2025
Stacioni i Zbavitjes
Për Forcën e Rinisë, Korrik 2025


Stacioni i Zbavitjes

Stacioni i Zbavitjes

Shkarkoje në formatin PDF

Byzylyku “Shiko te Krishti”

A e ke parë byzylykun nga materiali filmik për Temën e Rinisë për Vitin 2025? Mund të bësh një si ai.

Kontrolloji udhëzimet që të bësh një variant të thjeshtuar të bazës së byzylykut. Më pas është koha që të shtosh pjesën më të rëndësishme – diellin – për të të kujtuar që të shohësh te Krishti. Në ç’mënyra krijuese mund t’i shtosh një diell byzylykut tënd? (Mendo t’i shtosh letër, fije, gurë ose diçka tjetër!)

Na dërgo me postë elektronike një fotografi të byzylykut tënd të përfunduar, te ftsoy.ChurchofJesusChrist.org për një mundësi që të botohet në revistë.

Udhëzimet për të Bërë Byzylykun

Materiali Filmik për Temën e Rinisë

Mos Ji i/e Verbuar nga Dredhitë

Doktrina e Besëlidhje 76:75 thotë se ata që shkojnë në mbretërinë terrestriale (në vend të mbretërisë çelestiale) janë “të verbuar nga dredhitë e njerëzve”. Ja një lojë zbavitëse që mund të jetë më me kleçkë nga sa duket.

Këto tri figura “dredharake” mund të jenë ashtu siç duken ose mund të jenë iluzione optike. A mund ta dallosh të vërtetën?

1. A ka kjo vijë të njëjtën ngjyrë në të dyja fundet apo ngjyra të ndryshme?

Të njëjta

Të ndryshme

E dhënë ndihmëse: Palose faqen me qëllim që fundet e vijës të jenë pranë njëra‑tjetrës ose prite vijën nga sfondi për ta kontrolluar.

2. A është kjo figura e një vajze të re apo e një zonje të moshuar?

Vajzë e re

Zonjë e moshuar

E dhënë ndihmëse: Shikoje nga afër. Kjo mund të jetë një pyetje me kleçkë.

3. A shtrembërohen vijat gri apo janë të drejta nga fillimi në fund?

Të shtrembra

Të drejta

E dhënë ndihmëse: Mbuloji kuadratet e zeza dhe të bardha për ta kontrolluar.

Përputhje Konceptesh

Gjej secilin prej Numrave 1 (ka tre prej tyre). Hiq një vizë nga secili numër 1 drejt numrit 2 që përputhet me të. Më pas lidh secilin numër 2 me numrin 3 që përputhet me të. Pasi të përputhet gjithçka, shiko figurën që ke krijuar dhe vendos se cilën mbretëri lavdie përfaqëson ajo.

1. Mbretëria Çelestiale

2. Lavdia e Diellit

3. Të Gjitha Gjërat Janë të Tyret

1. Mbretëria Terrestriale

2. Lavdia e Hënës

3. Të Nderuar, por të Verbuar

1. Mbretëria Telestiale

2. Lavdia e Yjeve

3. E Patën Mundësinë, por Nuk e Pranuan Ungjillin

Figura përfundimtare: Mbretëria __________________________

A ke nevojë për një të dhënë ndihmëse?

Mbretëria Çelestiale: Doktrina e Besëlidhje 76:50–70

Mbretëria Terrestriale: Doktrina e Besëlidhje 76:71–80

Mbretëria Telestiale: Doktrina e Besëlidhje 76:81–88

Vizatime humoristike

vizatim humoristik

Po nëna jote ka përdorur një recetë apo ndonjë kombinim të fshehtë?

Val Chadwick Bagley

vizatim humoristik

Dukesh shumë në siklet që do të flasësh në kishë. E ke për herë të parë?

Jo! Kam qenë në siklet shumë herë të tjera.

Derek L. Smith

Përgjigjet

Mos Ji i/e Verbuar nga Dredhitë: 1. Të njëjta, 2. Të dyja, 3. Të drejta

Përputhja e Lëmshit: 1. Mbretëria Çelestiale, 2. Lavdia e Diellit, 3. Të Gjitha Gjërat Janë të Tyret; 1. Mbretëria Terrestriale, 2. Lavdia e Hënës, 3. Të Nderuar, por të Verbuar; 1. Mbretëria Telestiale, 2. Lavdia e Yjeve, 3. Nuk e Pranuan Ungjillin. FIGURA PËRFUNDIMTARE: Mbretëria Telestiale