Seminari
Mësimi 90 – Doktrina e Besëlidhje 79–80: Duke Shpallur Lajmet e Mira të Gëzimit të Madh


“Mësimi 90 – Doktrina e Besëlidhje 79–80: Duke Shpallur Lajmet e Mira të Gëzimit të Madh”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 79–80”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 90: Doktrina e Besëlidhje 77–80

Doktrina e Besëlidhje 79–80

Duke Shpallur Lajmet e Mira të Gëzimit të Madh

diskutimi i Librit të Mormonit

Ndërsa shenjtorët e hershëm e përqafuan mesazhin e Rivendosjes, ata patën një dëshirë të madhe për t’ua shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit të tjerëve. Disa ua treguan bindjet e tyre pjesëtarëve të familjeve dhe miqve. Të tjerët iu përgjigjën një thirrjeje nga Shpëtimtari për të shërbyer në një mision. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta shpërndajnë ungjillin e Shpëtimtarit gjatë gjithë jetës së tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mundësitë për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë mundësitë për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta lexojnë këtë thënie dhe t’i diskutojnë pyetjet vijuese në dyshe ose në grupe të vogla.

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi:

Plaku Diter F. Uhtdorf

“Kudo që të jeni në këtë tokë, keni mundësi të shumta për ta përhapur lajmin e mirë të ungjillit të Jezu Krishtit me njerëzit që takoni, studioni e jetoni ose punoni dhe shoqëroheni”. (Diter F. Uhtdorf, “Puna Misionare: Shprehja e Asaj që Keni në Zemër”, Liahona, maj 2019, f. 15)

  • Çfarë përvojash ke pasur me shpërndarjen e ungjillit të Jezu Krishtit?

  • Çfarë mundësish mendon se do të kesh për ta shpërndarë ungjillin gjatë gjithë jetës sate?

  • Sa i sigurt je në aftësinë tënde për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit? Çfarë mund të ta vështirësojë shpërndarjen e ungjillit?

Ftojini nxënësit të përcaktojnë me lutje dikë të cilit mund t’ia shpërndajnë ungjillin e Jezu Krishtit. Nëse nxënësit u ftuan ta plotësonin veprimtarinë e përgatitjes, ata mund ta kenë tashmë dikë në mendje. Ftojini nxënësit t’i shkruajnë emrat e këtyre njerëzve në ditarin e tyre të studimit. Ose, nëse nuk u erdhi askush në mendje, ftojini ata të vazhdojnë të përsiatin për mundësitë që mund të kenë për ta shpërndarë ungjillin tek të tjerët. Nxitini nxënësit të kërkojnë frymëzim nga Fryma e Shenjtë gjatë gjithë kësaj përvoje të të mësuarit.

Lajme të mira të gëzimit të madh

Në zbulesat e shënuara te Doktrina dhe Besëlidhje 79–80, Shpëtimtari thirri tre individë për të shërbyer në misione: Xhered Karterin, Stivën Burnetin dhe Iden Smithin.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 79:1. Kërko se si e përshkroi Zoti mesazhin që Ai i kërkoi Xhered Karterit t’ua shpërndante të tjerëve.

  • Çfarë fjalësh të bënë përshtypje nga ky varg? Çfarë na fton Shpëtimtari të bëjmë?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë se Jezu Krishti na fton t’ua tregojmë të gjithëve gëzimin e ungjillit të Tij. Merreni parasysh të shkruani në tabelë Lajme të mira të gëzimit të madh. Ftojini nxënësit të renditin atë që dinë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij të përjetshëm, që u sjell atyre gëzim të madh.

Mendo për jetën e njerëzve emrat e të cilëve i shkrove në fillim të mësimit. Shëno pranë emrave të tyre mënyrën se si mendon se “lajmet e mira” të ungjillit mund t’u sjellin atyre gëzim.

Doktrina e Besëlidhje 79–80 përmban mësime nga Shpëtimtari që mund t’i ndihmojnë nxënësit në përpjekjet e tyre për ta shpërndarë ungjillin. Merrini parasysh mënyrat se si mund t’i ndihmoni ata t’i zbulojnë këto mësime. Veprimtaria e mëposhtme është një mënyrë se si mund ta bëni këtë. Ajo mund të ndryshohet për të plotësuar nevojat e nxënësve tuaj.

ikona e fletushkësSigurojini çdo nxënësi fletushkën e titulluar “Predikoni Ungjillin Tim”. Ose ftojini nxënësit të krijojnë një tabelë të ngjashme në një fletë letre bosh dhe jepuni atyre udhëzimet për secilën kuti.

Predikoni ungjillin tim

Predikoni Ungjillin Tim

Ndërsa e bëni këtë veprimtari, kërkoni mësime nga Jezu Krishti që mund t’ju ndihmojnë në përpjekjet tuaja për ta shpërndarë gëzimin e ungjillit të Tij.

Lexojeni fragmentin e shkrimit të shenjtë dhe zbatojini udhëzimet në secilin katror. Nëse ju nevojitet më shumë hapësirë, mund të përdorni anën e pasme të fletushkës.

Doktrina e Besëlidhje 79:2

Rishkruajeni këtë varg me fjalët tuaja.

Doktrina e Besëlidhje 79:3

Vizatoni një përfaqësim të këtij vargu. (Duajt janë tufa gruri dhe janë simbol i njerëzve që e pranojnë ungjillin.)

Doktrina e Besëlidhje 79:4

Shkruajeni atë që mendoni se është fjala ose fraza më e rëndësishme në këtë varg dhe një shpjegim të shkurtër se përse ju e ndieni se është e rëndësishme për shpërndarjen e ungjillit.

Doktrina e Besëlidhje 80:1

Gjeni një fragment të zotërimit doktrinor ose një shkrim tjetër të shenjtë që lidhet me këtë varg. Shkruajeni referencën në këtë katror.

Doktrina e Besëlidhje 80:2

Shkruani një arsye përse mendoni se Zoti u jep misionarëve shok/shoqe misioni.

Doktrina e Besëlidhje 80:3

Shkruani se si e ndieni se ky varg mund të lidhet me përpjekjet tona për ta shpërndarë ungjillin e Jezu Krishtit.

Doktrina e Besëlidhje 80:4

Shkruani diçka që e keni dëgjuar, e besoni ose e dini të jetë e vërtetë rreth Jezu Krishtit ose ungjillit të Tij. Përfshini se përse ajo e vërtetë mund të jetë e vlefshme që ta dëgjojnë të tjerët.

Doktrina e Besëlidhje 80:5

Lexojeni këtë varg sikur t’ju thuhej juve drejtpërdrejt. Shkruani se si dijenia që Shpëtimtari ju ka thirrur ta shpërndani ungjillin, mund t’ju japë vetëbesim për ta bërë këtë.

Një mënyrë e mundshme për ta përdorur këtë fletushkë është të përcaktoni paraprakisht se sa kohë mund t’u nevojitet nxënësve për ta përfunduar secilën veprimtari. Informojini nxënësit për kohën që u është caktuar për ta përfunduar veprimtarinë në secilën kuti dhe vendosni një kronometër. Sa herë që bie kronometri, udhëzojini që t’ia kalojnë fletën e tyre një nxënësi tjetër, ta lexojnë atë që kanë shkruar shokët e tyre të klasës, dhe ta bëjnë veprimtarinë në kutinë e radhës.

Pas kësaj veprimtarie, udhëzojini nxënësit t’ua kthejnë fletët personave fillestarë. Ftojini nxënësit ta lexojnë për vete gjithçka që është shkruar në fletën e tyre. Nxënësit mund të tregojnë ide nga shokët e tyre të klasës ose vetë studimi i tyre që e ndiejnë se do t’i ndihmojnë në përpjekjet e tyre për ta shpërndarë gëzimin e ungjillit të Jezu Krishtit.

Shpërndarja e asaj që kemi dëgjuar, besojmë dhe e dimë që është e vërtetë

Merreni parasysh ta rishikoni vargun te Doktrina e Besëlidhje 80:4. Në këtë varg, Zoti na kërkon ta shpërndajmë atë që kemi dëgjuar, besojmë dhe e dimë që është e vërtetë. Ftojini disa nxënës ta tregojnë atë që shkruan ata ose një shok klase në atë katror.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta përfytyrojnë se si mund ta përdorin atë që kanë mësuar për ta shpërndarë ungjillin, merreni parasysh të tregoni një shembull me një histori ose material filmik. Një material filmik i tillë është “Good Things to Share” [“Gjëra të Mira për të Ndarë”] (2:21), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:21
  • Çfarë ke ndier sot që e ka rritur dëshirën tënde për ta shpërndarë gëzimin e ungjillit të Shpëtimtarit?

  • Cilat janë disa mënyra se si mund t’i zbatosh të vërtetat që ke mësuar sot gjatë gjithë jetës sate?

Ftojini nxënësit t’i shënojnë mbresat që morën, të cilat mund t’i ndihmojnë ata ta shpërndajnë gëzimin e ungjillit të Shpëtimtarit tek individët që përcaktuan në fillim të orës mësimore. Nxitini nxënësit të ecin sipas mbresave të tyre dhe t’ua tregojnë bindjet e tyre të tjerëve në mënyra kuptimplota si nëpërmjet bashkëbisedimeve vetjake, mesazheve me celular ose në mediat shoqërore.