Eja, Më Ndiq
23–29 Nëntor. “Kërkoni Zotin dhe do të Rroni”: Amos; Abdia; Jona


“23–29 Nëntor. ‘Kërkoni Zotin dhe do të Rroni’: Amos; Abdia; Jona”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“23–29 Nëntor. ‘Kërkoni Zotin dhe do të Rroni’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

Jona del në breg të detit

Jonah on the Beach at Nineveh [Jona në Bregdet në Ninive], nga Daniel Lewis

23–29 Nëntor: “Kërkoni Zotin dhe do të Rroni”

Amos; Abdia; Jona

Jona ishte në një anije që shkonte për në Tarshish. Nuk kishte asgjë të keqe të lundroje për në Tarshish, përveç faktit se ishte larg Ninivesë, ku Jona supozohej të shkonte për të dhënë mesazhin e Perëndisë. Kur anija u ndesh me një stuhi të madhe, Jona e dinte se ishte për shkak të mosbindjes së tij. Nga këmbëngulja e Jonas, anëtarët e tij të ekuipazhit e hodhën atë në thellësitë e detit që të fashitej stuhia. Dukej se ishte fundi i Jonas dhe shërbesës së tij. Por Zoti nuk kishte hequr dorë nga Jona, ashtu si nuk kishte hequr dorë nga populli i Ninivesë, nga shtëpia e Izraelit apo nga kushdo prej nesh.

Prandaj Ai vazhdon të dërgojë profetë, si Jona, Amosi, Abdia dhe profetët tanë sot, me mesazhin që, nëse pendohemi, nuk do të dëbohemi përgjithmonë. Nga të gjitha “sekret[et”] që zbulon Perëndia (shihni tek Amos 3:7), ky është ndër sekretet më të vyera: se për shkak të Jezu Krishtit, nuk është shumë vonë për të ndryshuar. Ai akoma dëshiron të na ndihmojë që të jetojmë sipas besëlidhjeve që bëmë me Të dhe Ai është i gatshëm për të na ofruar një mundësi tjetër.

Për më shumë rreth këtyre librave, shihni zërat “Amos”, “Abdia” dhe “Jona” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Amos 3:1–8; 7:10–15

ikona e seminarit
Zoti e zbulon të vërtetën nëpërmjet profetëve të Tij.

Tek Amos 3:3–6, profeti Amos paraqiti shembuj të përfundimeve që mund të nxjerrim nga shenjat që dëgjojmë ose shohim: kur një luan vrumbullon, ai duhet të ketë kapur gjahun; nëse një zog kapet në grackë, duhet të ketë pasur karrem atje. Te vargjet 7–8, Amosi e zbatoi këtë logjikë për profetët. Çfarë përfundimesh mund të nxjerrim kur një profet profetizon? Çfarë mësoni tjetër rreth profetëve nga Amos 7:10–15?

Çfarë ju ka zbuluar Zoti nëpërmjet profetëve të Tij?

Plaku Ulises Soares tha se “profetët që ne i kemi, janë shenjë e dashurisë së Perëndisë” (“Profetët Flasin nëpërmjet Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë”, Liahona, maj 2018, f. 99). Merrni parasysh se si do ta plotësonit këtë fjali: “Unë e di se Perëndia më do, sepse Ai dërgon profetë të cilët …” Këtu janë disa shkrime të shenjta që mund të ndihmojnë: Ligji i Përtërirë 18:18; Ezekiel 3:16–17; Efesianëve 4:11–14; 1 Nefi 22:2; Doktrina e Besëlidhje 21:4–6; 84:36–38; 107:91–92.

Çfarë do t’i thoshit dikujt që mendon se profetët nuk nevojiten sot?

Shihni edhe tek Tema dhe Pyetje, “Prophets” [“Profetët”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Amos 4–5

“Kërkoni Zotin dhe do të rroni.”

Sipas vargjeve tek Amos 4:6–13, çfarë kishte shpresuar Zoti se do të ndodhte pasi izraelitët përjetuan sprova? (Shihni edhe te Helamani 12:3.) Ndonëse sprovat tuaja mund të mos jenë dërguar nga Perëndia, si ju kanë dhënë ato mundësi për t’u kthyer tek Ai?

Ndërsa lexoni tek Amos 5:4, 14–15, përsiatni se si Zoti ka qenë i dhembshur me ju. Si ju ka sjellë jetë fakti që e keni kërkuar Atë?

Amos 8:11–12

Fjala e Zotit mund të kënaqë urinë dhe etjen shpirtërore.

Ndërsa lexoni tek Amos 8:11–12, mendoni se përse zija e bukës është një krahasim i mirë për të jetuarit pa fjalën e Perëndisë (shihni edhe te Gjoni 6:26–35; 2 Nefi 9:50–51; 32:3; Enosi 1:4–8). Si e kuptoni kur jeni të uritur shpirtërisht?

Këto vargje gjithashtu mund të gjejnë zbatim për Braktisjen e Madhe (shihni tek Tema dhe Pyetje, “Apostasy” [“Braktisja”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Si ka ndikuar ajo “uri” shpirtërore te fëmijët e Perëndisë? Si e ka shuar Rivendosja urinë tuaj shpirtërore?

Shihni edhe tek “The Great Apostasy” [“Braktisja e Madhe”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

16:36

The Great Apostasy

Abdia 1:21

Kush janë “[shpëtimtarët] … në malin e Sionit”?

Duke iu referuar vargut tek Abdia 1:21, Presidenti Gordon B. Hinkli shpjegoi se ne bëhemi shpëtimtarë në malin e Sionit kur marrim ordinancat në tempull për njerëzit e vdekur (shihni te “Closing Remarks”, Liahona, nëntor 2004, f. 105). Ku ngjason bërja e asaj pune, qoftë vetëm në një mënyrë të vogël, me atë që bëri Shpëtimtari për ne? Si ju ka ndihmuar bërja e kësaj pune që të ndiheni më pranë Shpëtimtarit?

Shihni edhe tek “Tempuj t’Shenjt’ në Mal t’Sionit”, Himne, nr. 187.

një grup të rinjsh jashtë një tempulli

Jona 1–4

Zoti është i mëshirshëm ndaj të gjithë atyre që kthehen tek Ai.

Qyteti i Ninivesë ishte një armik i Izraelit, i njohur për dhunën dhe mizorinë e vet. Jonas ndoshta i dukej joreale që ata ishin gati për t’u penduar. Mund të jetë interesante të krahasoni qëndrimin e Jonas (shihni te Jona 1; 3–4) me ndjenjat e Almës dhe të bijve të Mosias (shihni te Mosia 28:1–5; Alma 17:23–25). Çfarë mësoni nga kapitulli te Jona 3 që ju frymëzon ta shpërndani ungjillin madje edhe tek ata që mund të mos duken gati për të ndryshuar?

Ndërsa e lexoni librin e Jonas, kërkoni shembuj të mëshirës së Zotit. Si mendoni, përse Jonas “nuk i pëlqeu” dhe “u zemërua” (Jona 4:1) kur Zoti tregoi mëshirë ndaj popullit të Ninivesë? Çfarë ndieni se po përpiqej Zoti t’i mësonte atij te kapitulli 4? Përsiatni se si e keni përjetuar mëshirën e Tij në jetën tuaj. Çfarë mësoni nga Jona që mund t’ju ndihmojë të bëheni më të mëshirshëm?

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Për shkak se kjo e diel është e diela e pestë e muajit, mësuesit/et e Fillores nxiten të përdorin veprimtaritë e të mësuarit te “Shtojca B: Përgatitja e Fëmijëve për të Ecur Gjatë Gjithë Jetës në Shtegun e Besëlidhjeve të Perëndisë”.

Amos 3:7

Profetët janë lajmëtarë të Jezu Krishtit.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj që të kuptojnë vargun tek Amos 3:7, mund t’i pëshpëritni një mesazh të thjeshtë njërit prej tyre dhe t’i kërkoni t’ua thonë mesazhin fëmijëve të tjerë. Si është lajmëtari në këtë veprimtari i ngjashëm me një profet? Përse na jep Zoti profetë?

  • Për të mësuar më shumë rreth asaj që bëjnë profetët, ju dhe fëmijët tuaj mund të rishikoni mesazhet e kohës së fundit nga Presidenti aktual i Kishës. Gjithashtu mund të këndoni një këngë si “Ndiqe Profetin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 58–59). Tregojini njëri‑tjetrit se përse zgjidhni ta ndiqnin profetin e Perëndisë.

Ndihmojini fëmijët që t’i mësojnë përmendsh shkrimet e shenjta. Plaku Riçard G. Skot tha: “Futja në kujtesë e shkrimeve të shenjta është si të krijosh miqësi të re. Ajo është si të zbulosh një individ të ri që mund të të ndihmojë në kohë nevoje, të japë frymëzim e ngushëllim dhe të jetë një burim nxitjeje për ndryshimin e nevojshëm” (“Fuqia e Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, nëntor 2011, f. 6). Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj që ta mësojnë përmendsh të gjithë vargun ose pjesë të tij tek Amos 3:7, mund ta shkruani vargun dhe ta përsëritni së bashku. Pastaj mund të fshini ose mbuloni disa fjalë njëherësh derisa fëmijët tuaj të mund ta përsëritin përmendsh të gjithë vargun.

Amos 8:11–12

Rivendosja e ungjillit i dha fund zisë së bukës dhe braktisjes.

  • Ftojini fëmijët tuaj të bëjnë sikur janë të uritur ndërsa ju lexoni vargjet tek Amos 8:11–12. Si ndiheni kur jeni të uritur për fjalën e Perëndisë? Ndoshta fëmijët tuaj mund të bëjnë sikur hanë ndërkohë që i tregoni njëri‑tjetrit disa nga shkrimet tuaja të parapëlqyera.

  • Mund të përdorni Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta, “Braktisje” (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit] ose “Pas Dhiatës së Re” (tek Tregime nga Dhiata e Re, f. 167–170) për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të kuptojnë “urinë” që erdhi prej Braktisjes së Madhe dhe se si ajo përfundoi me Rivendosjen. Tregojini njëri‑tjetrit arsye të tjera pse jeni mirënjohës që Zoti e rivendosi ungjillin e Tij në kohën tonë.

    2:52

    After the New Testament

Jona 1–3

Zoti do të më ndihmojë që t’i bindem Atij, edhe kur është e vështirë.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj që të mësojnë historinë e Jonas, mund të shqyrtoni mësimin “Jona, Profeti” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër; shihni edhe faqen e veprimtarisë së kësaj jave). Pastaj mund të pyetni:

    • Çfarë ndodhi kur Jona nuk iu bind Zotit? (Shihni te Jona 1:4–17.)

    • Çfarë bëri Jona për t’u penduar? (Shihni te Jona 1:10–12; 2:1–4, 9; 3:1–4.)

    • Çfarë ndodhi kur Jona vërtet u bind? (Shihni te Jona 3:35.)

    2:30

    Jonah the Prophet

  • Fëmijëve tuaj mund t’iu pëlqejë ta ritregojnë historinë e Jonas ose ta luajnë atë me role. Tregojini njëri‑tjetrit disa përvoja të tjera kur Zoti dëshironte që ju të bënit diçka që ishte e vështirë për ju. Si ju ndihmoi Ai që t’i bindeshit Atij?

Jona 1–4

Zoti është i mëshirshëm ndaj të gjithë atyre që kthehen tek Ai.

  • Ndoshta fëmijët tuaj mund të bëjnë sikur po e intervistojnë Jonan rreth përvojës së tij. Çfarë pyetjesh do t’i bënin atij? Nxitini që të bëjnë pyetje për të zbuluar se çfarë mësoi Jona rreth Zotit. Çfarë mund të thoshte Jona, për shembull, rreth mëshirës së Zotit? (Shihni, për shembull, te Jona 2:7–10; 3:10; 4:2.)

Jezusi duke u zgjatur drejt një burri që po e ulin nëpërmjet çatisë

Christ and the Palsied Man [Krishti dhe Paralitiku], nga J. Kirk Richards

  • Ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë për shembuj kur Shpëtimtari tregoi mëshirë ndaj të tjerëve, të tilla si te Marku 2:3–12; Lluka 23:33–34 dhe Gjoni 8:1–11. Ju dhe fëmijët tuaj mund të kërkoni figura me këta shembuj. Çfarë mundësish kemi për të qenë të mëshirshëm me të tjerët?

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Jona, të cilin po e hedhin nga një varkë në det, ku hija e një peshku të madh mezi duket.

Jonah and the Whale [Jona dhe Peshku i Madh], nga Kevin Carden

faqja e veprimtarisë së Fillores: Zoti do të më ndihmojë që t’i bindem Atij, edhe kur është e vështirë