Eja, Më Ndiq
16–22 Nëntor. “Do t’i Dua Shumë”: Osea 1–6; 10–14; Joel


“16–22 Nëntor. ‘Do t’i Dua Shumë’: Osea 1–6; 10–14; Joel”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“16–22 Nëntor. ‘Do t’i Dua Shumë’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

një çift i sapomartuar jashtë një tempulli

16–22 Nëntor: “Do t’i Dua Shumë”

Osea 1–6; 10–14; Joel

Besëlidhja e Izraelit me Zotin kishte për qëllim që të ishte aq e thellë dhe kuptimplote, saqë Zoti e krahasoi atë me një martesë. Besëlidhja, ashtu si një martesë, përfshiu zotim të përjetshëm, përvoja të përbashkëta, ndërtim të një jete së bashku, besnikëri të madhe dhe, mbi të gjitha, dashuri me gjithë zemër. Për fat të keq, izraelitët nuk ishin besnikë ndaj besëlidhjes së tyre. Dhe prapëseprapë mesazhi i Zotit për ta nuk ishte: “Unë do t’ju refuzoj përgjithmonë”. Përkundrazi ishte: “Do t’ju ftoj përsëri” (shihni tek Osea 2:14–15). “Do të fejohesh me mua në drejtësi”, – shpalli Ai nëpërmjet profetit Osea (Osea 2:19). “Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t’i dua shumë” (Osea 14:4). Ky është i njëjti mesazh që Ai na jep sot ndërsa kërkojmë t’i jetojmë besëlidhjet tona me dashuri dhe përkushtim.

Joeli shprehu një mesazh të ngjashëm: “Kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhembshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi” (Joel 2:13). Leximi i fjalëve të këtyre profetëve mund t’ju nxitë që të përsiatni marrëdhënien tuaj vetjake me Zotin, që të mendoni rreth mënyrës se si besnikëria e Tij ndaj jush ju frymëzon të jeni besnikë ndaj Tij.

Për një vështrim të përgjithshëm të librave Osea dhe Joel, shihni zërat “Osea” dhe “Joel” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Osea 1–314

Zoti gjithmonë më fton që të kthehem tek Ai.

Gruaja e Oseas, Gomera, nuk ishte besnike ndaj tij dhe Perëndia vuri në dukje këtë ngjarje të trishtueshme për t’ju mësuar izraelitëve se si ndihej Ai rreth tyre dhe besëlidhjeve të tyre me Të. Ndërsa i lexoni kapitujt tek Osea 1–3, përsiatni se si e sheh Zoti marrëdhënien e Tij me popullin e Tij të besëlidhjes. Si është bërja e një besëlidhjeje me Zotin sikurse nisja e një martese? Si është mosarritja për ta mbajtur atë besëlidhje njësoj si të mos jesh besnik ndaj një bashkëshorti/eje? (Shihni tek Osea 2:5–7, 13.) Çfarë mësoni nga vargjet tek Osea 2:14–23 rreth dashurisë dhe mëshirës së Zotit? Si ia tregoni Atij dashurinë dhe besnikërinë tuaj?

Tek Osea 14 kërkoni premtimet e shumta dhe të bukura që Zoti ua bën atyre që kthehen tek Ai. Çfarë kuptimi ka për ju fraza “dua shumë”? (Vargu 4.) Çfarë mësoni nga metaforat për bimët te vargjet 5–8 rreth bekimeve të Zotit, përfshirë bekimeve të pendimit? Si pjesë të studimit tuaj, merrni parasysh të këndoni ose dëgjoni një himn rreth mëshirës së Shpëtimtarit, të tillë si “Te Jezusi t’Vini” (Himne, nr. 61).

grua e dëshpëruar

Gomeres, e cila përfaqëson shtëpinë e Izraelit dhe besëlidhjet e tyre të shkelura, iu ofrua shëlbim nga Zoti. Ilustrimi nga Deb Minnard‑i, licencuar nga goodsalt.com

Osea 6:4–7; Joel 2:12–13

Përkushtimi ndaj Perëndisë duhet të ndihet brenda vetes, jo thjesht të shprehet nga jashtë.

Njerëzit në kohën e Oseas po ofronin flijime kafshësh, por ata po i shkelnin urdhërimet më të rëndësishme. Si mendoni, çfarë do të thotë që Zoti “dëshiro[nte] mëshirë dhe jo flijimet, dhe njohjen e Perëndisë më shumë se olokaustet”? (Osea 6:6.) Si mendoni, çfarë do të thotë që drejtësia të jetë si një re ose si vesa? (Shihni tek Osea 6:4.) Me çfarë duhet të ngjasojë drejtësia jonë? (Shihni tek Isaia 48:18; 1 Nefi 2:9–10.)

Ju mund të lexoni gjithashtu vargjet te Mateu 9:10–13; 12:1–8 për të parë se si Shpëtimtari e përdori vargun tek Osea 6:6 gjatë shërbesës së Tij. Si ju ndihmojnë këto fragmente për t’i kuptuar fjalët e Oseas?

Kur lexoni vargjet te Joel 2:12–13, mund t’ju ndihmojë të dini se të grisësh ose copëtosh veshjen e dikujt, ishte një shenjë e jashtme e vajtimit ose e brejtjes së ndërgjegjes. Si ndryshon grisja e zemrës sonë nga grisja e rrobave tona?

Joel 2

ikona e seminarit
“Unë do të përhap Frymën tim[e] mbi çdo mish.”

Çfarë ngjashmërish shihni midis kohës sonë dhe kohës që parashikoi Joeli? (Shihni veçanërisht te Joel 2:1–2, 11, 18–32.) Çfarë ju bën përshtypje rreth bekimeve që premtoi Zoti te vargjet 18–32? Përse këto bekime mund të jenë veçanërisht të vlefshme sot?

Mund të jetë interesante të lexoni atë që tha Moroni rreth kapitullit te Joel 2, kur vizitoi Jozef Smithin në vitin 1823 (shihni te Joseph Smith – Historia 1:41). Si e ndieni se profecitë te Joel 2:28–32 po përmbushen në kohën tonë? (Shihni edhe te Veprat e Apostujve 2:1–21.) Si mendoni, çfarë do të thotë që Zoti do të “përhap[ë] Frymën [e Tij] mbi çdo mish”? (Joel 2:28.)

Mund të përsiatni këto fjalë nga Presidenti Rasëll M. Nelson: “Në ditët e ardhshme, nuk do të jetë e mundur të mbijetojmë shpirtërisht pa ndikimin udhërrëfyes, drejtues, ngushëllues dhe të vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë” (“Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Liahona, maj 2018, f. 96). Përse zbulesa është thelbësore për mbijetesën tuaj shpirtërore?

Çfarë mund të bëni nëse ndieni se nuk po e merrni atë derdhje? Këtu janë disa shembuj që mund të ndihmojnë. Çfarë bënë njerëzit në këto shkrime të shenjta për të marrë një derdhje të Shpirtit të Zotit?

Ndërsa i lexoni këto fjalë nga Plaku Dejvid A. Bednar, përsiatni se çfarë do të thotë për ju që të ndieni një derdhje të Frymës së Shenjtë në jetën tuaj të përditshme.

“Ne shpesh e vështirësojmë vetë marrjen e zbulesës vetjake. Me këtë dua të them që premtimi besëlidhës është që, kur i nderojmë besëlidhjet tona, ne gjithmonë mund ta kemi Frymën e Shenjtë që të jetë shoqëruesi ynë i vazhdueshëm. Por ne flasim rreth kësaj dhe e trajtojmë sikur të dëgjuarit e zërit të Zotit nëpërmjet Shpirtit të Tij është një ngjarje e rrallë. … [Shpirti] duhet të jetë me ne gjatë gjithë kohës. Por nëse një njeri po bën më të mirën e vet – nuk ju duhet të jeni të përsosur – por nëse ju dhe unë po bëjmë më të mirën dhe nuk po bëjmë shkelje të rënda, atëherë ne mund të mbështetemi tek udhërrëfimi i Frymës së Shenjtë. …

… Duket sikur besojmë që Fryma e Shenjtë është një zë dramatik, i madh dhe befasues, ndërkohë që ai është i qetë, i vogël e duke u rritur me kalimin e kohës” (“Diskutimi i Plakut Dejvid A. Bednar” [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 7 shkurt 2020], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org).

Shihni edhe te Geri E. Stivenson, “Nxitjet e Shpirtit”, Liahona, nëntor 2023, f. 42–45; “Enemy Territory” [“Territori Armik”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

3:38

Enemy Territory

Krijoni një mjedis shpirtëror. “Çfarë keni vëzhguar që kontribuon te një mjedis shpirtëror për ta mësuar ungjillin? Çfarë ndikon negativisht tek [ai]? … Mendoni për mjedisin ku jepni më shpesh mësim [ose mësoni vetë]. Si ndiheni kur jeni atje? Si mund ta ftoni Shpirtin më me efektshmëri që të jetë i pranishëm atje?” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 18.)

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Osea 2:19–20

Unë mund t’i mbaj besëlidhjet e mia me besnikëri.

  • Në librin e Oseas, Zoti i krahasoi me një martesë besëlidhjet e Tij me popullin e Tij. Që të mësoni nga ky krahasim, ju dhe fëmijët tuaj mund të shihni figurën e një nuseje dhe një dhëndri dhe të flisni për atë se si Ati Qiellor dëshiron që një bashkëshort e një bashkëshorte ta trajtojnë njëri‑tjetrin. Ndihmojini fëmijët tuaj që të gjejnë fjalët tek Osea 2:19–20 që përshkruajnë mënyrën se si Zoti ndihet për ne. Si mund t’i tregojmë Zotit se e duam Atë dhe do të jemi besnikë ndaj Tij?

Osea 10:12

“Është koha për të kërkuar Zotin.”

  • Osea 10:12 u referohet mbjelljes, korrjes, kohës dhe shiut për të na ftuar që të kërkojmë Zotin. Ndërsa e lexoni këtë varg, çfarë idesh krijuese ju vijnë ndërmend që mund t’i frymëzojnë fëmijët ta kërkojnë Atë? Për shembull, ndoshta fëmijët tuaj mund të vizatojnë një orë dhe të shkruajnë mënyrat se si ata mund ta kërkojnë Zotin në çaste të ndryshme gjatë gjithë ditës. Një këngë si “Anytime, Anywhere” [“Kurdoherë, Kudo”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit] mund t’ju ndihmojë të jepni mësim se gjithmonë çdo çast është i duhuri për ta kërkuar Zotin.

  • Ose fëmijët tuaj mund të bëjnë veprime të thjeshta që përputhen me vargun, të tilla si të bëjnë sikur po mbjellin fara, po vjelin perime ose po qëndrojnë në shi. Ndihmojini fëmijët tuaj ta krahasojnë mbjelljen e një fare dhe vjeljen e ushqimeve të mira me të jetuarit me drejtësi dhe marrjen e bekimeve të Zotit. Më pas mund t’i tregoni njëri‑tjetrit për bekimet që Zoti i ka derdhur mbi ju kur jeni përpjekur ta kërkoni Atë.

Osea 13:4, 14

Jezu Krishti është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi im.

  • Për të theksuar të vërtetën tek Osea 13:4 se nuk ka Shpëtimtar përveç Jezu Krishtit, ju mund t’u tregoni fëmijëve tuaj figura të disa njerëzve, përfshirë Jezusin. Fëmijët tuaj mund ta bëjnë me radhë duke treguar me gisht drejt personit që ka fuqinë për të na shpëtuar nga mëkati dhe vdekja. Jepni dëshminë tuaj për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij.

  • Fëmijët tuaj mund të kërkojnë fjalë tek Osea 13:4, 14 të cilat përshkruajnë Jezu Krishtin. Çfarë na mësojnë këto fjalë rreth Tij? Merreni parasysh t’i ndihmoni fëmijët tuaj që të përdorin mjetin Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta për të gjetur shkrime të tjera të shenjta që na mësojnë se Jezusi është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë. Tregojini njëri‑tjetrit se si ndiheni rreth Jezu Krishtit.

një djalë duke u lutur

Joel 2:28–29

Fryma e Shenjtë mund të më udhërrëfejë.

  • Ndoshta mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj që të kuptojnë vargjet te Joel 2:28–29 duke i lejuar të derdhin një lëng dhe më pas duke e krahasuar atë me rënien pikë‑pikë ose një curril. Çfarë mund të nënkuptonte që Shpirti të “përhap[ej]” mbi ne?

  • Ndërsa lexoni së bashku vargjet te Joel 2:28–29, mund t’i ftoni fëmijët tuaj të vendosin emrat e njëri‑tjetrit në vend të frazave “bijtë tuaj” dhe “bijat tuaja”. Më pas ndihmojini të kërkojnë shkrime të shenjta si Gjoni 14:16; Moroni 10:5; Doktrina e Besëlidhje 42:17 për të zbuluar se si Shpirti mund t’i ndihmojë ata.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Jezusi duke na e bërë me shenjë në prag të një dere

Savior [Shpëtimtari], nga Kelly Pugh

faqja e veprimtarisë së Fillores: Fryma e Shenjtë mund të më udhërrëfejë