“9–15 Mars. ‘Zoti Qe me Jozefin’: Zanafilla 37–41”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)
“9–15 Mars. ‘Zoti Qe me Jozefin’”, Eja, Më Ndiq: 2026
Joseph and His Brothers [Jozefi dhe Vëllezërit e Tij], nga Sam Lawlor
9–15 Mars: “Zoti Qe me Jozefin”
Zanafilla 37–41
Ne e dimë se Perëndia i bekon njerëzit që i mirëbesojnë Atij dhe i zbatojnë urdhërimet e Tij. Por nganjëherë nuk duket se është ashtu. Nganjëherë personi i cili mirëbeson te Perëndia, keqtrajtohet dhe braktiset nga pjesëtarët e familjes. Nganjëherë personi i cili refuzon guximshëm që ta shkelë ligjin e dëlirësisë, prapëseprapë akuzohet në mënyrë të rreme. Kur gjëra të tilla na ndodhin, mund të tundohemi që të zemërohemi me Perëndinë. Mund të pyesim veten: “Çfarë kuptimi ka të përpiqesh të bësh gjënë e drejtë, nëse duket se thjesht ta bën jetën më të vështirë?”
Jozefi, biri i Jakobit, mund t’ia ketë bërë vetes këtë pyetje. Në disa raste ky burrë besnik përparoi; në raste të tjera dukej se sa më besnik të ishte, aq më shumë vështirësi ndeshte. Por Jozefi kurrë nuk u largua nga Zoti dhe Zoti kurrë nuk u largua nga Jozefi. Kjo nuk do të thotë që Zoti i parandaloi gjërat e këqija që t’i ndodhnin Jozefit, por gjatë gjithë asaj, “Zoti qe me të” (Zanafilla 39:3).
Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë
Zanafilla 37:1–28; 39; 41:9–45
Zoti do të jetë me mua gjatë fatkeqësisë sime.
Në mënyrë të përsëritur, fati i mirë dukej sikur e braktiste Jozefin, por Zoti kurrë nuk e braktisi. Ndërsa lexoni historinë e Jozefit, përsiatni pyetje si këto: Çfarë bëri Jozefi për të qëndruar pranë Zotit? Si ishte Zoti “me të”? (Shihni te Zanafilla 39; 40:1–19; 41:9–45.) Çfarë mësoni nga historia e Jozefit që mund t’ju ndihmojë të dalloni praninë e Zotit në jetën tuaj?
Ju gjithashtu mund të bëni pyetje të ngjashme për jetën tuaj. Çfarë provash keni parë se Zoti nuk ju ka braktisur në kohë sprove? Merreni parasysh se si mund t’ua tregoni përvojat tuaja pjesëtarëve të familjes dhe brezave të ardhshëm (shihni te 1 Nefi 5:14).
Sigurisht që do të keni sprova të tjera në të ardhmen. Çfarë mund të bëni tani që të ndihmoni për të siguruar që këto sprova nuk ju largojnë nga Zoti? Merreni parasysh të shkruani një letër për të nxitur veten në të ardhmen që të qëndrojë pranë Tij pavarësisht se çfarë ndodh. Ju mund të përfshini ide nga jeta e Jozefit ose nga mesazhi i Plakut D. Tod Kristoferson “Marrëdhënia Jonë me Perëndinë” (Liahona, maj 2022, f. 78–81).
Shihni edhe te Gjoni 14:18; Romakëve 8:28; Alma 36:3; Doktrina e Besëlidhje 121:7–8; “Me Mua Rri!”, Himne, nr. 94.
Zanafilla 37:5–11; 40; 41:1–38
Nëse jam besnik/e, Zoti do të më udhërrëfejë dhe do të më frymëzojë.
Jozefi pati dhunti për të dalluar mesazhet nga Zoti nëpërmjet ëndrrave. Çfarë mund të mësoni nga Zanafilla 37:5–11; 40:5–8; 41:14–25, 37–38 rreth marrjes dhe të kuptuarit të zbulesës që vjen nga Zoti? Për shembull, çfarë mund të mësoni nga shembulli i Jozefit kur zbulesat duken të vështira për t’u kuptuar? (Shihni te Zanafilla 40:8; 41:16.)
Përsiatni se si Zoti po jua zbulon vullnetin e Tij. Çfarë po bëni për të vepruar sipas zbulesës që Ai ju ka dhënë? Si po kërkoni udhërrëfim shtesë prej Tij?
Joseph Interpreting the Butler and Baker’s Dreams [Jozefi duke Interpretuar Ëndrrat e Kupëmbajtësit dhe Bukëpjekësit], nga François Gérard
Zanafilla 39:1–20
Me ndihmën e Zotit, unë mund t’i largohem tundimit.
Nëse Jozefi do të jepte këshillë lidhur me mënyrën se si t’i bëjmë ballë tundimit për të kryer mëkat seksual, çfarë mendoni se do të thoshte ai? Mendoni për këtë teksa lexoni rreth përvojës së tij te Zanafilla 39. Për shembull, merreni parasysh se si Jozefi mund t’u përgjigjej shqetësimeve si këto:
-
Nëse askush nuk e di se çfarë po bëj, ç’rëndësi ka ajo? (Shihni vargjet 8–9.)
-
Përpiqem t’i bëj ballë, por tundimi thjesht nuk duket se ndalon (shihni vargun 10).
-
Çfarë duhet të bëj kur jam në një situatë ku tundimi është i fortë? (Shihni vargun 12.)
Si do ta shpjegonit përse është e rëndësishme bindja ndaj ligjit të dëlirësisë? (Shihni te Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve, f. 23–28.)
Shembulli i Jozefit, sigurisht, mund të gjejë zbatim për lloje të tjera tundimesh. Me përvojën e Jozefit në mendje, merreni parasysh të bëni një plan për ta shmangur dhe për t’i bërë ballë tundimit. Për shembull, mund të mendoni për një tundim dhe të shkruani situata që t’i shmangni dhe se si do të “largoheni” kur të shfaqet tundimi.
|
Tundimi | |
|
Situata për t’u shmangur | |
|
Plani për t’u përgjigjur |
Ja tek janë disa shkrimeve të tjera të shenjta që mund të japin informacion për planin tuaj. Çfarë mësoni nga secili shkrim për mënyrën se si Shpëtimtari mund t’ju ndihmojë që t’i bëni ballë tundimit? Mateu 4:1–11; 1 Korintasve 10:13; 1 Nefi 15:23–24; 3 Nefi 18:17–18.
Teksa bëni planin tuaj, gjithashtu mund t’ju ndihmojë të mendoni rreth rasteve në të shkuarën kur po i shmangeshit ose bënit ballë me sukses tundimit. Si ju ndihmoi Shpëtimtari? (Shihni te 2 Nefi 4:18–33.)
Zanafilla 41:15–57
Zoti do të më ndihmojë të përgatitem për vështirësitë e mundshme.
Interpretimi nga Jozefi i ëndrrës së faraonit çoi te disa këshilla shumë të mençura dhe praktike për t’i mbijetuar një zie buke (shihni te Zanafilla 41:15–57). Merreni parasysh se çfarë mesazhesh shpirtërore mund të ketë Zoti për ju në këtë rrëfim. Si e ndieni që Ai dëshiron të përgatiteni për vështirësitë në të ardhmen tuaj?
Shihni edhe te Dejvid A. Bednar, “Ne do t’i Provojmë me Këtë”, Liahona, nëntor 2020, f. 8–11.
Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.
Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve
Zanafilla 37
Unë mund të jem dashamirës/e me familjen time.
-
Leximi rreth ndjenjave të pakëndshme në familjen e Jozefit mund të nxitë një diskutim rreth mënyrës se si duhet t’i trajtojmë pjesëtarët e familjes. Për të treguar historinë e Jozefit dhe të vëllezërve të tij nga Zanafilla 37, mund të përdorni figurat në këtë përvijim ose tek “Ëndrrat e Frymëzuara të Jozefit” (tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 47–51). Lërini fëmijët tuaj të tregojnë hollësi që i dinë rreth tregimit. Mund t’u kërkoni fëmijëve tuaj të përfytyrojnë sikur ishin në familjen e Jozefit. Çfarë do të kishin thënë ose bërë që të ishin një paqebërës/e në familje? Për shembull, çfarë do të thotë të “fl[asim] në mënyrë miqësore” në familjen tonë? (Vargu 4.) Si është Jezu Krishti një paqebërës në familjen e Perëndisë?
2:17Joseph’s Inspired Dreams
Zanafilla 37:18–28; 39:20–23; 41:38
Perëndia mund të më ndihmojë kur ndodhin gjëra të këqija.
-
Kur fëmijët tuaj përballen me kohë të vështira, atyre iu nevojitet të dinë se Zoti do të jetë me ta, siç ishte me Jozefin. Ndoshta mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj që të bëjnë një listë me gjërat e vështira që i ndodhën Jozefit (shihni te Zanafilla 37:23–28; 39:20 ose “Ëndrrat e Frymëzuara të Jozefit” dhe “Jozefi në Egjipt” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 47–51, 52–56). Pas çdo vështirësie që gjejnë, ftojini fëmijët tuaj të përsëritin: “Zoti qe me Jozefin” (Zanafilla 39:2).
2:17Joseph’s Inspired Dreams
2:50Joseph in Egypt
-
Ndoshta fëmijët tuaj mund të kërkojnë te Zanafilla 39:1–3, 20–23 për çdo rast të frazës “Zoti qe me Jozefin” dhe fraza të ngjashme. Lejojini të tregojnë se çfarë mendojnë se do të thotë kjo frazë. Si e dimë se Zoti është me? Tregojini njëri‑tjetrit rreth mënyrës se si e ndiet që Perëndia ishte me ju gjatë një kohe sfiduese.
Joseph of Egypt in Prison [Jozefi i Egjiptit në Burg], nga Jeff Ward (hollësi)
Zanafilla 39:7–12
Me ndihmën e Zotit, unë mund t’i largohem tundimit.
-
Këtu është një mësim me sende që mund t’i ndihmojë fëmijët tuaj për ta ndjekur shembullin e Jozefit që largohet nga gruaja e Potifarit: Përdorni dy magnete për të përfaqësuar Jezu Krishtin dhe Satanin. Përdorni një send të vogël metalik, si një kapëse letrash, që na përfaqëson ne. Pastaj lejojini fëmijët tuaj të shohin se si ndikimi i një magneti mbi një send metalik është më i fortë kur e afrojnë sendin më pranë tij. Si e ilustron këtë të vërtetë përvoja e Jozefit te Zanafilla 39:7–12? Çfarë mund të bëjmë për t’u larguar nga mëkati dhe për t’u afruar më pranë Jezusit? Materiali filmik “Temptation Fades as We Seek Christ in Every Thought” [“Tundimi Zbehet Kur e Kërkojmë Krishtin në Çdo Mendim”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit] dhe një këngë si “Çdo Or’ më Duhesh Ti” (Himne, nr. 51) mund të ndihmojnë për këtë diskutim.
2:58Temptation Fades as We Seek Christ in Every Thought
Përdoreni muzikën. “Himnet dhe këngë të tjera të shenjta mund t’i ndihmojnë fëmijët të ndiejnë dashurinë e Perëndisë, të ndiejnë Shpirtin dhe të mësojnë të vërtetat e ungjillit. Meloditë, ritmet dhe rimat e thjeshta mund t’i ndihmojnë fëmijët t’i kujtojnë të vërtetat e ungjillit për vitet që vijnë. Teksa këndoni me fëmijët, ndihmojini ata t’i zbulojnë dhe kuptojnë parimet e dhëna mësim te këngët” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 32).
-
Ndihmojini fëmijët tuaj të mendojnë për tundime me të cilat mund të përballen. Lejojini të interpretojnë me role se si mund të “largohen” nga këto tundime.
Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.