Seminari
Mësimi 21 – Doktrina e Besëlidhje 10: Urtësia e Perëndisë


“Mësimi 21 – Doktrina e Besëlidhje 10: Urtësia e Perëndisë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 10”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Mësimi 21: Doktrina e Besëlidhje 10–11

Doktrina e Besëlidhje 10

Urtësia e Perëndisë

fletët e arta

Pas humbjes së 116 faqeve të dorëshkrimit, fletët e arta, Urimi dhe Thumimi dhe fuqia për të përkthyer iu morën përkohësisht Jozef Smithit. Zoti e pranoi pendimin e sinqertë të Jozefit dhe shpjegoi se si Ai kishte përgatitur një mënyrë që vepra e Tij të vazhdonte nëpërmjet urtësisë dhe njohurisë së Tij për gjërat përpara se të ndodhin. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit që t’u shtohet siguria se Perëndia do t’i ndihmojë t’i mposhtin planet djallëzore të Satanit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Personi më i urtë që njeh

Kjo pjesë e mësimit është synuar t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë rreth urtësisë së pafundme të Perëndisë. Ndihuni i/e lirë t’i përshtatni temat e sugjeruara vijuese.

  • Cili është personi më i urtë që njeh, ose që ka jetuar në tokë, në secilën prej temave vijuese?

Shkencë, Histori, Fe, Shëndet, Teknologji

  • Po ta bashkoje urtësinë e çdo personi që të shkoi në mendje, si mendon se do të krahasohej ajo urtësi me atë të Perëndisë?

Merreni parasysh të hiqni një vijë vertikale në tabelë me majën që përfaqëson urtësinë e Perëndisë. Ftoni disa nxënës të vendosin shenja mbi vijë aty ku mendojnë se përfaqësohet urtësia e të gjithë njerëzve më të zgjuar në botë e marrë së bashku. Mund t’u kërkoni nxënësve se si fragmentet si Mosia 4:9 dhe Isaia 55:8–9 mund të ndikojnë te vendi ku ata i vendosin shenjat mbi vijë.

Perëndia nuk është vetëm më i urtë se cilido prej nesh. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 10:43 për të parë se kujt tjetër ia kalon urtësia e Perëndisë.

  • Si mund të ketë dobi dikush po të dijë të vërtetën që urtësia e Perëndisë është më e madhe se djallëzia e djallit?

  • Cilët janë disa shembuj në shkrimet e shenjta ose nga historia në të cilët urtësia e Perëndisë e kapërceu një plan djallëzor të djallit?

Përgjigjet për pyetjet e mëparshme mund të përfshijnë se si u përgatit Shlyerja e Krishtit për të kapërcyer efektet e Rënies, si u përgatit puna mëkëmbëse në tempull për t’i ndihmuar ata që jetuan gjatë Braktisjes, ose si mund të kapërcehen mëkatet tona nëpërmjet besimit te Krishti dhe pendimit.

Ndërsa e studion këtë mësim, mendo rreth përpjekjeve të Satanit për të të ndaluar të përparosh shpirtërisht dhe për të bërë veprën e Perëndisë. Mbaj vesh për Frymën e Shenjtë ndërsa të dëshmon që Perëndia i kupton plotësisht taktikat e Satanit dhe ka përgatitur tashmë një mënyrë që t’i mposhtësh ato.

“Djallëzia e djallit”

Merreni parasysh të ftoni një vullnetar t’i kujtojë klasës ngjarjet që çuan në humbjen e 116 faqeve të para të dorëshkrimit të Librit të Mormonit. (Përdoreni mësimin “Doktrina e Besëlidhje 3” ose paragrafin vijues nëse është e nevojshme.)

Satani kishte një plan për ta ndërprerë përkthimin e Librit të Mormonit dhe për t’i bërë njerëzit të dyshonin te vërtetësia e librit. Martin Harrisi ushtroi presion ndaj Jozef Smithit që ai ta linte t’ia tregonte 116 faqet e para të dorëshkrimit të Librit të Mormonit bashkëshortes së vet dhe të tjerëve. Jozefi vazhdoi t’i kërkonte leje Perëndisë, edhe pasi Perëndia i tha dy herë që të mos e lejonte këtë gjë. Si përfundim, Martini i humbi faqet. Engjëll Moroni më pas ia mori Jozefit fletët e arta dhe Urimin dhe Thumimin.

  • Çfarë shqetësimesh mendon se do të ketë pasur Jozefi pasi e humbi dorëshkrimin?

Pas një periudhe pendimi me përulësi, Jozefi i mori përsëri fletët e arta dhe Urimin dhe Thumimin. Moroni i tha atij se Zoti e kishte pranuar pendimin e tij.

Te Doktrina e Besëlidhje 10, Zoti i mësoi Jozefit se ata që i vodhën fletët, planifikonin t’i ndryshonin fjalët e dorëshkrimit. Nëse Jozefi do të ripërkthente të njëjtin material, ata do të kishin pretenduar se ai e përktheu atë ndryshe dhe prandaj ishte një profet i rremë (shih te Doktrina e Besëlidhje 10:10–19).

Pyetjet vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit ta lidhin përvojën e Jozefit me jetën e tyre. Nëse dëshironi, mund t’i shkruani disa nga përgjigjet e tyre në tabelë.

  • Cilët janë disa shembuj të veprave që Perëndia i kërkon rinisë të përmbushë sot?

  • Çfarë planesh djallëzore përdor Satani për t’u përpjekur të na ndalojë ta përmbushim veprën e Perëndisë?

Nxënësit mund të përmendin se planet e Satanit përfshijnë sjelljet varësuese, shpërqendrimin ose dyshimin te vetja. Një përgjigje tjetër është se ai na bën presion që të vlerësojmë mendimet ose stilin e jetesës së të tjerëve më shumë se standardet e Perëndisë.

Shënoje në ditarin tënd të studimit veprën ku ndien se Perëndia do të donte të përqendroheshe tani dhe të përmbushësh në të ardhmen. Përsiatja e kësaj mund ta lejojë Frymën e Shenjtë të të frymëzojë me disa ide. Çfarë metodash mund të jetë duke përdorur Satani tani në jetën tënde për t’u përpjekur të të pengojë ta përmbushësh veprën e Perëndisë?

Urtësia e Perëndisë

ikona e fletushkësNdihmojini nxënësit të zbulojnë urtësinë e Perëndisë dhe njohurinë për gjërat përpara se të ndodhin, duke shtypur në letër dhe duke prerë kopje të mjaftueshme të fletushkës shoqëruese që çdo nxënës të ketë një copë të figurëformueses. Ftojini ata ta lexojnë fragmentin e tyre dhe të shënojnë në anën e prapme të copës së figurëformueses së tyre atë që Perëndia i mësoi dikujt ose e frymëzoi dikë të bënte.

Pastaj ftojini nxënësit të formojnë grupe me nga katër veta me të tjerë që kanë copa të ndryshme. Ftojini grupet të punojnë së bashku për të zbuluar se si Perëndia përgatiti një udhë për ta kapërcyer humbjen e 116 faqeve. Më pas ftojini grupet t’i tregojnë klasës se si ky rrëfim mund të ndihmojë për ta rritur besimin dhe mirëbesimin tonë te Perëndia.

Katër ndihmat më poshtë mund të paraqiten ose jepen nëse nxënësit kanë nevojë për pak më tepër udhërrëfim për t’i kuptuar fragmentet e tyre.

Urtësia e Perëndisë

Fletushka “Urtësia e Perëndisë”

Ndihmat:

  1. 1 Nefi 19:1–3 – Perëndia e urdhëroi Nefin të bënte dy grupe fletësh që trajtonin të njëjtën periudhë kohore.

  2. Fjalët e Mormonit 1:3–7 – Perëndia e frymëzoi Mormonin të përfshinte fletët e vogla me përmbledhjen e së njëjtës periudhë kohore që Mormoni e kishte bërë tashmë nga fletët e tjera të Nefit.

  3. Doktrina e Besëlidhje 10:30, 40–42 – Perëndia i tha Jozef Smithit të përkthente fletët e vogla të Nefit në vend që të ripërkthente atë që Martini kishte humbur nga përmbledhja e fletëve të mëdha prej Mormonit.

  4. Doktrina e Besëlidhje 10:43–46 – Perëndia e krahasoi përmbajtjen e fletëve të vjedhura (shih vargun 44) me atë që Jozefi do të përkthente tani e tutje (shih vargjet 45–46).

Urtësia e Perëndisë në jetën tonë

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se si urtësia e Perëndisë mund ta bekojë jetën e tyre. Kjo mund të bëhet duke krijuar një diskutim në klasë duke përdorur pyetje si ato në vijim:

  • Si mendoni, pse Perëndia dëshiron që adoleshentët sot ta dinë atë që Ai i dha mësim Jozef Smithit në këtë pjesë?

  • Çfarë ka përgatitur Perëndia për të na ndihmuar t’i shpëtojmë djallëzisë së Satanit dhe për të vazhduar ta bëjmë veprën e Tij?

ikona e trajnimitNxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë: Për më shumë praktikë mbi mënyrën se si ta bëni këtë, shihni trajnimin e titulluar “Nxitini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat që po mësojnë” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve: Ftojeni të Mësuarit me Zell. Ky trajnim do t’ju ndihmojë të ushtroheni për t’i ftuar nxënësit t’ia tregojnë njëri-tjetrit atë që po mësojnë.

Ftojini nxënësit të shohin prapa te shënimi i tyre në ditar. Vërini të shtojnë gjëra tek ai duke shënuar se si Perëndia ka përgatitur një mënyrë që ata t’i mposhtin planet djallëzore të djallit në jetën e tyre. Ata mund të përfshijnë edhe atë që ndiejnë mbresën të bëjnë për të mirëbesuar më shumë tek urtësia e Perëndisë që ta përmbushin më mirë veprën e Tij.

Sigurojini nxënësit që urtësia e Perëndisë e tejkalon së tepërmi atë të djallit. Merreni parasysh të dëshmoni për ngushëllimin që vjen nga njohuria se Perëndia e ka parashikuar dhe përgatitur një mënyrë që ata të cilët kanë besim tek Ai, t’i mposhtin të gjitha planet djallëzore të Satanit.