Eja, Më Ndiq
13–19 Prill. “Qëndroni dhe Çlirimi do të Vijë nga Zoti”: Eksodi 14–18


“13–19 Prill. ‘Qëndroni dhe Çlirimi do të Vijë nga Zoti: Eksodi 14–18’”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Dhiata e Vjetër 2026 (2026)

“13–19 Prill. ‘Qëndroni dhe Çlirimi do të Vijë nga Zoti’”, Eja, Më Ndiq: Dhiata e Vjetër 2026

Deti i Kuq

13–19 Prill: “Qëndroni dhe Çlirimi do të Vijë nga Zoti”

Eksodi 14–18

Izraelitët ishin zënë në kurth. Nga njëra anë ishte Deti i Kuq, nga ana tjetër po përparonte ushtria e faraonit. Ikja e tyre nga Egjipti dukej se nuk do të zgjaste për shumë kohë. Por Perëndia kishte një mesazh për izraelitët, të cilin Ai donte që ata ta kujtonin për breza të tërë: “Mos kini frikë … Zoti do të luftojë për ju” (Eksodi 14:13–14).

Që nga ajo kohë, kur populli i Perëndisë kishte nevojë për besim e kurajë, ata shpesh e kanë treguar këtë histori. Kur Nefi donte që t’i frymëzonte vëllezërit e tij, ai tha: “Le të jemi të fortë si Moisiu, pasi ai me të vërtetë u foli ujërave të Detit të Kuq dhe ato u ndanë andej e këtej dhe etërit tanë dolën përmes, jashtë robërisë, në tokë të thatë” (1 Nefi 4:2). Kur mbreti Limhi donte që njerëzit e tij të robëruar të “ngrini[n] kokat [e] t[yre], dhe [të] gëzoh[eshin]”, ai u kujtoi atyre të njëjtën histori (Mosia 7:19). Po kështu bëri Alma kur donte t’i dëshmonte birit të tij për fuqinë e Perëndisë (shihni tek Alma 36:28). Dhe kur ndihemi të zënë në kurth, kur kemi nevojë për pak më shumë besim që të kuptojmë se “çlirimi do të vijë nga Zoti”, mund të kujtojmë se si “atë ditë, Zoti e shpëtoi Izraelin” (Eksodi 14:13, 30).

ikona e studimit

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Eksodi 14; Eksodi 15:1–21

Zoti mund të bëjë një “[vepër të] madhe” në jetën time.

Ndërsa lexoni tek Eksodi 14:1–10, përfytyroni se si mund të jenë ndier izraelitët kur panë që t’iu afrohej ushtria e faraonit. Ndoshta ju mendoni se ju nevojitet një mrekulli për t’i mbijetuar një sfide të vështirë me të cilën po përballeni. Çfarë gjeni tek Eksodi 14:13–31, që ju frymëzon të kërkoni fuqinë e Perëndisë në jetën tuaj? Përsiatni se si e keni parë fuqinë e Tij në të shkuarën. Çfarë keni mësuar rreth Tij prej këtyre përvojave?

Eksodi 15:1–19 është një këngë lavdërimi që izraelitët e kënduan pasi Zoti ndau Detin e Kuq. Cilat fraza në këtë këngë ju duken veçanërisht kuptimplota? Ndoshta ka një himn që ju pëlqen ta këndoni, kur Zoti ka bërë diçka të mrekullueshme për ju, të tillë si “Shëlbues i Izraelit” (Himne, nr. 6). Merreni parasysh ta këndoni ose dëgjoni atë si pjesë të adhurimit tuaj sot.

Shihni edhe te Doktrina e Besëlidhje 8:2–3.

Eksodi 15:22–27; 16:1–15; 17:1–7

Zoti mund t’i bëjë të ëmbla gjërat e hidhura.

Leximi rreth rrugëtimit të Izraelit mund t’ju bëjë të mendoni për gjëra në jetën tuaj që janë dukur “të hidhura” ashtu si ujërat e Marës (shihni tek Eksodi 15:22–27). Si i ka bërë Zoti të ëmbla gjërat e hidhura në jetën tuaj? Çfarë vlere kanë pasur këto përvoja në jetën tuaj?

Do të vini re më shumë shembuj të përvojave të hidhura për izraelitët tek Eksodi 16 dhe 17. Është tunduese që të jeni kritikues ndaj mërmëritjes ose ankimit të të tjerëve, por teksa lexoni, merrni parasysh nëse ju keni bërë ndonjëherë të njëjtën gjë. Çfarë mësoni nga përvojat e izraelitëve që mund t’ju ndihmojë të mërmëritni më pak dhe t’i mirëbesoni më shumë Perëndisë? Çfarë ju mësojnë këto vargje për Perëndinë?

Shihni edhe te 1 Nefi 2:11–12.

izraelitë duke mbledhur mana

Izraelitë duke mbledhur mana. Afresk neogotik, Trnava (hollësi)

Eksodi 16

ikona e seminarit
Zoti më ofron ushqim të përditshëm shpirtëror.

Meqenëse të gjithë kemi nevojë të hamë, Zoti shpesh i krahason gjërat shpirtërore me ushqimet. Kërkojini mësimet e Tij shpirtërore te përvojat e izraelitëve me manën tek Eksodi 16. Për shembull, çfarë gjeni tek udhëzimet e Zotit tek Eksodi 16:16, 19, 22–26 që gjen zbatim për të ushqyerit tuaj shpirtëror?

Që të zbuloni mësime të tjera që Zoti mund të dëshirojë që ju t’i mësoni nga kjo mrekulli, përsiatni pyetje të tilla si këto:

  • Çfarë më jep Zoti që është si mana e përditshme të cilën Ai ua dha izraelitëve?

  • Çfarë mund të bëj që është si mbledhja e manave?

Mund të gjeni ide shtesë tek njëra ose më shumë nga këto materiale filmike: “Daily Bread: Pattern” [“Buka e Përditshme: Modeli”], “Daily Bread: Experience” [“Buka e Përditshme: Përvoja”] dhe “Daily Bread: Change” [“Buka e Përditshme: Ndryshimi”] (Gospel Library) [Biblioteka e Ungjillit].

2:52

Daily Bread: Pattern

3:12

Daily Bread: Experience

3:0

Daily Bread: Change

Mendoni për gjëra të tjera, përveç të ngrënit, që i bëni çdo ditë. Përse gjëra të caktuara duhet të bëhen çdo ditë që të jenë të efektshme? Çfarë ndiheni të frymëzuar të bëni që të kërkoni përvoja të përditshme shpirtërore?

Shihni edhe te Diter F. Uhtdorf, “Rivendosja e Përditshme”, Liahona, nëntor 2021, f. 77–80; “Daily Restoration” [“Rivendosja e Përditshme”] (material filmik), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

5:27

Daily Restoration

Eksodi 17:1–7

Jezu Krishti është shkëmbi im shpirtëror dhe uji i gjallë.

Mendoni për Shpëtimtarin ndërsa lexoni tek Eksodi 17:1–7. Në ç’mënyrë është Jezu Krishti si një shkëmb për ju? (Shihni te Psalmeve 62:6–7; Helamani 5:12.) Në ç’mënyrë është Ai si uji? (Shihni te Gjoni 4:10–14; 1 Korintasve 10:1–4; 1 Nefi 11:25.)

Kërkoni sende fizike që dëshmojnë për Krishtin. Kurdoherë që shkrimet e shenjta përshkruajnë gjëra që mund të jenë simbole të Jezu Krishtit, siç përshkruhen tek Eksodi 17:1–7, mund të jetë një mundësi për një mësim me sende. Të shikuarit ose të prekurit e një shkëmbi ose ujit, mund ta bëjmë më të lehtë që të kuptojmë se si këto sende janë të ngjashme me Jezu Krishtin. Nëse mund të përfshini shqisa të shumta në të mësuarit, ai do të jetë më mbresëlënës dhe më ndikues.

Eksodi 17:8–16; 18:13–26

Dishepujt e ndihmojnë njëri tjetrin që “ta mbajnë peshën” e bërjes së veprës së Zotit.

Mund të ketë raste në jetën tuaj kur mund të shihni ngjashmëri me Moisiun, kur të tjerët janë duke pritur prej jush, por “duart [tuaja] ishin rënduar” (Eksodi 17:12). Në raste të tjera, mund të jeni më shumë si Aaroni, Huri dhe Jethro, të cilët e përkrahën Moisiun. Vëreni veten në pozitën e secilit prej këtyre njerëzve teksa lexoni tek Eksodi 17:8–16; 18:13–26, dhe shihni se çfarë ju mëson Zoti rreth veprës së Tij.

Shihni edhe te Mosia 4:27; 18:8–9.

Për më shumë, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

ikona e pjesës së fëmijëve

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Eksodi 14:5–22

Zoti mund të bëjë një “[vepër të] madhe” në jetën time.

  • Kur Zoti e ndau Detin e Kuq, Moisiu dhe izraelitët panë se sa i fuqishëm është Ai. Lejojini fëmijët tuaj që t’ju ndihmojnë të mendoni për një mënyrë argëtuese që të riaktroni tregimin tek Eksodi 14:5–22 (shihni edhe mësimin “Pashka” tek Tregime nga Dhiata e Vjetër, f. 70–74). Ndoshta mund të vendosni karrige ose batanije dhe t’i “ndani” sikurse Detin e Kuq. Më pas mund t’i tregoni njëri‑tjetrit se si e keni parë fuqinë e Perëndisë në jetën tuaj.

    2:54

    The Passover

  • Çfarë kuptueshmërie merrni nga Doktrina e Besëlidhje 8:2–3 për historinë tek Eksodi 14? Merreni parasysh t’u tregoni fëmijëve tuaj rreth një përvoje kur Fryma e Shenjtë ju tha diçka në mendje apo zemër, dhe ftojini të flasin rreth përvojave të tyre. Gjithashtu mund të këndoni një këngë rreth Frymës së Shenjtë, të tillë si “Shpirt’ i Shenjt’ na Udhëzoft’” (Himne, nr. 81).

Eksodi 15:22–25

Zoti mund t’i bëjë të ëmbla gjërat e hidhura.

  • Ndoshta ju dhe fëmijët tuaj mund të pini diçka të ëmbël dhe diçka të hidhur ndërkohë që studioni së bashku tek Eksodi 15:22–25. Si i ka bërë Shpëtimtari “të ëmbla” përvojat “[e] hidhura” në jetën tonë?

Eksodi 15:23–25; 16:14–15; 17:1–6

Jezusi është Uji im i Gjallë, Buka ime e Jetës dhe Shkëmbi im.

  • Ndërsa ju dhe fëmijët tuaj lexoni tek Eksodi 15:23–25; 16:14–15; 17:1–6, lejojini t’ju ndihmojnë që të gjeni sende për t’ju ndihmuar të tregoni secilën ngjarje, të tilla si një degë (për të shëruar ujërat e Marës), një kavanoz ose tenxhere (për ta mbushur me mana) dhe një shkëmb (për ujërat e Horebit). Çfarë na kujtojnë këto ngjarje për atë që bën Jezu Krishti për ne? Si pjesë të diskutimit tuaj, mund të lexoni te Mateu 7:24–27; Gjoni 4:10–14; 6:29–35, 48–51; Helamani 5:12; Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79.

pikturë që tregon Moisiun, Aaronin dhe Hurin

One Before God [Një Përpara Perëndisë], nga Joseph Brickey (hollësi)

Eksodi 17:8–16; 18:13–26

Unë mund të ndihmoj “të mbaj peshën” e bërjes së veprës së Zotit.

  • Ndërsa lexoni tek Eksodi 17:8–16, mund ta ftoni një fëmijë për t’i ngritur duar lart në ajër. Kur fëmija të lodhet, fëmijë të tjerë mund të ndihmojnë, sipas mënyrës që Aaroni dhe Huri e ndihmuan Moisiun. Çfarë na mëson kjo histori rreth mënyrës se si mund të ndihmojmë që mbretëria e Perëndisë të ketë sukses? Gjithashtu mund të lexoni tek Eksodi 18:13–26 dhe të flisni rreth përgjegjësive të rënda të njerëzve që shërbejnë në lagjen tuaj. Çfarë mund të bëjmë sot që t’i ndihmojmë udhëheqësit e Kishës sonë, ashtu si Aaroni dhe Huri e ndihmuan profetin Moisi?

Për më shumë, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Moisiu duke hapur Detin e Kuq

Crossing the Red Sea [Kalimi i Detit të Kuq], nga Otto Semler

faqja e veprimtarisë së Fillores: Zoti mund të bëjë një “[vepër të] madhe” në jetën time