Seminari
Doktrina e Besëlidhje 76: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 76: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 76”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 76

Doktrina e Besëlidhje 76

Vështrim i Përgjithshëm

Ndërkohë që punonin për përkthimin e frymëzuar të Biblës dhe i përsiatnin shkrimet e shenjta, Profeti Jozef Smith dhe Sidni Rigdoni përjetuan një vegim mbresëlënës. Shpëtimtari u tregoi atyre një seri vegimesh të shkurtra që ndihmuan të jepej mësim rreth rolit të Tij si Shpëtimtari i të gjithë njerëzimit, rënies së Satanit, si dhe përshkrime të secilës prej mbretërive të lavdisë.

ikona e trajnimit Bëni pyetje që ftojnë shqyrtimin e vetvetes: Shqyrtimi i vetvetes dhe vlerësimi i vetes mund ta ftojnë Frymën e Shenjtë ta ndihmojë çdo nxënës t’i shohë gjërat “siç janë në të vërtetë dhe … siç do të jenë në të vërtetë” (Jakobi [LiM] 4:13). Vlerësimet e efektshme të vetes i ndihmojnë nxënësit të marrin parasysh kuptueshmërinë e tyre të tanishme për të vërtetat e ungjillit, arsyen përse të vërtetat kanë lidhje me ta dhe se si t’i jetojnë ato. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari Ofroi Mundësi që Njerëzit të Merrnin Mësim nga Fryma e Shenjtë” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave të titulluar “Doktrina e Besëlidhje 76:71–112”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 76:1–19

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mësojnë nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë ndërsa gjejnë kohë për t’i përsiatur fjalët e Shpëtimtarit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për rrethanat ose situatat me të cilat po përballen aktualisht ose mund të përballen, në të cilat u nevojitet ose dëshirojnë të marrin udhërrëfim nga Zoti nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

  • Material filmik: “When Thou Art Converted” [“Kur të Jeni Kthyer në Besim”] (11:21; shikojeni nga kodi kohor 3:16 deri në 4:19)

Doktrina e Besëlidhje 76:19–24

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dashuri më të madhe për Jezu Krishtin dhe rolin e Tij në planin e Atit Qiellor.

  • Përgatitja e nxënësve: Nxitini nxënësit të shkruajnë një fjali të cilën ata dëshirojnë që të gjithë njerëzit ta dinë rreth Jezu Krishtit, dhe të jenë të përgatitur ta tregojnë atë që shkruan.

  • Materiale për t’u sjellë: Tabakë të mëdhenj letre nëse zgjidhni t’i vini nxënësit t’i shënojnë dhe paraqitin idetë e tyre; kopje të shtypura të himnit “E Di, Jeton Shëlbuesi Im” (Himne, nr. 74) nëse nxënësit nuk kanë qasje te librat e himneve

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzime për veprimtaritë A dhe B nëse nxënësit do t’i punojnë ato më vete ose me një grup

Doktrina e Besëlidhje 76:50–70

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shpresën se mund të marrin ekzaltim nëpërmjet Jezu Krishtit.

Doktrina e Besëlidhje 76:71–112

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëhen më të guximshëm në dëshminë e tyre për Jezu Krishtin.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të mendojnë se çfarë do të thotë të jenë të guximshëm në dëshminë e tyre për Jezu Krishtin. Ata mund të vlerësojnë nivelin e tyre të guximit dhe të marrin parasysh përmirësimet që mund të bëjnë.

  • Material filmik: “Valiant in the Testimony of Jesus” [“Të Guximshëm në Dëshminë e Jezusit”] (15:28; shikojeni nga kodi kohor 13:19 deri në 14:03)