“Doktrina e Besëlidhje 3–5: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet (2025)
“Doktrina e Besëlidhje 3–5”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Doktrinën e Besëlidhjet
Doktrina e Besëlidhje 3–5
Doktrina e Besëlidhje 3–5
Vështrim i Përgjithshëm
Në këto seksione, Zoti e korrigjoi Profetin Jozef Smith ngaqë ai frikësohej më shumë nga njeriu sesa nga Perëndia, i zbuloi babait të Jozef Smithit se si mund t’i shërbente Atij dhe e udhërrëfeu Martin Harrisin kur iu desh të dilte para gjyqit. Kjo javë përfshin edhe një mësim vlerësimi.
Ftojini nxënësit t’i zbulojnë të vërtetat vetë: Nganjëherë mësuesi do të vërë në dukje një doktrinë ose parim. Megjithatë, në shumicën e rasteve mësuesi do t’i udhërrëfejë, inkurajojë dhe do t’i lerë nxënësit që ta zbulojnë vetë një doktrinë ose parim. Mësuesit duhet t’i ndihmojnë me zell nxënësit që të fitojnë aftësinë për t’i dalluar doktrinën dhe parimet në mënyrë të pavarur. Për më tepër mbi mënyrën se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ndihmoi Njerëzit ta Kërkonin, Dallonin dhe Kuptonin të Vërtetën” te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit. Mund të shihni edhe një shembull se si ta bëni këtë në mësimin e kësaj jave me titull “Doktrina e Besëlidhje 3”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Doktrina e Besëlidhje 3
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të mirëbesuar te Perëndia më shumë sesa te njerëzit e tjerë
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin kohët kur u ndikuan nga shokët, qoftë për të bërë diçka të drejtë ose gabuar. Kërkojuni atyre të reflektojnë për ndikimin që kanë zgjedhjet e tyre në jetën e tyre dhe ndoshta në jetën e të tjerëve.
-
Materiale: Një send i butë si një lodër pelushi ose jastëk; objekte të rënda të tilla si libra
-
Materiali filmik: “The Work of God” [“Vepra e Perëndisë”] (13:35; shiko nga kodi kohor 2:25 deri në 8:45)
Doktrina e Besëlidhje 4
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i shërbejnë Perëndisë dhe të tjerëve në mënyra të ngjashme me të Krishtit
-
Përgatitja e nxënësve: Mendoni për dikë që është një shembull i mirë i shërbimit të ngjashëm me të Krishtit. Çfarë ka ai person që e ndihmon atë të shërbejë si Shpëtimtari?
Doktrina e Besëlidhje 5
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të dallojnë dëshmitë që Zoti ka siguruar për t’i ndihmuar ata të marrin një dëshmi vetjake për Librin e Mormonit si një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit dhe për thirrjen e Jozef Smithit si profeti i Perëndisë
-
Përgatitja e nxënësve: Kërkojuni nxënësve të mendojnë për përvojat që i kanë rritur dëshmitë e tyre për Librin e Mormonit. Nxënësve do t’u jepet mundësi, nëse e zgjedhin, që t’i japin dëshmitë e tyre vetjake gjatë orës mësimore.
-
Materiali filmik: “Compelling Witness” [“Dëshmi Bindëse”] (7:46)
-
Fletushkë: “Dëshmitë”
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe vlerësojnë se si i ndihmuan përvojat e tyre me studimin e librave Doktrina e Besëlidhje dhe Joseph Smith – Historia që të rriten shpirtërisht dhe të afrohen më shumë me Shpëtimtarin
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të reflektojnë për mësimet shpirtërore që po marrin këtë vit, dhe të zgjedhin një gjë që kanë mësuar ose ndier, e cila i ka ndihmuar të përparojnë shpirtërisht.
-
Materiale: Figurë e Profetit Jozef Smith, dy fletë të vogla letre për çdo nxënës