Eja, Më Ndiq
20–26 Korrik. Sytë Tanë Janë Drejtuar te Ti: 2 Kronikave 14–20; 26; 30


“20–26 Korrik. Sytë Tanë Janë Drejtuar te Ti: 2 Kronikave 14–20; 26; 30”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“20–26 Korrik. Sytë Tanë Janë Drejtuar te Ti”, Eja, Më Ndiq: 2026

mbreti Jozafat duke u lutur

King Jehoshaphat’s Prayer [Lutja e Mbretit Jozafat], nga Keeley Rae

20–26 Korrik: Sytë Tanë Janë Drejtuar te Ti

2 Kronikave 14–20; 2630

Mbretërinë e Judës e kishin rrethuar. Ushtritë nga tre kombe të fuqishme armike po përparonin të gjitha njëherësh, të përgatitur për betejë. Në këtë çast të skajshëm nevoje, Jozafati, mbreti i Judës, iu drejtua Mbretit të qiellit dhe të tokës. Jozafati e mblodhi popullin e tij në tempull dhe u lut. Ai vuri në dukje dobësinë e tyre njerëzore dhe u përgjërua për çlirim. Si përgjigje, Zoti u premtoi mbrojtje prej Tij: “Mos kini frikë dhe mos u tronditni” (2 Kronikave 20:17).

Mund të mos kemi një ushtri pushtuese në prag të derës duke na kërcënuar se do të na shkatërrojë, por nganjëherë ndihemi vërtet të rrethuar nga kundërshtari dhe ligësia. Shtegu ynë drejt çlirimit është i njëjti shteg që kërkoi Jozafati dhe lutja jonë mund të jetë si lutja e tij gjithashtu: “O Perëndia ynë, … ne jemi pa forcë përpara kësaj shumice të madhe që vjen kundër nesh; nuk dimë çfarë të bëjmë, por sytë t[anë] janë drejtuar te ti” (2 Kronikave 20:12).

Te 2 Kronikave 14–30 do të lexoni rreth Jozafatit dhe mbretërve të tjerë në Judë. Merreni parasysh se si reformat e nxitura nga besimi, fitoret dhe sfidat e tyre mund të gjejnë zbatim në vetë jetën tuaj.

Për një vështrim të përgjithshëm të librit të 2 Kronikave, shihni zërin “Kronika(ve)” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

2 Kronikave 14–16

Mirëbesimi te Perëndia do të më sjellë paqe.

Kur Asa ishte mbreti i Judës, ai u përball me shumë sfida, sikurse ne të gjithë përballemi sot. Ndërsa lexoni rreth sprovave me të cilat u përball ai, vini re se ku e vuri mirëbesimin e tij dhe se si kjo gjë ndryshoi me kalimin e kohës.

Referenca

Sfidat me të cilat u përball Asa

Ku e vuri Asa mirëbesimin e vet

Referenca

2 Kronikave 14:9–12

Referenca

2 Kronikave 15:1–8

Referenca

2 Kronikave 16:1–10

Përse nganjëherë ne nuk mirëbesojmë më te Zoti? Çfarë mësoni tjetër nga jeta e Asës?

Shihni edhe te Plaku D. Tod Kristoferson, “Marrëdhënia Jonë me Perëndinë”, Liahona, maj 2022, f. 78–81.

2 Kronikave 18

Unë mund ta mbroj të vërtetën, edhe kur nuk pranohet gjerësisht.

Profeti Mikajah duhet të ketë ndier shumë trysni për të parashikuar suksesin e mbretërve Jozafat dhe Ashab në luftën e tyre kundër Sirisë. Kërkoni provë të asaj trysnie te 2 Kronikave 18:1–12. Çfarë provash gjeni të kurajës dhe integritetit të Mikajahut te vargjet 13–27? (Vini re se në vargun 14, Mikajahu jep një përgjigje sarkastike; përgjigjja e tij e vërtetë është në vargun 16.) Si u përmbushën fjalët e Mikajahut te vargjet 28–34?

Cilat janë disa situata në të cilat ju mund të përballeni me trysni të ngjashme me atë që u përball Mikajahu? Çfarë ju jep kurajë që ta mbroni Zotin dhe mësimet e Tij?

harta e Judës

Në kohën e mbretit Jozafat, Jerusalemi u sulmua nga tre kombe.

2 Kronikave 20:1–25

ikona e seminarit
Në kohë të vështira, mund t’i drejtohem Perëndisë dhe profetëve të Tij.

Ndërsa i lexoni vargjet te 2 Kronikave 20:1–12, kërkoni se çfarë bëri mbreti Jozafat kur kombe të shumta erdhën për ta sulmuar Judën. Si mund t’i vini në zbatim veprimet e tij në rrethanat sfiduese me të cilat përballeni?

Përgjigjja e Zotit ndaj lutjes së Jozafatit gjendet te vargjet 14–17. Çfarë frazash gjeni atje që mund t’ju ngushëllonin ju ose dikë që e njihni gjatë kohëve të vështira?

Të nesërmen populli i Jerusalemit doli që të takohej me ushtrinë kundërshtare. Teksa lexoni te 2 Kronikave 20:20, kërkoni mesazhin që Jozafati i dha popullit të Jerusalemit. Si u përmbushën fjalët e tij? (Shihni vargjet 22–23.) Si ju ka bekuar Perëndia ngaqë besoni tek Ai dhe i ndiqni profetët e Tij?

Presidenti Rasëll M. Nelson tha: “Përvoja ime është që sapo e ndalni vënien e pikëpyetjeve në fund të thënieve të profetit dhe vendosni në vend të tyre pikëçuditje dhe e bëni atë që ai thotë, bekimet thjesht rrjedhin. Kurrë nuk e pyes veten: ‘Kur flet profeti si profet dhe kur nuk flet?’ Më ka interesuar pyetja: ‘Si mund të jem më shumë si ai?’” (në Lane Johnson, “Russell M. Nelson: A Study in Obedience”, Ensign, gusht 1982, f. 24).

Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 21:4–6; “A Secure Anchor” [“Një Spirancë e Sigurt”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; “Bëni zgjedhje të frymëzuara”, Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022), f. 4–5.

3:37

A Secure Anchor

Përcaktoni pohime të thjeshta të së vërtetës. Plaku Nil A. Maksuell dha mësim: “Shkrimet e shenjta na ofrojnë diamante të shumta doktrinore. Dhe kur drita e Shpirtit bie mbi faqet e tyre të shumta, ata xixëllojnë me pasqyrim qiellor dhe e ndriçojnë shtegun që duhet të ndjekim” (“According to the Desires of [Our] Hearts”, Ensign, nëntor 1996, f. 21). Teksa i studioni shkrimet e shenjta, merreni parasysh të shpenzoni kohë për të përcaktuar, shenjuar dhe përsiatur mesazhe të shkurtra por edhe të fuqishme. Disa shembuj mund të gjenden te 2 Kronikave 14:11; 15:7; 18:13; 20:15; 26:5. Çfarë “diamante[sh]” të tjerë “doktrinore” mund të gjeni?

2 Kronikave 26:3–21

Krenaria çon në shkatërrim.

Si për shumë mbretër të tjerë të Judës, mbretërimi i Uziahut filloi me arritje të shkëlqyera por përfundoi me tragjedi. Kërkojeni këtë model te 2 Kronikave 26. Cila do të thoshit se ishte çasti vendimtar në jetën e Uziahut?

Ndërsa i lexoni vargjet 16–23, mbani në mendje se në këtë kohë, vetëm priftërinjve u lejohej të digjnin temjan në tempull. Si mendoni, përse mbreti Uziah nuk iu bind Perëndisë? Çfarë mësoni nga kjo përvojë tragjike?

Shihni edhe te “Përulu”, Himne, nr. 68.

2 Kronikave 30

Unë mund të jem paqebërës/e.

Te 2 Kronikave 30, Ezekia ishte mbreti i Judës. Ai e ftoi mbretërinë rivale të Izraelit që të mblidhej në Jerusalem për të kremtuar Pashkën, diçka që izraelitët nuk kishin qenë në gjendje ta bënin për shumë vjet (shihni vargjet 1–12). Çfarë ju bën përshtypje te ftesa dhe mënyra se si u pranua ajo, si nga të ftuarit izraelitë ashtu edhe nga mikpritësit e tyre në Judë?

Ngaqë kishte kaluar kaq shumë kohë, disa vizitorë të Jerusalemit nuk i njihnin hollësitë e mënyrës se si të merrnin pjesë në Pashkë. Ndërsa lexoni te 2 Kronikave 30:18–27, çfarë mësoni nga përgjigjja e Ezekias dhe rezultatet e përgjigjes së tij?

Shihni edhe te Rasëll M. Nelson, “Kërkohen Paqebërës”, Liahona, maj 2023, f. 98–101.

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

2 Kronikave 14–1620

Unë mund t’i mirëbesoj Perëndisë.

  • Për të paraqitur idenë e mirëbesimit te Zoti, mund t’u tregoni fëmijëve tuaj diçka që mirëbesoni se do t’ju mbrojë që të mos lageni kur bie shi, si një çadër apo një xhaketë. Lërini të flasin rreth arsyes përse mund t’u mirëbesojmë këtyre gjërave. Më pas ndihmojini ta krahasojnë atë gjë me mirëbesimin tonë te Zoti. Përse i mirëbesojmë Atij për të na mbajtur të sigurt shpirtërisht?

  • Mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të zbulojnë se si mbreti Asa dhe mbreti Jozafat reaguan ndaj sfidave duke mirëbesuar te Zoti (shihni te 2 Kronikave 14:11; 20:3–5, 12). Flisni me njëri‑tjetrin rreth mënyrave të tjera se si mund t’i tregoni Zotit se mirëbesoni tek Ai.

2 Kronikave 20:1–29

Perëndia do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet lutjeve të mia.

  • Faqja e veprimtarisë së kësaj jave mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj të kuptojnë historinë e lutjes së Jozafatit dhe të përgjigjes së Zotit. Ju dhe fëmijët tuaj mund të flisni për raste kur Perëndia i dëgjoi dhe iu përgjigj lutjeve tuaja. Merrni parasysh raste kur përgjigjet erdhën në mënyra ose kohë që nuk i prisnit.

2 Kronikave 26:3–23

Unë mund të jem i/e përulur.

  • Për të mësuar rreth rreziqeve të krenarisë, fëmijët tuaj mund të ndërtojnë një kullë me blloqe ose gota të vogla. Teksa e vendosin secilin bllok ose secilën gotë mbi kullë, ndihmojini të përcaktojnë një prej arritjeve të Uziahut nga 2 Kronikave 26:3–15. Pasi ta mbarojnë kullën, diskutoni me fëmijët tuaj se si Uziahu mund ta mbante atë të lartë dhe të fortë. Çfarë mund ta bënte atë të binte? Më pas, ndërsa lexoni vargun 16, mund të flisni se çfarë do të thotë që “zemra [jonë] u bë krenare aq sa u korruptua”. Tregojuni fëmijëve tuaj se çfarë i ndodhi Uziahut te vargjet 16–23. Lejojini ta rrëzojnë kullën e tyre. Flisni rreth asaj që mund të bëjmë për të qëndruar të përulur.

Ezekia duke përlëvduar Perëndinë

King Hezekiah and the People Thank God [Mbreti Ezekia dhe Populli Falënderojnë Perëndinë], © Lifeway Collection/licencuar nga goodsalt.com

2 Kronikave 30

Unë mund të jem paqebërës/e.

  • Figura më sipër tregon momentin kur Ezekia i ftoi fqinjët e Judës nga mbretëria e Izraelit që të kremtonin me ta Pashkën. Mund ta shihni këtë figurë me fëmijët tuaj dhe të lexoni vargjet te 2 Kronikave 30:18–19, të cilët shpjegojnë se disa prej të ftuarve nuk ishin larë sipas ligjit të Moisiut. Çfarë bëri Ezekia? Si do t’i kishte bërë kjo të ndiheshin të ftuarit? Ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë rreth mënyrave se si mund të jenë si Ezekia në mënyrën se si i trajtojnë të tjerët.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Uziahu duke u dëbuar nga tempulli ndërkohë që lebra shfaqet në ballin e tij

Uzziah’s Pride and Punishment [Krenaria dhe Ndëshkimi i Uziahut], nga A. M. Boon

faqja e veprimtarisë së Fillores: Perëndia do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet lutjeve të mia