Përdorimi i Udhëzuesit
Shpërndarja e Ungjillit … në një Park Lojërash?
Kohët e fundit, shkova në një park lojërash me disa shoqe nga kisha. Ndërkohë që shoqja ime, Evi, dhe unë prisnim në radhë për një lodër rrotulluese, një i ri i quajtur Erik filloi të na fliste për kanalin e tij në YouTube. Ai foli për gati 15 minuta rreth mënyrës se si disa njerëz në shkollën e tij talleshin me të dhe i thoshin që ta mbyllte kanalin e vet.
Në kishë, udhëheqësit na kishin dhënë sfidën që të merrnim një udhëzues Për Forcën e Rinisë dhe t’ia jepnim dikujt. Eriku dukej se kishte shqetësime me shokët, prandaj mendova se ndoshta udhëzuesi mund ta ndihmonte.
E nxora dhe i thashë që ta mbante. Ai pyeti se çfarë ishte dhe i shpjegova se ishte nga Kisha ime dhe se mund ta ndihmonte për të marrë vendime të mira dhe mund t’i mësonte gjëra të tjera interesante. I thashë se duhej ta lexonte kur të kishte kohë. Ai pranoi, e futi në xhep dhe vazhdoi të fliste rreth kanalit të tij në YouTube.
Nuk e di nëse ai e lexoi ndonjëherë udhëzuesin, por kjo përvojë më mësoi se dikush mund të jetë misionar në çfarëdo moshe, në çfarëdo vendi, madje edhe në një park lojërash.