Seminari
Mësimi 87 – Doktrina e Besëlidhje 76:50–70: “Të Bërë të Përsosur nëpërmjet Jezusit”


“Mësimi 87 – Doktrina e Besëlidhje 76:50–70: ‘Të Bërë të Përsosur nëpërmjet Jezusit’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 76:50–70”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 87: Doktrina e Besëlidhje 76

Doktrina e Besëlidhje 76:50–70

“Të Bërë të Përsosur nëpërmjet Jezusit”

një person duke vështruar qiellin

Në vegimin e mbretërive të lavdisë, të parë nga Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni, ne fitojmë kuptueshmëri rreth rolit kritik që luan Jezu Krishti në jetën e të gjithë atyre që do ta trashëgojnë mbretërinë çelestiale. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shpresën se mund të marrin ekzaltim nëpërmjet Jezu Krishtit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

A është e arritshme mbretëria çelestiale?

Merreni parasysh të jepni skenarin vijues dhe të diskutoni pyetjet në vijim. Nxënësve do t’u jepet mundësia për t’u përgjigjur në mënyrë më formale për skenarin më vonë në mësim.

Luka është një i ri që ka besim te Perëndia dhe bën çmos për të jetuar me drejtësi. Ai dëshiron të jetë i denjë për të jetuar me Perëndinë pas kësaj jete. Megjithatë, Luka e pranon se ai nuk i zbaton gjithmonë urdhërimet dhe se ai është shumë larg të qenit i përsosur. Ndonjëherë ai shkurajohet për shkak të dobësive të tij dhe mendon se është e pamundur të kualifikohet për mbretërinë çelestiale.

  • Si munden adoleshentët e tjerë ta gjejnë veten te ndjenjat e Lukës?

  • Cila pjesë e të menduarit të tij duket e saktë ose e pasaktë? Përse?

Ftojini nxënësit të mendojnë për ndjenjat ose pyetjet e tyre rreth të qenit të aftë për t’u kthyer në praninë e Perëndisë dhe për të marrë bekimet e ekzaltimit. Nëse dëshironi, mund të shpjegoni se ekzaltim do të thotë të banosh përjetësisht me Atin Qiellor në mbretërinë çelestiale. Shkrimet e shenjta i referohen gjithashtu këtij bekimi si jeta e përjetshme.

Nxitini nxënësit ndërsa studiojnë që të kërkojnë të vërteta që mund t’i ndihmojnë ata të ndiejnë shpresë më të madhe, se ata dhe të tjerët mund ta marrin këtë bekim nëpërmjet Jezu Krishtit.

Vegimi i mbretërisë çelestiale

Mund të të kujtohet se Jozef Smithi dhe Sidni Rigdoni panë një vegim madhështor ndërsa punuan për përkthimin e tyre të frymëzuar të Biblës. Si pjesë e këtij vegimi, ata mësuan se qielli përmbante shkallë ose mbretëri të ndryshme të lavdisë. Në këtë mësim ne do të përqendrohemi në atë që mësuan Jozefi dhe Sidni rreth mbretërisë çelestiale dhe atyre që do ta trashëgojnë atë.

Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për ta studiuar këtë pjesë të vegimit, ftojini ata të krijojnë një tabelë me dy kolona me krerët vijues në një faqe të ditarit të tyre të studimit.

Mënyra se si njerëzit shkojnë në mbretërinë çelestiale

Bekimet që marrin njerëzit në mbretërinë çelestiale

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 76:50–70 dhe plotësoje tabelën në bazë të asaj që mëson.

Mund t’i ftoni nxënësit të punojnë me një partner për t’i lexuar vargjet dhe plotësuar tabelën. Ju mund t’i ftoni nxënësit t’i bëjnë pyetjet që mund të kenë rreth asaj që lexojnë.

Disa nga thëniet te pjesa “Burime Shtesë” mund të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve për pyetjet e nxënësve.

  • Çfarë gjete në këto vargje që ishte domethënëse për ty? Përse?

  • Si do ta përshkruaje ndikimin që ka Jezu Krishti në jetën e atyre që e trashëgojnë mbretërinë çelestiale?

    Si pjesë e diskutimit të pyetjes së mëparshme, sigurohuni që nxënësit ta kuptojnë të vërtetën vijuese: Nëpërmjet Jezu Krishtit ne mund të bëhemi të përsosur dhe të marrim bekimet e ekzaltimit.

  • Si mendon, çfarë do të thotë të bëhesh i përsosur nëpërmjet Jezu Krishtit?

  • Si mund të na ndihmojë kjo e vërtetë të ndiejmë shpresë më të madhe se ne dhe të tjerët mund ta trashëgojmë një ditë mbretërinë çelestiale?

Shpresë nëpërmjet Jezu Krishtit

ikona e fotografisë ballore të një personiPër t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë shpresën që kemi ne të gjithë nëpërmjet Jezu Krishtit, merreni parasysh t’i ftoni ata t’i studiojnë thëniet që gjenden në fletushkën shoqëruese. Ftojini ata t’i shenjojnë frazat që janë domethënëse për ta. Në vend që t’i vini nxënësit ta lexojnë thënien nga Plaku J. Devn Kornish, ju mund të merrni parasysh gjithashtu t’u tregoni atyre materialin filmik “Am I Good Enough?” [“A Jam Mjaftueshëm i Mirë?”] (3:28), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

3:33

Shpresë nëpërmjet Jezu Krishtit

Përse më nevojitet ndihma e Jezu Krishtit për t’u bërë i përsosur?

Plaku J. Devn Kornish, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi:

Plaku J. Devn Kornish

“Anëtarët tanë shpesh pyetin: ‘A jam mjaftueshëm i mirë si person?’ ose ‘A do t’ia dal vërtet për në mbretërinë çelestiale?’ Sigurisht që nuk ka gjëra të tilla si ‘të qenit mjaftueshëm i mirë’. Asnjëri prej nesh nuk mund ta ‘fitojë’ ose ‘meritojë’ ndonjëherë shpëtimin e vet, por është diçka e zakonshme të vrasim mendjen nëse pranohemi përpara Zotit, që është mënyra se si unë i kuptoj këto pyetje. …

Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë dhe i qartë. Përgjigjet për pyetjet: ‘A jam mjaftueshëm i mirë’ dhe ‘A do t’ia dal?’ janë ‘Po! Ju do të jeni mjaftueshëm të mirë’ dhe ‘Po, ju do t’ia dilni për sa kohë që vazhdoni të pendoheni dhe nuk përligjeni ose ngrini krye’. Perëndia i qiellit nuk është një arbitër i pashpirt që kërkon çdo justifikim për të na nxjerrë jashtë loje. Ai është Ati ynë përsosurisht i dashur, i cili dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër që t’i ketë të gjithë fëmijët e Tij sërish në shtëpi dhe të jetojnë me Të si familje përgjithmonë. Ai njëmend dha Birin e Tij të Vetëmlindur që ne të mos humbasim por të kemi jetë të përjetshme! Ju lutem besoni dhe ju lutem merrni shpresë e ngushëllim nga kjo e vërtetë e përjetshme. Ati ynë Qiellor synon që ne t’ia dalim! Kjo është vepra e Tij dhe lavdia e Tij.” (J. Devn Kornish, “A Jam Mjaftueshëm i Mirë? A do t’ia Dal?”, Liahona, nëntor 2016, f. 32, 33)

Çfarë mund të bëj për t’u “bërë [i] përsosur nëpërmjet Jezusit”?

Motra Karol F. Mek‑Konki, më parë e Presidencës së Përgjithshme të Të Rejave, dha mësim:

Motra Karol F. Mek‑Konki

“Shpresa jonë për shenjtëri është e përqendruar te Krishti, në mëshirën e Tij dhe në hirin e Tij. Me besim te Jezu Krishti dhe Shlyerja e Tij, ne mund të bëhemi të pastër, pa njollë, kur ne ia mohojmë vetes ligësinë [shihni te Moroni 10:32–33] dhe pendohemi me sinqeritet. Ne pagëzohemi me ujë për heqjen e mëkateve. Shpirtrat tanë shenjtërohen kur ne e marrim Frymën e Shenjtë me zemra të hapura. Çdo javë, ne marrim ordinancën e sakramentit. Në një shpirt pendimi, me dëshira të sinqerta për drejtësi, ne bëjmë besëlidhje se ne jemi të gatshëm të marrim mbi vete emrin e Krishtit, ta kujtojmë Atë dhe të zbatojmë urdhërimet e Tij që të mund të kemi gjithmonë Shpirtin e Tij me ne. Me kalimin e kohës, ndërsa përpiqemi në mënyrë të vazhduar të bëhemi një me Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë, ne bëhemi pjesëtarë të natyrës së Tyre hyjnore [shihni te 2 Pjetër 1:4].” (Karol F. Mek-Konki, “Shkëlqimi i Shenjtërisë”, Liahona, maj 2017, f. 10)

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Plaku Dejll G. Renland

“Perëndia shqetësohet më tepër rreth asaj se kush jemi dhe kush po bëhemi, sesa kush ishim dikur. Ai shqetësohet që ne të vazhdojmë të përpiqemi.” (Dejll G. Renland, “Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme Vazhdojnë të Përpiqen”, Liahona, maj 2015, f. 56–57)

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të studiuar, ftojini ata ta diskutojnë atë që mësuan dhe ndien. Një mënyrë për ta bërë këtë, është t’u kujtoni atyre skenarin nga fillimi i mësimit. Ju mund t’i ftoni ata të shkruajnë një përgjigje për Lukën që mund ta ndihmojë atë të ndiejë shpresë se mund t’ia dalë të shkojë në mbretërinë çelestiale. Ftojini ata të përfshijnë në përgjigjen e tyre mësimet nga Doktrina e Besëlidhje 76, si edhe diçka nga një ose më shumë thënie që ata i studiuan. Nxënësit mund të tregojnë më pas ose ta përmbledhin përgjigjen e tyre me një partner ose nxënësit e gatshëm mund t’ia tregojnë atë klasës.

Reflekto mbi atë që ke mësuar

Përmbylleni mësimin duke u dhënë kohë nxënësve për të reflektuar mbi atë që kanë mësuar dhe ndier sot. Mund t’i paraqitni pyetjet vijuese dhe t’u jepni kohë nxënësve për t’i shënuar përgjigjet e tyre për to në ditarët e tyre të studimit:

  • Çfarë mësove ose ndjeve sot që të dha shpresë nëpërmjet Jezu Krishtit?

  • Si mund të ndikojë ajo që mësove ose ndjeve, në mënyrën se si dëshiron ta jetosh jetën tënde të përditshme?