Eja, Më Ndiq
27 Korrik – 2 Gusht. “Jam Duke Bërë një Punë të Madhe”: Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8


“27 Korrik – 2 Gusht. ‘Jam Duke Bërë një Punë të Madhe’: Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–6; 8”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“27 Korrik – 2 Gusht. ‘Jam Duke Bërë një Punë të Madhe’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

muret e Jerusalemit duke u rindërtuar

I Have a Great Work to Do [Unë Kam një Punë të Madhe për ta Bërë], nga Tyson Snow

27 Korrik – 2 Gusht: “Jam Duke Bërë një Punë të Madhe”

Ezdras 1; 3–7; Nehemias 2; 4–68

Populli judeas ishte qenë në robëri në Babiloni për rreth 70 vjet. Ata kishin humbur Jerusalemin dhe tempullin dhe shumë njerëz e kishin harruar zotimin e tyre ndaj ligjit të Perëndisë. Por Perëndia nuk i kishte harruar ata. Në fakt, Ai kishte shpallur nëpërmjet profetit të Tij: “Unë do t’ju vizitoj dhe do ta realizoj fjalën time të mirë, duke bërë të riktheheni në këtë vend” (Jeremia 29:10). I vërtetë ndaj kësaj profecie, Zoti hapi një udhë që populli i Tij të kthehej, si në Jerusalem po ashtu edhe, më e rëndësishme, në besëlidhjet e tyre. Ai thirri shërbëtorë të cilët përmbushën “një punë të madhe” (Nehemias 6:3): Një guvernator, i quajtur Zorobabeli, mbikëqyri rindërtimin e shtëpisë së Zotit. Ezra, një prift dhe shkrues, i ndihmoi njerëzit që t’i kthenin zemrat e tyre përsëri te ligji i Zotit. Nehemia udhëhoqi rindërtimin e mureve mbrojtëse përreth Jerusalemit. Ata u ndeshën me kundërshtime, por gjithashtu morën ndihmë nga burime të papritura. Përvojat e tyre mund t’i informojnë dhe frymëzojnë përvojat tonat, sepse edhe ne po bëjmë një punë të madhe. Dhe ashtu si puna e tyre, puna jonë ka të bëjë shumë me shtëpinë e Zotit, ligjin e Zotit dhe mbrojtjen shpirtërore që gjejmë tek Ai.

Për një vështrim të përgjithshëm të librit të Ezdras dhe Nehemias, shihni zërat “Esdra” dhe “Nehemia” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Ezdras 1

Zoti i frymëzon njerëzit për të përmbushur qëllimet e Tij.

Pasi Persia e pushtoi Babiloninë, Zoti e frymëzoi mbretin persian, Kirin, për të dërguar një grup judenjsh në Jerusalem për të rindërtuar tempullin. Ndërsa lexoni tek Ezdras 1, vini re se çfarë bëri Kiri për t’i mbështetur judenjtë në këtë punë të rëndësishme. Si e shihni Zotin të punojë nëpërmjet burrave dhe grave përreth jush, përfshirë njerëz që nuk janë anëtarë të Kishës së Tij? Çfarë ju sugjeron kjo rreth Zotit dhe punës së Tij?

Shihni edhe tek Isaia 44:24–28.

Ezdras 3:8–13; 6:16–22

Shtëpia e Zotit është një vend gëzimi.

Kur babilonasit e pushtuan Jerusalemin, ata e plaçkitën tempullin dhe e dogjën atë komplet (shihni te 2 Mbretërve 25:1–10; 2 Kronikave 36:17–19). Si mendoni, si mund të ishit ndier po të kishit qenë njëri prej judenjve që ishin dëshmitarë të kësaj? (Shihni te Psalmeve 137.) Vini re se si u ndien judenjtë, dekada më vonë, kur u lejuan të ktheheshin dhe të rindërtonin tempullin (shihni tek Ezdras 3:8–13; 6:16–22). Kjo mund t’ju nxitë që të përsiatni vetë ndjenjat tuaja rreth Zotit dhe shtëpisë së Tij. Përse është ndërtimi i një tempulli një arsye për të kremtuar?

priftërinj jashtë tempullit të Zorobabelit

Tempulli i Zorobabelit; ilustrim nga Sam Lawlor

Ezdras 4–7; Nehemias 2; 46

ikona e seminarit
Perëndia ka një punë të rëndësishme që unë ta bëj.

Puna e Zotit rrallëherë shkon pa hasur kundërshtim. Kjo ishte e vërtetë për përpjekjet që drejtoheshin nga Zorobabeli dhe Nehemia. Ja një qasje e thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të mësoni nga këto histori dhe të merrni parasysh se si mund ta bëni punën e Zotit pavarësisht nga kundërshtimi:

Puna e Perëndisë për Zorobabelin (Ezdras 4:3):

Puna e Perëndisë për Nehemian (Nehemias 2:17–18):

Puna e Perëndisë për mua:

Kundërshtimi me të cilin u përball Zorobabeli (Ezdras 4:4–24):

Kundërshtimi me të cilin u përball Nehemia (Nehemias 2:19; 4:1–3, 7–8; 6:1–13):

Kundërshtimi me të cilin përballem unë:

Si u përgjigj Zorobabeli (Ezdras 5:1–2):

Si u përgjigj Nehemia (Nehemias 2:20; 4:6, 9; 6:3–15):

Si mund të përgjigjem unë:

Për t’ju ndihmuar që ta krahasoni përvojën e Nehemias me jetën tuaj, mund të studioni mesazhin e Presidentit Diter F. Uhtdorf “Jemi Duke Bërë një Punë të Madhe dhe nuk Mund të Zbresim” (Liahona, maj 2009, f. 59–62), veçanërisht dy pjesët e fundit. Ndërkohë që mendoni për punën që ju ka dhënë Perëndia, mund të studioni dokumentin “Tema e Të Rejave” ose “Tema e Kuorumeve të Priftërisë Aarone” (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit]. Ose mund të shihni një himn si “Si Motra në Sion” (Himne, nr. 204) ose “Ju Pleq t’Izraelit” (Himne, nr. 205).

Si mendoni, çfarë do të thotë që ta kemi “marrë me zemër punën” në shërbimin ndaj Shpëtimtarit? (Nehemias 4:6.) Çfarë do të thotë që të keni “dor[ën] mirëdashëse [të] Perëndisë … mbi [ju]” kur bëni punën e Tij? (Nehemias 2:8; shihni edhe te Nehemias 2:18; Ezdras 7:6, 9, 27–28.) Si e keni parë dorën e Tij në përpjekjet tuaja për t’i shërbyer Atij?

Nehemias 8

Unë bekohem kur i studioj shkrimet e shenjta.

Gjatë brezave në robëri, judenjtë patën mundësi të kufizuar përdorimi të “libri[t] [të] ligjit të Moisiut” (Nehemias 8:1). Te Nehemias 8, Ezdra ua lexoi ligjin njerëzve. Çfarë gjeni në këtë kapitull që tregon se si u ndien Ezdra dhe populli i tij rreth Perëndisë dhe fjalës së Tij? (Shihni veçanërisht vargjet 1–12.) Çfarë tregon në jetën tuaj se si ndiheni rreth Perëndisë dhe fjalës së Tij?

Shihni edhe te Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson (2014), f. 121–131.

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Ezdras 3:8–13; 6:16–22

Shtëpia e Zotit është një vend gëzimi.

  • Për t’iu mësuar fëmijëve tuaj rreth gëzimit që ndien judenjtë kur u rindërtua tempulli i tyre, mund t’u tregoni një figurë si ajo më poshtë. Flisni rreth arsyeve përse këta njerëz mund të qenë të lumtur që të ishin në shtëpinë e Zotit. Gjithashtu mund t’u tregoni fëmijëve tuaj përse tempulli është një vend gëzimi për ju. Si ju ka ndihmuar tempulli që të ndiheni më afër Atit Qiellor dhe Shpëtimtarit?

  • Ndërsa lexoni me fëmijët tuaj tek Ezdras 3:10–13, ndihmojini të gjejnë fjalë që tregojnë se si u ndien judenjtë kur po rindërtohej tempulli. Kur të arrini në fund të vargut 13, ndoshta mund të bërtitni së bashku nga gëzimi. Ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë për arsyet për të qenë të gëzuar që Zoti na ka dhënë tempuj. Si mund ta tregojmë atë gëzim?

  • Merreni parasysh të këndoni me fëmijët tuaj një këngë rreth tempullit, të tillë si strofa e dytë e këngës “Welcome Home” [“Mirë se Vini në Shtëpi”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit]. Pas secilit varg, mund të ndaleni për t’i kërkuar një fëmije të tregojë diçka që atij ose asaj i pëlqen shumë rreth tempullit. Gjithashtu mund të shihni fotografi të tempujve ndërkohë që këndoni.

familje e buzëqeshur duke ecur pranë një tempulli

Nehemias 2:17–20; 6:1–9

Zoti do të më ndihmojë të bëj “punë[n e Tij] të madhe”.

  • Tregojuni fëmijëve tuaj historinë e Nehemias (shihni te Nehemias 2:17–20; 6:1–9; ose “Nehemia” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 173–174). Ndërsa lexoni te Nehemias 2:20, ju dhe fëmijët tuaj mund të “fillo[ni]” duke u ngritur në këmbë dhe të bëni sikur po ndihmoni për ndërtimin e mureve të Jerusalemit. Ose fëmijëve tuaj mund t’iu pëlqejë të ndërtojnë një mur me blloqe ose sende të tjera. Ndërsa e bëjnë atë, mund t’i ndihmoni të mendojnë për gjërat e rëndësishme që Ati Qiellor dëshiron që ne t’i bëjmë.

    1:38

    Nehemiah

  • Ndërsa lexoni te Nehemias 6:9, ftojini fëmijët tuaj të ngrenë dorën kur të dëgjojnë të thoni frazën “forco duart e mia”. Tregojuni fëmijëve për një rast kur e ndiet se Perëndia jua forcoi duart për të bërë punën e Tij.

Nehemias 8:1–12

Shkrimet e shenjta janë një bekim.

  • Lexoni me zë të lartë disa fraza nga Nehemias 8:2–3, 5–6, 8–9, 12, të cilat përshkruajnë atë që bënë njerëzit kur e dëgjuan Ezdrën të lexonte shkrimet e shenjta. Ndërsa lexoni, fëmijët tuaj mund t’i luajnë me role këto fraza. Më pas, mund t’i tregoni njëri‑tjetrit se si ndiheni kur i lexoni ose dëgjoni shkrimet e shenjta.

  • Ndërsa lexoni së bashku te Nehemias 8:8, mund t’i pyesni fëmijët tuaj se çfarë i ndihmon t’i kuptojnë shkrimet e shenjta. Tregojuni atyre se si t’i përdorin ndihmat e studimit të shkrimeve të shenjta, të tilla si Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta dhe Tema dhe Pyetje (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit]. Ftojini fëmijët tuaj të tregojnë diçka që kanë mësuar rreth Shpëtimtarit nga shkrimet e shenjta.

Kërkoni për të vërtetën e përjetshme në shkrimet e shenjta. “Shkrimet e shenjta janë të mbushura me të vërteta të ungjillit, por nganjëherë kërkohet përpjekje e vetëdijshme për t’i gjetur ato. Teksa mësoni së bashku nga shkrimet e shenjta, ndaloni dhe pyetini ata të cilëve u jepni mësim, se çfarë të vërtetash të ungjillit vënë re. Ndihmojini të kuptojnë se si lidhen këto të vërteta me planin e Atit Qiellor për shpëtimin. Ndonjëherë të vërtetat e përjetshme shpallen në shkrimet e shenjta dhe ndonjëherë ato ilustrohen në historitë dhe jetën e njerëzve për të cilët lexojmë. Gjithashtu, mund të jetë e dobishme të shqyrtoni së bashku sfondin historik të vargjeve që po lexoni, si edhe domethënien e vargjeve dhe si zbatohen ato për ne sot” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 22).

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Ezdra duke lexuar një rrotull pergamene

Ezra at the Water Gate [Ezdra te Porta e Ujit], © Providence Collection/licencuar nga goodsalt.com

faqja e veprimtarisë së Fillores: Shkrimet e shenjta janë një bekim