Zëra të Rinisë
Apartament i Vogël, Plane të Mëdha
Ilustrimi nga Katelyn Budge
Familja ime jetonte në një shtëpi të madhe, por gjithçka ndryshoi kur u shpërngulëm në Hanoi. Jetonim në një apartament shumë të vogël, rreth 30 metra katror. Ishte e vështirë të jetoja në një hapësirë të ngushtë me tre njerëz të tjerë në familjen time.
Por jam mirënjohës që Perëndia mund të na ndihmojë t’i nxjerrim të mirat çfarëdolloj situate. Gjatë asaj kohe, qeshë në gjendje që të isha interpretues në kishë dhe për prindërit e mi. Mund të lutesha çdo ditë, të shpërndaja sakramentin dhe t’i mirëprisja njerëzit që po kërkonin ungjillin. E di se Perëndia më ka bekuar dhe më ka udhërrëfyer t’i bëj ato gjëra.
Gjatë gjithë sfidave të asaj kohe, besimi im u bë më i fortë nga dita në ditë. Shumë njerëz nuk kanë njohuri për ungjillin në atdheun tim, prandaj unë jam një pionier në moshë të re. Kam dëshirë t’ua shpërndaj ungjillin e Jezu Krishtit njerëzve për t’i ndihmuar që të kenë një jetë të lumtur përgjithmonë me Jezu Krishtin dhe Atin Qiellor.
Dui N., 14 vjeç, Hanoi, Vietnam
I pëlqen t’u shërbejë të tjerëve, të lexojë shkrimet e shenjta dhe të mësojë gjuhë të tjera.