Seminari
Mësimi 92 – Doktrina e Besëlidhje 82:8–24: “Unë, Zoti, Lidhem Kur Ju Bëni Çfarë Ju Them”


“Mësimi 92 – Doktrina e Besëlidhje 82:8–24: ‘Unë, Zoti, Lidhem Kur Ju Bëni Çfarë Ju Them’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 82:8–24”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 92: Doktrina e Besëlidhje 81–83

Doktrina e Besëlidhje 82:8–24

“Unë, Zoti, Lidhem Kur Ju Bëni Çfarë Ju Them”

Shpëtimtari

Shpëtimtari i ftoi anëtarët e Ndërmarrjes së Bashkuar të lidheshin me besëlidhje për të drejtuar çështjet e Kishës së Tij. Ai u dha atyre urdhërime dhe premtoi t’i bekonte kur t’i bindeshin. Kur besëlidhim për t’iu bindur urdhërimeve të Jezu Krishtit, Ai premton të na bekojë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si t’i mbajnë besëlidhjet që bëjmë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

I lidhur me Zotin

Mësimi vijues me sende mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Tregojuni nxënësve dy magnete. Një nxënës mund të demonstrojë se si kur magnetet afrohen bashkë, ata ose do të tërheqin ose shtyjnë njëri-tjetrin. Kërkojuni nxënësve të imagjinojnë sikur një nga magnetet përfaqëson Jezu Krishtin dhe tjetri përfaqëson ata.

  • Çfarë mund të mësojmë rreth marrëdhënies sonë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin nga këto magnete?

Ftojini nxënësit të mendojnë rreth marrëdhënies së tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Ndërsa nxënësit studiojnë seksionin te Doktrina e Besëlidhje 82, nxitini ata të kërkojnë zbulesë vetjake rreth mënyrës se si ata mund ta forcojnë marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

“Unë, Zoti, lidhem kur ju bëni çfarë ju them”

Te Doktrina e Besëlidhje 82, Zoti i përsëriti udhëzimet e dhëna në një zbulesë më të hershme (shih te Doktrina e Besëlidhje 78). Udhëzimet ishin për të krijuar Ndërmarrjen e Bashkuar për të administruar çështjet materiale të Kishës dhe për të ndërtuar Sionin.

ikona e zotërimit doktrinor Doktrina e Besëlidhje 82:10 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shenjojnë fragmentet e zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 82:8–10, duke kërkuar atë që dha mësim Zoti rreth urdhërimeve të Tij.

  • Cila është arsyeja që Shpëtimtari na i dha urdhërimet?

  • Çfarë na premton Shpëtimtari nëse i zbatojnë urdhërimet e Tij?

Ftojini nxënësit ta ripohojnë një të vërtetë nga këto vargje me vetë fjalët e tyre. Ata mund edhe ta shkruajnë atë në ditarin e tyre ose në tabelë. Nxënësit mund të përcaktojnë të vërteta të ngjashme me këtë: Kur u bindemi urdhërimeve të Zotit, Ai premton të na bekojë.

Çfarë të mësojnë këto vargje rreth karakterit të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Për t’i ndihmuar nxënësit ta dallojnë se kur e kanë parë përmbushjen e kësaj të vërtete, ju mund të doni të bëni një veprimtari si ajo në vijim:

Ndajeni klasën në grupe të vogla. Kërkojini secilit grup të gjejë shembuj të Shpëtimtarit që e bekon popullin për bindjen ndaj urdhërimeve të Tij. Nxënësit mund të renditin shembuj nga shkrimet e shenjta, vetë jeta e tyre, ose jeta e njerëzve që njohin. Pas një kohe të mjaftueshme, mund t’i ftoni grupet t’i tregojnë shembuj me radhë. Ju mund ta diskutoni atë që mund të mësojmë nga këta shembuj rreth gatishmërisë së Shpëtimtarit për t’i mbajtur premtimet e Tij.

Lidhur me besëlidhje

Nëse dëshironi, mund t’i ndihmoni nxënësit të kuptojnë se si vargu 10 mund t’u mësojë rreth marrëdhënies sonë besëlidhëse me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Nëpërmjet besëlidhjeve, ne bëjmë premtime me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe Ata bëjnë premtime me ne.

  • Si mendon, çfarë na mëson vargu 10 rreth besëlidhjeve që bëjmë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Rasëll M. Nelson, duke kërkuar atë që ai dha mësim rreth besëlidhjeve.

Presidenti Rasëll M. Nelson

“Kur bëjmë besëlidhje me Perëndinë, ne largohemi përgjithmonë nga qëndrimi asnjanës. Perëndia nuk do ta braktisë marrëdhënien e Tij me njerëzit që e kanë farkëtuar një lidhje të tillë me Të. Në fakt, të gjithë ata që kanë bërë besëlidhje me Perëndinë, marrin një lloj të veçantë dashurie e mëshire. …

Kur ju dhe unë kemi bërë besëlidhje me Perëndinë, marrëdhënia jonë me Të bëhet shumë më e ngushtë sesa përpara besëlidhjes sonë. Tani ne jemi të lidhur së bashku. Për shkak të besëlidhjes sonë me Perëndinë, Ai nuk do të lodhet kurrë në përpjekjet e Tij për të na ndihmuar dhe ne kurrë nuk do ta shterim durimin e Tij të mëshirshëm për ne. Secili prej nesh ka një vend të veçantë në zemrën e Perëndisë. Ai ka shpresa të mëdha për ne.” (Rasëll M. Nelson, “Besëlidhja e Përjetshme”, Liahona, tetor 2022, f. 5, 6; Mesazhi i Përmuajshëm për revistën Liahona, tetor 2022, f. 2).

  • Çfarë mendon se është e rëndësishme të mbash mend nga kjo thënie?

Mbajtja e besëlidhjeve sjell bekime

Si pjesë e udhëzimit të Zotit për udhëheqësit e Ndërmarrjes së Bashkuar, Ai e këshilloi Jozef Smithin, Oliver Kaudërin, Eduard Partrixhin dhe të tjerët të “lidhe[shi]n së bashku me një marrëveshje dhe besëlidhje” (Doktrina e Besëlidhje 82:11) për të administruar çështjet materiale të Kishës. Si fëmijë besëlidhës të Perëndisë, ne bëjmë gjithashtu besëlidhje për të bërë gjëra të caktuara ndërsa e ndjekim Jezu Krishtin.

Merreni parasysh ta ndani klasën në dy grupe dhe ta ftoni secilin grup të përpilojë një nga listat vijuese. Nxënësit mund t’i shkruajnë listat e tyre në tabelë.

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 82:12–19 dhe bëj një listë të gjërave që Zoti u kërkoi pjesëtarëve të Ndërmarrjes së Bashkuar të besëlidhnin për të bërë.

Lexo te Mosia 18:8–10 dhe Doktrina e Besëlidhje 20:77 dhe bëj një listë të gjërave që Zoti na kërkon të besëlidhim për të bërë sot.

  • Çfarë të bie në sy nga këto lista?

  • Ku ngjasojnë këto përgjegjësi të besëlidhjeve?

  • Si mendon se mbajtja e besëlidhjeve tona mund të na ndihmojë të bëhemi si Shpëtimtari?

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 82:24, duke kërkuar atë që Zoti u premton atyre që i mbajnë besëlidhjet e tyre me Të.

Merreni parasysh t’i tregoni magnetet të bashkuara. Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që mësuan nga ky mësim rreth marrëdhënies së tyre me Jezu Krishtin. Ju mund të tregoni edhe ndjenjat tuaja për bekimet që keni marrë nga bërja dhe mbajtja e besëlidhjeve me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Mësoni përmendsh vargun e zotërimit doktrinor

Gjatë këtij mësimi, ju mund të doni t’i ndihmoni nxënësit të mësojnë përmendsh vargun te Doktrina e Besëlidhje 82:10 dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë: “Unë, Zoti, lidhem kur ju bëni çfarë ju them”. Ju mund ta shqyrtoni atë më pas në mësimet e ardhshme. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.