Zëra të Rinisë
Mirëbesoji Zotit
Ilustrimi nga Katelyn Budge
Kur motrat misionare fillimisht i dhanë mësim familjes sime rreth planit të shpëtimit pasi më vdiq babai, nganjëherë shqetësohesha dhe nuk dija nëse e besoja atë. Por vëllezërit e mi ishin të qetë dhe më ndihmuan të besoj dhe të mos mendoj më shumë nga ç’duhet për çdo gjë.
Ndonjëherë nuk ndihem shumë e fortë në Kishë. Por nëse kam diçka që më shqetëson ose po përballem me një problem, unë gjithmonë përpiqem të mendoj një gjë: Mirëbesoji Zotit. Ai më udhërrëfen drejt vendit ku duhet të jem.
Kjo është arsyeja përse dua të shkoj në mision – që ta kuptoj Atë më mirë dhe të kuptoj se çfarë dëshiron Ai që unë të bëj. Kur i shoh misionarët dhe shpirtin që ata kanë me vete, dëshiroj që të jem si ata. Ata janë shembuj të mirë të dishepujve të Jezu Krishtit. Për shkak të shembujve të tyre, unë jam vërtet e gëzuar që do të shkoj në një mision pasi të diplomohem nga shkolla e mesme. Dëshiroj që t’ua jap lumturinë dhe njohurinë që kam miqve të mi dhe njerëzve të tjerë.
Dora C., 18 vjeçe, Vilnius, Lituani
I pëlqen vaterpoloja dhe të luajë në violinë