Seminari
Doktrina e Besëlidhje 6–9: Vështrim i Përgjithshëm


“Doktrina e Besëlidhje 6–9: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)

“Doktrina e Besëlidhje 6–9”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet

Doktrina e Besëlidhje 6–9

Doktrina e Besëlidhje 6–9

Vështrim i Përgjithshëm

Oliver Kaudëri mësoi për veprën e Jozef Smith të Riut për përkthimin e Librit të Mormonit ndërkohë që qëndronte në shtëpinë e Jozef Smith Plakut dhe Lusi Mek Smithit. Oliveri ndjeu një dëshirë për të marrë pjesë në vepër dhe u shpërngul në Harmoni të Pensilvanisë, në pranverën e vitit 1829, ku u bë shkruesi i Profetit. Nëpërmjet Jozef Smithit, Zoti i dha Oliverit zbulesa të shumta për sa i përket rolit të tij si shkrues dhe dëshirës së tij për të marrë pjesë në përkthim. Këto zbulesa përmbajnë të vërteta të rëndësishme rreth zbulesës vetjake. Me Oliverin që shërbente si shkrues, Jozef Smithi bëri përparim të konsiderueshëm në përkthimin e Librit të Mormonit me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë.

ikona e trajnimitPërqendrohuni tek të vërtetat që çojnë te kthimi në besim: Ndihmojini nxënësit të zbulojnë doktrinën dhe parimet që ndërtojnë besimin te Jezu Krishti dhe një gatishmëri për t’iu bindur vullnetit të Perëndisë. Inkurajojini ata që të analizojnë mënyrën se si këto të vërteta mund ta thellojnë kthimin e tyre në besim dhe t’i ndihmojnë ata të veprojnë me besim. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shih te “Shpëtimtari Dha Mësim të Vërteta që Çojnë drejt Kthimit në Besim dhe që Ndërtojnë Besim”, te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Një shembull i mënyrës se si mund ta ushtroni këtë përfshihet në mësimin te Doktrina e Besëlidhje 8.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Doktrina e Besëlidhje 6

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta vënë mirëbesimin e tyre te Shpëtimtari kur të përballen me dyshimet dhe frikën

  • Përgatitja e nxënësve: Shpjegoni se Doktrina e Besëlidhje 6:36 është një fragment i zotërimit doktrinor. Inkurajojini nxënësit ta mësojnë përmendsh këtë varg të shkurtër përpara se të vijnë në klasë.

  • Materiali filmik: “Days of Harmony” [“Ditët në Harmoni”] (25:01; shikoni nga kodi kohor 3:07 deri në 7:18 dhe nga kodi kohor 15:02 deri në 17:49)

  • Figura: Pikturë e Jezu Krishtit për ta paraqitur në tabelë

Përkthimi i Librit të Mormonit

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta forcojnë dëshminë e tyre që Perëndia siguroi mjetet dhe fuqinë që Jozef Smithi ta përkthente Librin e Mormonit për ne

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të përzgjedhin një varg ose histori nga Libri i Mormonit që ka ndikuar tek ata.

  • Materiale filmike: “Seer Stone” [“Guri Shikues”] (3:47); “Days of Harmony” [“Ditët në Harmoni”] (25:01; shikoni nga kodi kohor 7:18 deri në 11:33)

  • Materiale të shtypura: Për nxënësit që nuk kanë qasje digjitale te manuali Eja, Më Ndiq, merreni parasysh të shtypni pjesën “Zëra të Rivendosjes” te mësimi “Doktrina e Besëlidhje 6–9: Ky Është Shpirti i Zbulesës”, Eja Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Doktrina e Besëlidhje 2025.

Doktrina e Besëlidhje 8

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta rritin aftësinë e tyre për ta dalluar se si u flet Perëndia nëpërmjet Frymës së Shenjtë

Ushtrimi 1 i Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: T’u japë nxënësve mundësi për të mësuar fragmentet e zotërimit doktrinor dhe të vërtetat që përmbajnë, si dhe për t’i mësuar dhe zbatuar parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor që do të donin të mësonin përmendsh. Ata mund t’i mësojnë përmendsh referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023) ose të punojnë për t’i mësuar përmendsh fragmentet e plota.

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Tabelë me referencat e shkrimeve të shenjta dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor; veprimtaritë për diskutim A, B dhe C që e ndjekin skenarin