Eja, Më Ndiq
30 Mars – 5 Prill. Ai “Do të Shkatërrojë Përgjithnjë Vdekjen”: Pashka


“30 Mars – 5 Prill. Ai ‘Do të Shkatërrojë Përgjithnjë Vdekjen’: Pashka”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“30 Mars – 5 Prill. Ai ‘Do të Shkatërrojë Përgjithnjë Vdekjen’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026 (2021)

varri i zbrazët i Jezusit

Ilustrim i varrit të zbrazët

30 Mars – 5 Prill: Ai “Do të Shkatërrojë Përgjithnjë Vdekjen”

Pashka

Jeta e Jezu Krishtit “është qendrore për të gjithë historisë njerëzore” (“Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Çfarë do të thotë kjo? Pjesërisht do të thotë që jeta e Shpëtimtarit ndikon në fatin e përjetshëm të çdo njeriu që ka jetuar ndonjëherë ose do të jetojë ndonjëherë. Ju gjithashtu mund të thoni se Ringjallja e Jezu Krishtit në atë të diel të parë Pashke, e lidh të gjithë popullin e Perëndisë gjatë gjithë historisë: ata që lindën para Ringjalljes së Tij e pritën me padurim dhe me besim atë (shihni te Jakobi [LiM] 4:4) dhe ata që lindën pas saj, e kthejnë vështrimin pas me besim. Ndërsa lexojmë rrëfime dhe profeci të Dhiatës së Vjetër, ne kurrë nuk e shohim emrin Jezu Krisht, por shohim provat e besimit të besimtarëve të lashtë dhe të dëshirës së madhe për Mesian dhe Shëlbuesin e tyre. Pra, ne që na ftojnë ta kujtojmë Atë, mund të ndiejmë një lidhje me ata që e pritën me padurim Atë. Sepse me të vërtetë Jezu Krishti ka mbajtur “paudhësi[në] e ne të gjithëve” (Isaia 53:6; theksimi i shtuar) dhe “të gjithë do të ngjall[e]n në Krishtin” (1 Korintasve 15:22; theksimi i shtuar).

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Profetët e lashtë dhe të ditëve moderne dëshmojnë për flijimin shlyes të Shpëtimtarit.

Shumë fragmente në Dhiatën e Vjetër na drejtojnë te shërbesa e Shpëtimtarit dhe flijimi shlyes. Tabela më poshtë rendit disa nga këto fragmente. Teksa i lexoni këto vargje, çfarë mbresash ju vijnë në mendje rreth Shpëtimtarit?

Dhiata e Vjetër

Dhiata e Re

Dhiata e Vjetër

Zakaria 9:9

Dhiata e Re

Mateu 21:1–11

Dhiata e Vjetër

Zakaria 11:12–13

Dhiata e Re

Mateu 26:14–16; 27:3–8

Dhiata e Vjetër

Isaia 53:4

Dhiata e Re

Mateu 8:16–17; 26:36–39

Dhiata e Vjetër

Isaia 53:7

Dhiata e Re

Marku 14:60–61

Dhiata e Vjetër

Psalmeve 22:16

Dhiata e Re

Gjoni 19:17–18; 20:25–27

Dhiata e Vjetër

Psalmeve 22:18

Dhiata e Re

Mateu 27:35

Dhiata e Vjetër

Psalmeve 69:21

Dhiata e Re

Mateu 27:34, 48

Dhiata e Vjetër

Psalmeve 118:22

Dhiata e Re

Mateu 21:42

Dhiata e Vjetër

Isaia 53:9, 12

Dhiata e Re

Mateu 27:57–60; Marku 15:27–28

Dhiata e Vjetër

Isaia 25:8

Dhiata e Re

Marku 16:1–6; Lluka 24:6

Dhiata e Vjetër

Daniel 12:2

Dhiata e Re

Mateu 27:52–53

Profecitë që na mësojnë rreth Shpëtimtarit janë edhe më të shumta e të qarta në Librin e Mormonit. Merreni parasysh se si forcohet besimi juaj nga fragmente si këto: 1 Nefi 11:31–33; 2 Nefi 25:13; Mosia 3:2–11; Alma 7:10–13.

Profetët e ditëve të mëvonshme vazhdojnë të japin dëshmi të veçantë për Jezu Krishtin dhe misionin e Tij shlyes. Teksa dëgjoni konferencën e përgjithshme këtë fundjavë Pashke, mbani shënim dëshmitë që i dëgjoni për Krishtin. Çfarë ju mësojnë ato rreth Tij?

ikona e seminarit
Jezu Krishti më ofron paqe dhe gëzim.

Pashka është një kohë e gëzueshme, sepse është një kohë për të kremtuar Shlyerjen dhe Ringjalljen e Shpëtimtarit. Prapëseprapë, madje gjatë Pashkës, ka shumë njerëz që nuk ndihen të gëzuar për arsye të ndryshme. Çfarë mund të bëni për të shpërndarë paqen dhe gëzimin e Shpëtimtarit në këtë Pashkë?

Një ide është të gjeni mesazhe në shkrimet e shenjta rreth paqes dhe gëzimit që ofron Jezu Krishti, si këto: Psalmeve 16:8–11; 30:2–5; Isaia 12; 25:8–9; 40:28–31; Gjoni 14:27; 16:33; Alma 26:11–22. Merrni parasysh se si mund t’i shpërndani këto mesazhe te njerëzit e tjerë. Për shembull, ndoshta mund të krijoni kartolina Pashke për t’i shpërndarë, bazuar te këto mesazhe. Jini plot lutje rreth asaj se kush ka nevojë që të marrë urimin tuaj të Pashkës. Gjithashtu mund të vendosni që t’i shpërndani mesazhet tuaja në mediat shoqërore, ku shumë njerëz mund t’i shohin ato.

Himne rreth Krishtit dhe Ringjalljes, tilla si “Ai Ësht’ Ngritur!” (Himne, nr. 118), gjithashtu mund të na ndihmojnë që të ndiejmë paqe dhe gëzim gjatë Pashkës. Kërkoni fraza te himni që, sipas mendimit tuaj, shprehin gëzimin për Pashkën.

Shihni edhe te Xhefri R. Holland, “Jo si e Jep Bota”, Liahona, maj 2021, f. 35–38; Mark S. Palmer, “Pikëllimi Ynë Do të Kthehet në Gëzim”, Liahona, maj 2021, f. 88–89.

Jezusi duke përshëndetur Marinë jashtë varrit të Tij

Why Weepest Thou [Përse Po Qan], nga Simon Dewey (hollësi)

Për shkak të Shlyerjes së Tij, Jezu Krishti ka fuqi për të më ndihmuar që t’i mposht mëkatin, vdekjen, sprovat dhe dobësitë.

Këtu është një veprimtari që mund t’ju ndihmojë të shihni bekimet e shumta që vijnë nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij. Lexoni shkrimet e shenjta më poshtë rreth asaj që Jezu Krishti na ndihmon ta mposhtim. Përpiquni t’i gruponi fragmentet në këto kategori: mëkati, vdekja, sprovat dhe dobësitë (disa fragmente mund të përshtaten te më shumë se një kategori). Ndërsa lexoni, çfarë mbresash keni rreth fuqisë së Shpëtimtarit?

Si do t’i shpjegonit një miku që nuk është i krishterë se përse Jezu Krishti është i rëndësishëm për ju? Mund t’ju ndihmojë mesazhi i Plakut Ahmad S. Korbit “A e Dini Përse Unë si i Krishterë Besoj te Krishti?” (Liahona, maj 2023, f. 119–122).

Shihni edhe te Rejna I. Aburto, “Varri Nuk Ka Fitore”, Liahona, maj 2021, f. 85–87; Tema dhe Pyetje, “Atonement of Jesus Christ” [“Shlyerja e Jezu Krishtit”], “Resurrection” [“Ringjallja”], Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Jezu Krishti pagoi çmimin përfundimtar për shpëtimin tim.

Çfarë mësoni nga vargjet vijuese rreth çmimit që pagoi Jezu Krishti për shpëtimin tuaj: Isaia 53:3–5; Mosia 3:7; Doktrina e Besëlidhje 19:16–19? Çfarë çmimi pagoi Ati Qiellor? (Shihni te Gjoni 3:16.)

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Jezu Krishti vuajti dhe vdiq për mua.

  • Java e Pashkës është një rast i mirë për t’u mësuar fëmijëve tuaj rreth asaj që bëri Shpëtimtari për ne në Gjetseman dhe në kryq. Mund ta filloni duke u treguar atyre figurat më poshtë dhe duke i lejuar të flasin rreth asaj që po ndodh te figurat. Ndërkohë që fëmijët tuaj po shikojnë figurat, mund të lexoni vargje që i përshkruajnë këto ngjarje (shihni te Mateu 26:36–46; 27:35–50; Lluka 22:39–46; Gjoni 19:16–30). Fëmijët tuaj mund të vënë në dukje hollësitë te figurat që i dëgjojnë te vargjet.

vepër arti me figurën e Jezusit në Gjetseman dhe në kryq

Majtas: Christ in Gethsemane [Krishti në Gjetseman], nga Harry Anderson. Djathtas: The Crucifixion [Kryqëzimi], nga Harry Anderson

  • Si bekohemi për shkak të flijimit të Jezusit për ne? Ndihmojini fëmijët tuaj që të kërkojnë fjalë dhe fraza që i japin përgjigje kësaj pyetjeje tek Isaia 53:4–12; Alma 7:11–13 dhe Doktrina e Besëlidhje 19:16–19. Tregojini njëri‑tjetrit se si ndiheni rreth Shpëtimtarit pas leximit të këtyre shkrimeve të shenjta.

Jezu Krishti u ringjall për mua.

  • Ju mund të përdorni faqen e veprimtarisë së kësaj jave ose figura të tjera në këtë përvijim për t’ju treguar fëmijëve tuaj historinë e Ringjalljes (shihni edhe te “Jezusi u Ngrit”, në Tregime nga Dhiata e Re, f. 139–144). Më pas lejojini fëmijët tuaj t’jua tregojnë juve historinë përsëri.

  • Merreni parasysh se si do t’i ndihmoni fëmijët tuaj që të gjejnë gëzim te Krishti gjatë kësaj Pashke. Për shembull, mund të këndoni së bashku një himn të parapëlqyer rreth Pashkës, të tillë si “Zoti Krisht Ësht’ Ngritur Sot” (Himne, nr. 119) ose “Gethsemane” [“Gjetsemani”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit]. Për të gjetur këngë të tjera rreth Ringjalljes, mund të shikoni tek treguesi tematik te librat Himne dhe Libri i Këngëve të Fëmijëve. Ju dhe fëmijët tuaj mund t’i tregoni njëri‑tjetrit përse ju pëlqejnë këto këngë dhe se si ndiheni kur i këndoni ato. Çfarë na mësojnë këto këngë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit?

Fëmijët mund ta ndiejnë Shpirtin por mund t’u nevojitet ndihmë që ta dallojnë ndikimin e Tij. “Mësojuni fëmijëve mënyrat e ndryshme se si Shpirti komunikon me ne. Ndihmojini ata që ta kuptojnë zërin e Tij teksa Ai u flet atyre. Kjo do t’i ndihmojë ata të zhvillojnë një zakon të të kërkuarit dhe të vepruarit sipas zbulesës vetjake gjatë jetës së tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 32–33). Për shembull, teksa këndoni këngë rreth Shpëtimtarit me fëmijët tuaj, shihni figura për Të ose lexoni ngjarje për Të, tregojini njëri‑tjetrit për ndjenjat shpirtërore që keni.

  • Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ka një koleksion materialesh filmike për Pashkën që fëmijët tuaj mund t’i pëlqejnë. Ndoshta mund t’i lejoni të zgjedhin një për ta parë. Pyetini se çfarë mësojnë rreth Jezu Krishtit nga materiali filmik. Ju mund t’u kërkoni gjithashtu që ta përmbledhin me një fjali mesazhin e materialit filmik.

Profetët dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij.

  • Ndërkohë që ju dhe fëmijët tuaj shihni së bashku konferencën e përgjithshme këtë fundjavë Pashke, ndihmojini ata të vënë re kur dëshmitarët e veçantë të Shpëtimtarit japin dëshmi për Ringjalljen. Ndoshta mund të bëni një lojë për të – ftojini të ngrihen në këmbë çdo herë që dëgjojnë fjalë si Pashkë ose Shlyerje apo Ringjallje. Flisni me njëri‑tjetrin se përse jeni mirënjohës/e për dëshmitë e profetëve të gjallë për Shpëtimtarin.

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

pikturë e Jezusit pas Ringjalljes

For This Purpose [Për Këtë Qëllim], nga Yongsung Kim. Figura me mirësinë e havenlight.com

faqja e veprimtarisë së Fillores: Jezusi u ringjall për mua