Eja, Më Ndiq
23–29 Mars. “M’u Kujtua Besëlidhja Ime”: Eksodi 1–6


“23–29 Mars. ‘M’u Kujtua Besëlidhja Ime’: Eksodi 1–6”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“23–29 Mars. ‘M’u Kujtua Besëlidhja Ime’”, Eja, Më Ndiq: 2026

Moisiu dhe shkurrja që digjej

Moses and the Burning Bush [Moisiu dhe Shkurrja që Digjej], nga Jerry Thompson

23–29 Mars: “M’u Kujtua Besëlidhja Ime”

Eksodi 1–6

Ftesa për të jetuar në Egjipt e shpëtoi familjen e Jakobit. Por pas qindra vjetësh, pasardhësit e tyre ishin të skllavëruar dhe të terrorizuar nga një faraon i ri “që nuk e kishte njohur Jozefin” (Eksodi 1:8). Do të kishte qenë e natyrshme për izraelitët që ta pyetnin veten përse Perëndia lejoi që kjo t’u ndodhte atyre, popullit të Tij të besëlidhjes. A e mbante mend Ai besëlidhjen që kishte bërë me ta? A ishin ata ende populli i Tij? A mund ta shihte Ai se sa shumë po vuanin ata?

Mund të ketë raste kur jeni ndier sikur keni bërë pyetje të ngjashme. Mund ta pyesni veten: “A e di Perëndia atë që po kaloj? A mund t’i dëgjojë Ai përgjërimet e mia për ndihmë?” Çlirimi i Izraelit nga Egjipti u përgjigjet qartësisht pyetjeve të tilla: Perëndia nuk e harron popullin e Tij. Ai i kujton besëlidhjet e Tij me ne dhe do t’i përmbushë ato në vetë kohën dhe mënyrën e Tij. “Do t’ju çliroj me krahë të shtrirë”, shpall Ai. “Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju heq nga punët [tuaja të] rënda” (Eksodi 6:6–7).

Për një vështrim të përgjithshëm të librit të Eksodit, shihni tek “Eksod” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Eksodi 1–2

Perëndia mund të punojë nëpërmjet meje për t’i përmbushur qëllimet e Tij.

Çfarë ju bën përshtypje rreth grave të përshkruara tek Eksodi 1–2? Si ndihmuan ato për ta përmbushur planin e Perëndisë për popullin e Tij? Çfarë ju mësojnë përpjekjet e tyre rreth shërbimit në veprën e Perëndisë?

Eksodi 1–3

Jezu Krishti është Çlirimtari im.

Përpara se të filloni leximin e librit Eksodi, mund të mendoni rreth një vështirësie që po kaloni – nganjëherë shpresoni që Zoti do t’ju çlirojë prej saj. Cilat fjalë dhe fraza tek Eksodi 1–3duken të ngjashme me robërinë shpirtërore ose gjëra të tjera që i hasim sot? Vini re gjithashtu se si fëmijët e Izraelit kërkuan çlirim dhe se si u përgjigj Zoti (shihni, për shembull, tek Eksodi 2:23–25; 3:7–8). Si ka “zbrit[ur]” Zoti “për [t’ju] çliruar”?

Gjatë gjithë librit të Eksodit, ju gjithashtu mund të vini re disa ngjashmëri midis Moisiut dhe Jezu Krishtit (shihni te Ligji i Përtërirë 18:18–19; 1 Nefi 22:20–21). Për shembull, çfarë ngjashmërish shihni midis vargjeve tek Eksodi 1:22; 2:1–10 dhe Mateu 2:13–16? Ose midis vargjeve tek Eksodi 24:18 dhe Mateu 4:1–2? Çfarë ndieni se Zoti dëshiron që të kuptoni rreth Atij vetë dhe fuqisë së Tij?

Kërkoni simbole që dëshmojnë për Jezu Krishtin. “Mund të gjeni … paralelizma të jetës së Shpëtimtarit me jetën e profetëve dhe burrave e grave të tjera besnike në shkrimet e shenjta. [Bërja e kësaj gjëje] zbulon të vërteta për Shpëtimtarin në vende që ndryshe mund t’i anashkaloni” (Shihni te Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 7; shihni edhe tek Osea 12:10).

gra duke nxjerrë shportën nga një lumë

Faith at Water’s Edge [Besim në Buzë të Ujit], nga Anne Marie Oborn

Eksodi 3:1–6

ikona e seminarit
Unë mund të tregojmë nderim për gjëra dhe vende të shenjta.

A mund të mendoni për një rast kur diçka ju mbushi me habi dhe çudi? Si reaguat? Si do t’i përshkruanit emocionet që ndiet?

Me atë në mendje, lexoni tek Eksodi 3:1–6. Çfarë ju bën përshtypje rreth përvojës frymëzuese të Moisiut? Çfarë bëri Moisiu që të tregonte nderim për Perëndinë? Çfarë lidhjesh shihni midis veprimeve dhe nderimit të tij për gjërat e shenjta?

Leximi i këtyre vargjeve mund t’ju nxitë që të mendoni rreth gjërave të shenjta dhe vendeve të shenjta në jetën tuaj. Përse janë ato të shenjta për ju? Si i trajtoni ato ndryshe nga gjërat që janë të zakonshme? Për ta udhërrëfyer përsiatjen tuaj, mund t’i referoheni pjesës së titulluar “Të Kujtuarit e Premtimeve” në mesazhin e Plakut Dejvid A. Bednar “Premtimet e Çmueshme dhe Shumë të Mëdha” (Liahona, nëntor 2017, f. 91–92). Gjithashtu mund të këndoni ose dëgjoni një himn që ju ngjall habi, si “Qëndroj Plot Habi” (Himne, nr. 113) dhe të përsiatni se çfarë ju mahnit rreth ungjillit.

Sigurisht, edhe kur kemi pasur përvoja të mrekullueshme shpirtërore, ka rrezik që të bëhemi tepër rastësorë ndaj gjërave të shenjta. Si e shmangni këtë? Ja tek janë dy mesazhe që e trajtojnë këtë çështje; zgjidhni njërën dhe kërkoni thëniet që ju ndihmojnë: Ulises Soares, “Të Mahnitur nga Krishti dhe Ungjilli i Tij” (Liahona, maj 2022, f. 115–118); Zherard Kosé, “A Është Ende i Mahnitshëm për Ju?” (Liahona, maj 2015, f. 98–100).

Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 6:10–12; 63:64.

Eksodi 3–4

Perëndia u jep fuqi njerëzve që Ai i thërret të bëjnë punën e Tij.

Sot ne e njohim Moisiun si një profet dhe udhëheqës të madh. Por Moisiu nuk e pa veten në atë mënyrë kur Zoti e thirri fillimisht. Ndërsa lexoni tek Eksodi 3–4, renditni shqetësimet e Moisiut dhe se si iu përgjigj Zoti secilit shqetësim. Çfarë gjeni në këta kapituj që mund t’ju frymëzojnë kur ndiheni të papërshtatshëm? Kur e keni parë Perëndinë që t’ju fuqizojë juve ose të tjerëve për të bërë punën e Tij?

Shihni edhe tek “The Church Gives Us Opportunities to Assist in God’s Work” [“Kisha na Jep Mundësi për të Ndihmuar në Veprën e Perëndisë”] në “Church Organization” [“Organizimi i Kishës”] në Tema dhe Pyetje, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Eksodi 5–6

Qëllimet e Zotit do të përmbushen në kohën e Tij.

Mund të jetë shkurajuese kur përpjekjet tona të sinqerta për të bërë mirë nuk duket se po funksionojnë – kur po përpiqemi të bëjmë vullnetin e Zotit por nuk po shohim rezultatet që prisnim. Për të mësuar rreth një përvoje të ngjashme që pati Moisiu, lexoni tek Eksodi 5:4–9, 20–23. Si e ndihmoi Zoti Moisiun që t’i mposhtte ndjenjat e tij të shkurajimit? (Shihni tek Eksodi 6:1–13.) Si ju ka ndihmuar Zoti që të këmbëngulni për të bërë vullnetin e Tij?

Shihni edhe te Xhefri R. Holland, “Duke Pritur për Zotin”, Liahona, nëntor 2020, f. 115–117.

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 01 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Për shkak se kjo e diel është e diela e pestë e muajit, mësuesit/et e Fillores nxiten të përdorin veprimtaritë e të mësuarit te “Shtojca B: Përgatitja e Fëmijëve për të Ecur Gjatë Gjithë Jetës në Shtegun e Besëlidhjeve të Perëndisë”.

Eksodi 1–2

Perëndia mund të punojë nëpërmjet meje për t’i përmbushur qëllimet e Tij.

  • Moisiu kishte një rol madhor për çlirimin e Izraelit nga robëria. Por ai nuk do të kishte qenë në gjendje ta përmbushte këtë nëse nëna e tij, motra e tij, bija e faraonit dhe gra të tjera besnike nuk do ta kishin mbrojtur dhe nuk do të ishin kujdesur për të. Ndihmojini fëmijët tuaj që të mësojnë rreth këtyre grave tek Eksodi 1:15–20; Eksodi 2:2–10 (shihni edhe te Numrat 26:59) dhe Eksodi 2:16–21. Mund të përdorni gjithashtu faqen e veprimtarisë së kësaj jave dhe “Moisiu Foshnjë” (tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 61–63) për të treguar ngjarjet e tyre. Si ndihmuan këto gra për të përmbushur planin e Perëndisë? Flisni me njëri‑tjetrin rreth njerëzve të tjerë që ju i admironi, të cilët ndihmojnë për veprën e Perëndisë, përfshirë në mënyra të vogla dhe të thjeshta. Si mund ta ndjekim shembullin e tyre?

    1:36

    Baby Moses

Eksodi 3:1–5

Unë mund t’i trajtoj vendet e shenjta me nderim.

  • Pasi të lexoni së bashku tek Eksodi 3:1–5, kërkojuni fëmijëve tuaj që t’i përmbledhin këto vargje me fjalët e veta (shihni edhe mësimin “Moisiu, Profeti” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 64–66). Si tregoi Moisiu nderim në praninë e Zotit? Si dëshiron Zoti që ne të tregojmë nderim? Gjithashtu mund t’u kërkoni fëmijëve tuaj t’ju ndihmojnë të gjeni (ose vizatoni) figura të vendeve ose veprimtarive të shenjta ku ata duhet të jenë nderues. Çfarë mund të bëjmë që ta bëjnë shtëpinë tonë një vend të shenjtë?

    1:26

    Moses the Prophet

  • Këndoni së bashku një këngë rreth nderimit, të tillë si “Nderimi Ësht’ Dashuri” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 12). Ndërsa e bëni këtë, fëmijët tuaj mund të gjejnë fjalë ose fraza që shpjegojnë se çfarë do të thotë të jenë nderues. Nëse po sillnim një mik në kishë për herë të parë, si do ta shpjegonit se çfarë do të thotë të jemi nderues?

Moisiu dhe Aaroni u flasin njerëzve

Moses and Aaron Speak to the People [Moisiu dhe Aaroni u Flasin Njerëzve], nga James J. Tissot

Eksodi 3–4

Kur Zoti më kërkon të bëj diçka, Ai do të më ndihmojë ta bëj atë.

  • Duke përdorur rrëfimin tek Eksodi 3; 4:1–17, lërini fëmijët tuaj që me radhë të hiqen sikur janë Moisiu. Mund të jetë argëtuese që të përfshini sende ose objekte skenike të thjeshta, të tilla si një elektrik dore dhe një bimë për të përfaqësuar shkurren që digjej. Ndihmojini fëmijët tuaj të zbulojnë se si u ndie Moisiu rreth detyrës që Zoti i dha (shihni tek Eksodi 3:11; 4:1, 10). Ndoshta mund t’i tregoni njëri‑tjetrit për raste të tjera kur patët ndjenja të ngjashme. Çfarë këshille do t’i jepnim Moisiut për ta ndihmuar? Lexoni rreth mënyrës se si Zoti e nxiti Moisiun tek Eksodi 3:12; 4:2–9, 11–12. Tregojuni fëmijëve se si Shpëtimtari ju ka ndihmuar që ta përmbushni një thirrje, të ndiqni një nxitje ose të bëni diçka tjetër që ishte e vështirë për ju.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Nëna e Moisiut

The Mother of Moses [Nëna e Moisiut], nga Simeon Solomon

faqja e veprimtarisë së Fillores: Unë mund të fal