Ku Mund të Gjej Shpresë Kur Ndërron Jetë Dikush që e Dua?
Kur babi im ndërroi jetë, gjëja që më ndihmoi më shumë, ishte besimi te Jezusi. Përpara se familja ime të bashkohej me kishën, ne ishim katolikë. Nuk më pëlqente të shkoja në kishë, por mami im ishte tejet besnike. Pasi babi ndërroi jetë, më kujtohet se mami thoshte se nuk donte të besonte më.
Mami kishte një mik që ishte anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe ai na i solli misionarët në shtëpi. Morëm mësime së bashku dhe filluam të shkonim në kishë. Fillova të besoj te Jezusi dhe Perëndia dhe besimi filloi të më rritej. Edhe pse babai im kishte vdekur, kisha besim se një ditë do ta shikonim atë përsëri. Ne mund jetojmë së bashku në qiell për shkak të Jezu Krishtit.
Jezu Krishti të gjendet gjithmonë pranë. Kur ndihesh i/e trishtuar apo i/e shqetësuar ose po kalon një ditë të keqe, mund t’i drejtohesh Atij sepse Ai të do. Ai do të luftojë për ty.
Simon C., 18 vjeç, Vilnius, Lituani
I pëlqen të luajë vaterpolo, volejboll dhe t’i bjerë fizarmonikës.