Seminari
Mësimi 20 – Ushtrimi 1 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh dhe Marrja e Njohurisë Shpirtërore


“Mësimi 20 – Ushtrimi 1 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh dhe Marrja e Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Ushtrimi 1 i Zotërimit Doktrinor”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 20: Doktrina e Besëlidhje 6–9

Ushtrimi 1 i Zotërimit Doktrinor

Mësimi Përmendsh dhe Marrja e Njohurisë Shpirtërore

e re duke folur me një shok

Zotërimi doktrinor mund t’i ndihmojë nxënësit të ndërtojnë themelin për jetën e tyre mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ky mësim do t’u japë mundësi nxënësve për të mësuar fragmentet e zotërimit doktrinor dhe të vërtetat që përmbajnë, si dhe për t’i mësuar dhe zbatuar parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përsëritja e zotërimit doktrinor: Mëso Përmendsh

Mund t’ua keni paraqitur tashmë nxënësve disa fragmente të zotërimit doktrinor te Doktrina e Besëlidhje këtë vit. Kjo mund të ketë përfshirë fragmentet te Joseph Smith – Historia 1:15–20, Doktrina e Besëlidhje 1:30 dhe Doktrina e Besëlidhje 1:37–38. Veprimtaria vijuese u jep nxënësve një mundësi për t’i përsëritur ato tre fragmente dhe për t’u familjarizuar me nëntë fragmentet e ardhshme të zotërimit doktrinor nga Joseph Smith – Historia 1:15–20 deri te Doktrina e Besëlidhje 49:15–17. Nëse ndieni se do të ishte më mirë për nxënësit tuaj, mund ta përshtatni atë që të përqendroheni vetëm te fragmentet e zotërimit doktrinor që nxënësit kanë mësuar deri tani.

Kjo veprimtari duhet të zgjatë vetëm 10–15 minuta që të ketë kohë të mjaftueshme për ushtrimin e vënies në zbatim të zotërimit doktrinor më vonë në mësim.

Sillni disa vegla në klasë që nxënësit do t’i njihnin dhe do të dinin si t’i përdornin. Kjo mund të përfshijë një kaçavidë, çekiç dhe sharrë.

  • Kur do të ishe mirënjohës të kishe njërën nga këto vegla?

    Lejojini disa nxënës të flasin. Ata mund të tregojnë përvoja vetjake ose të imagjinojnë situata. Nxënësit mund të zbaviten dhe të jenë krijues me përgjigjet e tyre.

  • Cilat janë disa rrethana në të cilat mund të ishe mirënjohës/e që ke mësuar përmendsh një shkrim të shenjtë?

Fragmentet e zotërimit doktrinor janë një përzgjedhje e shkrimeve të shenjta që mund të jenë veçanërisht të dobishme për ty dhe të tjerët. Në seminar, ke mundësi të mësosh përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta të fragmenteve të zotërimit doktrinor. Mund të provosh edhe t’i mësosh përmendsh vargjet e plota të disa prej këtyre fragmenteve.

Lexoji dhe shenjoji fragmentet vijuese në shkrimet e tua të shenjta. Përzgjidh një ose dy që ndien se janë më kuptimplota për ty.

Paraqiteni tabelën që rendit fragmentet e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë. Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për ta shenjuar secilin nga fragmentet.

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Joseph Smith – Historia 1:15–20

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

Jozef Smithi “pa dy Personazhe, shkëlqimi dhe lavdia e të cilëve i kapërce[nte] të gjitha përshkrimet”.

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 1:30

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

Kisha e Jezu Krishtit është “[e] vetm[ja] kishë [e] vërtetë dhe [e] gjallë”.

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 1:37–38

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

“Qoftë nëpërmjet zërit tim apo nëpërmjet zërit të shërbëtorëve të mi është njësoj.”

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 6:36

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

“Shihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë.”

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 8:2–3

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

“Unë do të të them në mendjen tënde dhe në zemrën tënde, me anë të Frymës së Shenjtë.”

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 13:1

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

Priftëria Aarone “mban çelësat e shërbesës së engjëjve dhe të ungjillit të pendimit e të pagëzimit”.

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 18:10–11

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

“Vlera e shpirtrave është e madhe në sytë e Perëndisë.”

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 18:15–16

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

“Sa i madh do të jetë gëzimi juaj nëse do të më sillni shumë shpirtra!”

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 19:16–19

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

“Unë, [Jezu Krishti], i kam vuajtur këto gjëra për të gjithë.”

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 21:4–6

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

“Fjalën e [profetit] duhet ta merrni si nga goja ime.”

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 29:10–11

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

“Unë do të shfaqem nga qielli me fuqi e lavdi të madhe … dhe do të banoj në drejtësi me njerëzit në tokë për një mijë vjet.”

Referenca e shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor

Doktrina e Besëlidhje 49:15–17

Fraza kyç e shkrimit të shenjtë

“Martesa shugurohet nga Perëndia.”

Ndalu një çast që të përpiqesh t’i mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të një ose dy fragmenteve që janë më kuptimplota për ty. Gjithashtu, mendo për një situatë në të cilën të mësuarit përmendsh të referencës dhe frazës kyç mund të jetë një bekim për ty ose dikë tjetër.

Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për të filluar të mësojnë përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta që zgjodhën. Mund të jetë e dobishme t’i informoni nxënësit që programi Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] mund t’i ndihmojë ata gjithashtu që t’i mësojnë përmendsh fragmentet e zotërimit doktrinor.

Kur nxënësit të kenë pasur kohë të mjaftueshme, ftojini disa të ushtrohen për të thënë frazat kyç të shkrimeve të shenjta që filluan të mësonin përmendsh. Mund edhe t’i ftoni ata të shpjegojnë pse mund të jetë e dobishme që ata t’i mësojnë përmendsh këto referenca dhe fraza.

Inkurajojini nxënësit të vazhdojnë t’i mësojnë përmendsh referencat dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta gjatë gjithë vitit. Ata mund edhe të mësojnë përmendsh të gjithë fragmentin e shkrimeve të shenjta nëse duan.

Mësoji dhe zbatoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Pjesa e mbetur e mësimit përqendrohet te ndihma ndaj nxënësve për të zbatuar parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në një situatë nga jeta reale. Përpara se ta lexoni situatën më poshtë, mund të jetë e dobishme që fillimisht t’i ftoni nxënësit t’i përsëritin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Veprimtaritë e sugjeruara për përsëritje përfshihen në pjesën e shtojcës me titull “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”. Përshkrimet e parimeve gjenden në paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

Eva filloi të studionte librat Joseph Smith – Historia dhe Doktrina e Besëlidhje dhe kishte një përvojë të mirë. Sidoqoftë, ajo hasi disa komente negative në mediat shoqërore rreth Profetit Jozef Smith që e pështjelluan dhe e shqetësuan atë.

Nëse është e dobishme, mund të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë si: “Pse mund të jetë e pështjelluar dhe e shqetësuar ajo?”

Merreni parasysh t’i vini nxënësit në grupe të vogla dhe t’i ftoni të mbledhin ide për mënyrat se si njohuria për parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore mund ta ndihmojë Evën në këtë situatë. Nëse është e dobishme, mund të paraqitni disa ose të gjitha veprimtaritë vijuese dhe mund t’i ftoni grupet t’i plotësojnë ato si pjesë e mbledhjes së ideve.

Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm

  1. Rendit tre profetë nga e kaluara që disa njerëz i ndoqën me besim ndërkohë që të tjerët nuk e bënë dhe madje mund t’i kenë kritikuar.

    • Cilat janë disa arsye pse disa njerëz i ndoqën ndërkohë që të tjerët i kritikuan?

    • Si i bekoi Zoti ata që i ndoqën profetët e Tij?

    • Si mund të na japë përsiatja e këtyre gjërave rreth profetëve të mëparshëm një këndvështrim më të mirë për të përballuar informacionet negative rreth Jozef Smithit?

Nëse nxënësit përmendin një shqetësim historik rreth Profetit, leximi i paragrafëve 9–10 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023) mund të jetë i dobishëm.

Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore

  1. Gjej një burim të caktuar në mënyrë hyjnore rreth Profetit Jozef Smith që mendon se mund ta ndihmojë Evën. Pjesa në vijim mund të të ndihmojë ta bësh këtë:

    • Gjej vargje te Joseph Smith – Historia ose te Doktrina e Besëlidhje që i ke studiuar deri tani, që ilustrojnë atë që mund të bëjmë kur përballemi me një dyshim ose pyetje.

    • Kërkoje emrin “Jozef Smith” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose Topical Guide [Udhëzuesi Tematik]. Ose kërkoje emrin “Jozef Smith” në treguesin e një reviste Liahona të konferencës së përgjithshme ose te programi kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

    • Nëse ke në mendje një koment negativ specifik që mund të thotë dikush rreth Profetit, kërko tek temat në anglisht te pjesa Topics and Questions [Tema dhe Pyetje]ChurchofJesusChrist.org për të parë nëse ka informacion që mund të të ndihmojë. Mendo gjithashtu për një person që i mirëbeson, me të cilin mund t’i rekomandosh kësaj adoleshenteje të flasë.

Vepro me besim

  1. Nëpërmjet Jozef Smithit, Zoti nxori në dritë sa vijon: Librin e Mormonit, Rivendosjen e Kishës së vërtetë dhe të gjallë në tokë, besëlidhjet dhe ordinancat e nevojshme për ekzaltim dhe pjesën më të madhe të librit Doktrina e Besëlidhje. Përsiat mënyra specifike se si Zoti e ka bekuar tashmë jetën tënde nëpërmjet këtyre gjërave dhe mënyrën se si mund të ndihmojnë ato që të forcohet dëshmia jote për Profetin. Mendo rreth asaj që bëre për t’i marrë këto bekime. Rendit disa mënyra në të cilat do t’i rekomandoje Evës të vepronte me besim për të vazhduar ta forcojë dëshminë e vet se Jozef Smithi është një profet i Perëndisë.

Pasi nxënësit të kenë pasur kohë për të mbledhur ide dhe mundësisht për të bërë disa nga veprimtaritë e mësipërme, ftojini ata të tregojnë se çfarë ndiejnë se mund të jetë më e dobishmja për Evën. Inkurajoni shumë nxënës të flasin. Mund të merrni parasysh edhe të pyesni: “Në çfarë mënyrash të tjera mendoni se mund t’i përdorim parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar dikë në këtë situatë?”