Seminari
Doktrina e Besëlidhje 81–83: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 81–83: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 81–83”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 81–83

Doktrina e Besëlidhje 81–83

Vështrim i Përgjithshëm

Në pranverën e vitit 1832, Profeti Jozef Smith dhe [burra] të tjerë udhëtuan drejt qytetit Indipendëns në Misuri, duke iu bindur urdhrit të Zotit për të themeluar një organizatë që të ndërtonte Sionin dhe të kujdesej për të varfrit (shih te Doktrina e Besëlidhje 78). Atje Profeti mori një zbulesë që përshkruan pritshmëritë e Zotit për popullin e Tij dhe i ftoi anëtarët e Ndërmarrjes së Bashkuar të lidheshin nga besëlidhja për t’i drejtuar çështjet e Kishës së Tij.

ikona e trajnimit Udhërrëfejini nxënësit që ta dallojnë ndikimin e Zotit në jetën e tyre: Ndërsa i ndihmoni nxënësit të dallojnë se si Shpëtimtari e bekoi jetën e njerëzve në shkrimet e shenjta, kërkoni mënyra për t’i ndihmuar ata ta dallojnë se si Ai e bekon në mënyrë të ngjashme jetën e tyre. Për më shumë mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 82:1–7”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 82:1–7

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë mënyrat se si Zoti i ka bekuar dhe se si Ai pret që ata t’i përdorin ato bekime.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të bekimeve që kanë marrë nga Zoti.

  • Sende për t’u përgatitur: Gjëra që nxënësit t’i mbajnë përpara klasës, si një kopje të Librit të Mormonit, një zarf me një shumë të madhe parash të shkruar në pjesën e jashtme (për shembull 1 000 000 USD), si dhe disa karamele

  • Fletushkë: “Bekimet nga Zoti

  • Material filmik: “Treasure in Heaven: The John Tanner Story” [“Thesar në Qiell: Historia e Xhon Tanerit”] (20:31; shikojeni nga kodi kohor 8:21 deri në 12:24)

Doktrina e Besëlidhje 82:8–24

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si t’i mbajnë besëlidhjet që bëjmë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta pyesin një prind ose udhëheqës të të rinjve se si është forcuar marrëdhënia e vet me Jezu Krishtin duke iu bindur urdhërimeve të Tij.

  • Sende për t’u përgatitur: Dy magnete

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 6

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta vlerësojnë rritjen e tyre shpirtërore nga studimi i tyre i librit Doktrina e Besëlidhje deri tani.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përsiatin mënyra se si mund të jenë duke u rritur shpirtërisht, sidomos në afrimin më pranë Jezu Krishtit.

  • Figura për t’u paraqitur: Njerëz duke ecur në natyrë, duke ngarë biçikletën dhe duke vrapuar; Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni; diagram për leximin e shkrimeve të shenjta