Seminari
Doktrina e Besëlidhje 77–80: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 77–80: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 77–80”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 77–80

Doktrina e Besëlidhje 77–80

Vështrim i Përgjithshëm

Zoti i udhëzoi Jozef Smithin dhe udhëheqës të tjerë të Kishës të krijonin një ndërmarrje për të administruar punët e Kishës dhe përpjekjet e botimit. Kjo ndërmarrje u quajt “Ndërmarrja e Bashkuar” dhe mbikëqyri përpjekjet e Kishës për të nxjerrë para dhe për t’u kujdesur për njerëzit nevojtarë. Për ta përmbushur urdhrin e Shpëtimtarit për t’ia “predik[uar] ungjillin çdo krijese” (Doktrina e Besëlidhje 80:1), individët u thirrën në misione. Xhered Karteri, Stivën Burneti dhe Iden Smithi morën thirrje për misione.

ikona e trajnimitNdihmojeni çdo nxënës të japë kontribut në përvojën e të mësuarit: Pranojeni në mënyrë të sinqertë se çdo nxënës është i nevojshëm dhe ka një kontribut për të dhënë. Disa mund të jenë më të prirur sesa të tjerët për të marrë pjesë. Bëni përpjekje shtesë dhe jini krijues për ta ndihmuar secilin nxënës të japë kontribut në mënyra që janë të rehatshme për ta. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari u Sigurua që të Gjithë të Ndiheshin të Respektuar dhe të Vlerësuar” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 78”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 78

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta rritin dëshirën e tyre për t’u bërë si Shpëtimtari duke u kujdesur për njerëzit nevojtarë.

  • Përgatitja e nxënësve: Studimi i shkrimeve të shenjta është një mënyrë se si nxënësit mund të përgatiten më mirë për të marrë zbulesë vetjake. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të luten në heshtje gjatë gjithë mësimit për të ditur se çfarë dëshiron Ati Qiellor që ata të mësojnë, ndiejnë ose bëjnë si rezultat i asaj që studiojnë.

  • Materiale: Një kuti me etiketën “Shtëpia e ruajtjes e Zotit”; shirita letre për çdo nxënës

Doktrina e Besëlidhje 79–80

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta shpërndajnë ungjillin e Shpëtimtarit gjatë gjithë jetës së tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë me lutje për individët të cilëve mund t’ua shpërndajnë ungjillin e Jezu Krishtit. Nxitini nxënësit të mendojnë për mënyrën se si këta njerëz mund të bekohen nga mesazhi i ungjillit dhe të marrin parasysh mënyra të natyrshme se si mund t’ua shpërndajnë atë atyre.

  • Materiale: Kopje të fletushkës “Predikoni Ungjillin Tim

  • Material filmik: “Good Things to Share” [“Gjëra të Mira për të Ndarë”] (2:21)