Seminari
Doktrina e Besëlidhje 10–11: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 10–11: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 10–11”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 10–11

Doktrina e Besëlidhje 10–11

Vështrim i Përgjithshëm

Zoti shpjegoi atë që u ndodhi 116 faqeve të humbura të dorëshkrimit të Librit të Mormonit dhe se si duhej të vazhdonte puna e përkthimit. Hajrëm Smithi dëshironte të ndihmonte në Rivendosjen e Kishës së Zotit dhe atij iu dha këshillë për mënyrën se si të përgatitej për të shërbyer.

ikona e trajnimitInkurajojini nxënësit të tregojnë të vërtetat që po mësojnë: Dhënia e një mundësie nxënësve që t’i thonë gojarisht mendimet dhe ndjenjat, mund t’i ndihmojë ata të ndiejnë Frymën e Shenjtë t’u japë mësim ose t’ua dëshmojë të vërtetën. Gjeni çaste në mësim kur mund t’i ftoni nxënësit të përsiatin atë që po mësojnë, dhe të tregojnë. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët t’i Tregonin të Vërtetat që po Mësonin” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave me titull “Doktrina e Besëlidhje 10”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 10

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit që t’u shtohet siguria se Perëndia do t’i ndihmojë t’i mposhtin planet djallëzore të Satanit

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Shenjtorët, 1:51–53 që t’i ndihmoni ata të kujtojnë ngjarjet rreth humbjes së 116 faqeve të dorëshkrimit dhe dëshpërimin që ndjeu Jozefi dhe familja e tij në atë kohë.

  • Fletushkë: “Urtësia e Perëndisë”

Doktrina e Besëlidhje 11:1–7

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të synuar dhuratën e jetës së përjetshme që Jezu Krishti ua ofron të gjithë atyre që do ta pranojnë atë

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 11:7 dhe ta krahasojnë përkufizimin e botës për të qenit i pasur me përkufizimin e Zotit. Ftojini ata të përsiatin arsyen pse përkufizimet ndryshojnë.

  • Materiale: Referenca të shkrimeve të shenjta dhe burime të shkruara në copa letrash të vendosura rreth e qark klasës

Doktrina e Besëlidhje 11:8–30

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kërkojnë ndihmën e Zotit që të përgatiten për të marrë pjesë në veprën e Tij

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin arsyen pse dëshirat tona janë të rëndësishme për Zotin dhe të marrin parasysh mënyra se si mund ta forcojnë dëshirën e tyre për t’i shërbyer Atij me më shumë besnikëri.