnë vargjet te 2 Nefi 31:20–21 dhe të kërkojnë mësime që mund ta pasurojnë kuptueshmërinë e tyre. Thënia vijuese mund të jetë e dobishme gjithashtu.

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, na ndihmon të kuptojmë se çfarë do të thotë të jemi të guximshëm në dëshminë për Jezusin:

15:34
Plaku Kuentin L. Kuk

“Seksioni i 76-të në Doktrina e Besëlidhje e bën të qartë se të qenit ‘të guximshëm në dëshminë e Jezusit’ [Doktrina e Besëlidhje 76:79] është prova e thjeshtë, thelbësore midis atyre që do t’i trashëgojnë bekimet e mbretërisë çelestiale dhe atyre në mbretërinë më të ulët terrestriale. Për të qenë të guximshëm, na nevojitet të përqendrohemi te fuqia e Jezu Krishtit dhe te sakrifica e Tij shlyese për ta mposhtur vdekjen dhe, nëpërmjet pendimit, të pastrohemi nga mëkati e të ndjekim doktrinën e Krishtit [shihni te 2 Nefi 31:17–21]. Na nevojitet edhe drita dhe dija për jetën dhe mësimet e Shpëtimtarit për të na udhërrëfyer në shtegun e besëlidhje[ve], përfshirë ordinancat e shenjta të tempullit. Ne duhet të kemi vendosmëri në Krisht, të ushqehemi me bollëk me fjalën e Tij dhe të durojmë deri në fund [2 Nefi 31:20–21].” (Kuentin L. Kuk, “Të Guximshëm në Dëshminë e Jezusit”, Liahona, nëntor 2016, f. 43)

  • Çfarë mund t’ua bëjë të vështirë ty ose të tjerëve që të qëndroni të guximshëm në dëshminë tuaj për Jezu Krishtin?

  • Çfarë të ndihmon të përpiqesh fort për të qenë i guximshëm në dëshminë tënde për Shpëtimtarin?

Si pjesë e diskutimit për pyetjen e mëparshme, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i gjejnë dhe tregojnë shkrimet e shenjta që u japin shtysë të jenë të guximshëm në dëshminë e tyre për Jezu Krishtin. Ju mund të sugjeroni që ata ta fillojnë me vargun te Helamani 5:12.

Bëj një plan

Shpenzo një çast duke përsiatur për atë që mund të bësh për të qenë më i guximshëm në dëshminë tënde për Jezu Krishtin. Plotësoji tre pohimet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  1. Unë mund të jem i guximshëm në dëshminë time për Jezusin sot duke …

  2. Unë mund të jem i guximshëm në dëshminë time për Jezusin përgjatë disa muajve të ardhshëm duke …

  3. Unë mund t’i ndihmoj të tjerët të qëndrojnë të guximshëm në dëshmitë e tyre për Jezusin duke …

Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës që ndihen të lirshëm, që të tregojnë një ose më shumë prej thënieve të tyre të plotësuara. Për ta përmbyllur, ftojeni dikë të japë dëshminë e vet për Jezu Krishtin ose jepni dëshminë tuaj për Të.