Eja, Më Ndiq
16–22 Mars. “Perëndia Ka Dashur që t’i Shërbejë së Mirës”: Zanafilla 42–50


“16–22 Mars. ‘Perëndia Ka Dashur që t’i Shërbejë së Mirës’: Zanafilla 42–50”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“16–22 Mars. ‘Perëndia Ka Dashur që t’i Shërbejë së Mirës’”, Eja, Më Ndiq: 2026

Jozefi duke i falur vëllezërit e tij

Forgiveness [Falja], nga Megan Rieker

16–22 Mars: “Perëndia Ka Dashur që t’i Shërbejë së Mirës”

Zanafilla 42–50

Kishin kaluar gati 22 vjet që kur vëllezërit e Jozefit e shitën atë në skllavëri. Jozefi kishte vuajtur shumë sprova, përfshirë akuzime dhe burgosje në mënyrë të gabuar. Kur më në fund i pa sërish vëllezërit e tij, Jozefi ishte guvernatori i gjithë Egjiptit, i dyti pas faraonit. Ai mund të ishte hakmarrë fare lehtë ndaj vëllezërve të tij dhe duke marrë parasysh gjërat që i kishin bërë Jozefit, ajo mund të dukej e kuptueshme. E prapëseprapë, Jozefi i fali ata. Jo vetëm kaq, por i ndihmoi që ata të shihnin qëllimin hyjnor në vuajtjen e tij. “Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës” (Zanafilla 50:20), u tha ai atyre, sepse e vendosi në një pozicion për ta shpëtuar “tërë familjen e të atit” (Zanafilla 47:12) nga zia e bukës.

Në shumë mënyra, Jozefi ishte si Jezu Krishti. Edhe pse mëkatet tona i shkaktuan Jezusit vuajtje të mëdha, Ai ofron falje, duke na çliruar të gjithëve nga një fat shumë më i keq sesa zia e bukës. Qoftë nëse na nevojitet të marrim falje apo ta japim atë – në një pikë të caktuar të gjithëve na nevojitet t’i bëjmë të dyja – shembulli i Jozefit na drejton te Shpëtimtari, burimi i vërtetë i shërimit dhe pajtimit.

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Zanafilla 45:5–7; 47:12

“Perëndia më ka dërguar para jush … për tʼju shpëtuar jetën.”

A keni vërejtur ndonjë ngjashmëri midis jetës së Jozefit dhe misionit shlyes të Jezu Krishtit? Për të parë disa shembuj të këtyre ngjashmërive, përpiquni të krahasoni shkrimet:

  • Zanafilla 37:3 me Mateu 3:17.

  • Zanafilla 37:26–28 me Mateu 26:14–16.

  • Zanafilla 45:5–7 me Lluka 4:18.

  • Zanafilla 47:12 me Gjoni 6:35.

Çfarë mbresash keni rreth Shpëtimtarit dhe misionit të Tij teksa i lexoni këto fragmente?

Zanafilla 45; 50:15–21

ikona e seminarit
Falja sjell shërim.

Leximi rreth Jozefit që i fal vëllezërit e tij për gjërat e tmerrshme që i kishin bërë, mund t’ju nxitë të mendoni për dikë të cilin aktualisht e keni të vështirë ta falni. Pyetjet vijuese mund të ndihmojnë ndërsa përpiqeni fort që ta vini në jetë këtë parim:

  • Përse mund të ketë qenë e vështirë për Jozefin që t’i falte vëllezërit? (Për të rishikuar atë që i bënë atij, shihni te Zanafilla 37.) Çfarë përvojash ose qëndrimesh mund t’i kenë dhënë Jozefit forcën për të falur? (Shihni, për shembull, te Zanafilla 45:1–15 ose 50:15–21.)

  • Çfarë bekimesh u erdhën vëllezërve të tij prej faljes që morën nga Jozefi? Për shembull, krahasojini marrëdhëniet në familjen e Jakobit në fillim të historisë (shihni, për shembull, te Zanafilla 37:3–11) me marrëdhëniet e tyre në fund (shihni te Zanafilla 45:9–15; 50:15–21). Si mund të kishin përfunduar gjërat ndryshe nëse Jozefi nuk do të kishte qenë i gatshëm të falte?

  • Merreni parasysh të shkruani emrin e dikujt që mund të kenë nevojë për faljen tuaj, pavarësisht nëse kanë kërkuar ose jo falje. Çfarë mund të bëni për ta ftuar fuqinë shëruese të Shpëtimtarit në atë situatë? Nëse falja duket shumë e vështirë, merrni parasysh të rishikoni këshillën e Plakut Gerit W. Gong në gjashtë paragrafët e fundit të mesazhit “Të Lumtur dhe Përgjithmonë” (Liahona, nëntor 2022, f. 85). Çfarë gjeni që ju jep shpresë se mund të falni?

Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 64:9–11; “Falja: Barra Ime u Bë e Lehtë” (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

8:23

Forgiveness: My Burden Was Made Light

Zanafilla 49

Jakobi i dha familjes së vet bekime profetike.

Bekimet e Jakobit për pasardhësit e tij përmbajnë figura letrare të gjalla, por nuk janë të lehta për t’u kuptuar. Fatmirësisht, ungjilli i rivendosur na jep ca ndihmë. Kur lexoni bekimin që iu dha Jozefit te Zanafilla 49:22–26, lexoni edhe vargjet vijuese dhe shihni idetë që japin: 1 Nefi 15:12; 2 Nefi 3:4–5; Jakobi [LiM] 2:25; Doktrina e Besëlidhje 50:44.

Ndërsa lexoni rreth bekimit të Judës te Zanafilla 49:8–12, mbani mend se Jezu Krishti ishte një pasardhës i Judës. Çfarë gjeni në këto vargje që ju kujtojnë Shpëtimtarin? (Shihni edhe te Zbulesa 5:5–6, 9; 1 Nefi 15:14–15; Doktrina e Besëlidhje 45:59; 133:46–50.)

Leximi i këtyre bekimeve mund t’ju frymëzojë të shqyrtoni bekimin tuaj patriarkal, ose nëse nuk e keni atë, ta merrni atë bekim. Cilat fjalë dhe fraza në bekimin tuaj i kthejnë mendimet tuaja te Jezu Krishti?

Shihni edhe te Randall K. Benet, “Bekimi Juaj Patriarkal – Drejtim i Frymëzuar nga Ati Qiellor”, Liahona, maj 2023, f. 42–44.

Zanafilla 50:19–21

Perëndia mund të më ndihmojë të gjej kuptim në sprovat e mia.

Edhe pse mund të mos ketë qenë e qartë ndërkohë që po e kalonte sprovën, Jozefi përfundimisht ishte në gjendje të hidhte vështrimin pas te fatkeqësia e tij në Egjipt dhe të kuptonte se “Perëndia [kishte] dashur që t’i shërbe[nte] së mirës” (Zanafilla 50:20). Po ta kishit takuar Jozefin ndërsa ishte në pus ose në burg, si do ta kishit ngushëlluar? Si mund t’ju ndihmojnë vargjet te Zanafilla 50:19–21 në rastet tuaja të sprovës?

Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 122; “Sa i Fort’ një Themel”, Himne, nr. 41.

Jozefi i Egjiptit duke parë një vegim të Jozef Smithit që merr fletët e arta nga engjëlli Moroni

Joseph Smith among the Prophets [Jozef Smithi mes Profetëve], nga Paul Mann (hollësi)

Zanafilla 50:24–25

“Një shikues do të ngrejë Zoti, Perëndia im.”

Ndërsa lexoni te Zanafilla 50:24–25 dhe Përkthimi prej Joseph Smith‑it, Zanafilla 50:24–38 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta), përsiatni përse do të kishte qenë e rëndësishme për Jozefin që të dinte për Moisiun dhe Jozef Smithin kaq shumë shekuj përpara. Si i përmbushi Jozef Smithi profecitë e Jozefit për të? (Shihni te Doktrina e Besëlidhje 1:17–23; 20:7–12; 39:11; 135:3.)

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona 01 e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Zanafilla 42–44; 45:4–15

Unë mund t’i tregoj dashuri dhe falje familjes sime.

  • Mund të jetë argëtuese për fëmijët tuaj që ta riaktrojnë historinë e Jozefit duke u ribashkuar me familjen e vet (shihni te Zanafilla 42–44). Ose mund të përdorni mësimin “Jozefi dhe Zija e Bukës” (tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 57–60) ose figurat në këtë përvijim për t’ia mësuar ngjarjen njëri‑tjetrit. Ja tek janë disa pyetje që mund t’i ndihmojnë fëmijët tuaj të mësojnë nga tregimi:

    • Çfarë bëri Jozefi që të tregonte dashuri për familjen e vet? (Shihni te Zanafilla 45:4–15.)

    • Si mendoni, përse Jozefi i fali vëllezërit e tij?

    • Si mendoni se u ndien vëllezërit e Jozefit kur zbuluan se Jozefi i kishte falur? Cilët njerëz në jetën tuaj kanë nevojë që të marrin falje? Si mund ta shfaqni dashurinë dhe faljen?

    2:26

    Joseph and the Famine

Ndërsa përgatiteni për të dhënë mësim, pyesni: “Çfarë do të bëjnë fëmijët e mi për të mësuar?” Për shembull, në këtë veprimtari fëmijët tuaj po aktrojnë ose ritregojnë një histori. Bërja e kësaj do t’i ndihmojë që të kujtojnë si atë që ndodhi dhe parimet e ungjillit të përmbajtura në historinë.

  • Nëse dëshironi, ju ose fëmijët tuaj mund të tregoni një përvojë kur e falën dikë ose kur dikush i fali ata. Më pas mund të këndoni një këngë të tillë si “Doni Njëri-Tjetrin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 74) ose “Ndihmom’, At’ i Dashur” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 52).

Zanafilla 48:8–9

Zoti më ndihmon nëpërmjet bekimeve të priftërisë.

  • Ju dhe fëmijët tuaj mund të shihni figurën e Jakobit duke i bekuar bijtë e tij në fund të këtij përvijimi dhe të diskutoni se çfarë po ndodh (shihni te Zanafilla 48:8–9). Nëse nevojitet, shpjegoni se Jakobi, babai i Jozefit, dëshironte t’i jepte bekime priftërie familjes së vet. Ndoshta mund t’i tregoni njëri‑tjetrit ndonjë përvojë kur keni marrë ndihmë nga Perëndia nëpërmjet një bekimi priftërie. Cilat janë disa arsye që mund të kërkojmë një bekim priftërie?

vajzë e vogël duke marrë një bekim

Zanafilla 45:5–11

Ati Qiellor e dërgoi Jezu Krishtin që të më shpëtojë.

  • Si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj që ta shohin Shpëtimtarin në historinë e Jozefit duke e shpëtuar familjen e vet nga zija e bukës? Merreni parasysh të bëni një tabelë me dy kolona të emërtuara Jozefi dhe Jezu Krishti. Ndihmojini fëmijët tuaj që të kërkojnë dyshet vijuese të shkrimeve të shenjta dhe plotësoni në tabelë gjërat që Jozefi dhe Jezusi kanë të përbashkëta: Zanafilla 37:3 dhe Mateu 3:17; Zanafilla 37:26–28 dhe Mateu 26:14–16; Zanafilla 45:5–7 dhe Lluka 4:18; dhe Zanafilla 47:12 dhe Gjoni 6:35.

  • Pyetini fëmijët tuaj se çfarë do të thotë ta shpëtosh apo t’i vish në ndihmë dikujt. Nëse ndonjëri prej tyre ka pasur një përvojë ku është mbrojtur apo shpëtuar nga rreziku, ftojeni ta tregojë. Si i shpëtoi Jozefi vëllezërit e tij? (Shihni te Zanafilla 42:1–3; 45:5–7.) Më pas mund të shihni një figurë të Shpëtimtarit së bashku dhe t’u kërkoni fëmijëve tuaj që të flasin rreth mënyrës se si na shpëton Jezusi.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Izraeli duke i dhënë një bekim priftërie birit të tij

Jacob Blessing Joseph (Jacob Blessing His Sons) [Jakobi duke Bekuar Jozefin (Jakobi duke Bekuar Bijtë e Tij)], nga Harry Anderson

faqja e veprimtarisë së Fillores: Unë mund të fal