2025
Ungjilli i Jezu Krishtit: Një Tingull i Gëzuar
Për Forcën e Rinisë, Korrik 2025


Ungjilli i Jezu Krishtit: Një Tingull i Gëzuar

Ungjilli i rivendosur i Jezu Krishtit ju sjell qëllim dhe gëzim në udhëtimin tuaj drejt jetës së përjetshme.

Jezu Krishti

Light of Hope [Drita e Shpresës], nga Simon Dewey

Ndërkohë që shërbeja si udhëheqës misioni në Japoni disa vite më parë, kreva një intervistë me një burrë i cili ishte bashkuar me Kishën një vit më parë dhe po kërkonte të merrte një rekomandim tempulli.

Gjatë bashkëbisedimit tonë, ky anëtar i ri përshkroi se sa thellësisht mirënjohës ishte për bekimet që i kishte marrë gjatë vitit që nga pagëzimi i tij. Për mua ai tregoi një vetëbesim besëlidhës që rrodhi nga të kuptuarit e tij për ungjillin, që ishte thellësisht i rrënjosur brenda tij. Ai ishte një dishepull i kthyer në besimin te Jezu Krishti i cili kishte përjetuar një ndryshim të madh të zemrës (shih te Mosia 5:2).

Pas intervistës, i tregova presidentit të distriktit se sa mbresë më kishte lënë që misionarët dhe anëtarët kishin gjetur dhe kishin ushqyer shpirtërisht një burrë kaq të spikatur, me kaq potencial.

U befasova ngaqë mësova se kur ky burrë filloi të takohej me misionarët dhe të frekuentonte kishën, ishte i pastrehë dhe në rrethana pothuajse të pashpresa. Studimi i ungjillit nga ky vëlla dhe kthimi i tij në besim përgjatë një periudhe disa mujore çoi në ndryshimin e tij të mrekullueshëm, duke e vendosur atë në një shteg të mbështetjes shpirtërore dhe materiale te vetja dhe një shteg gëzimi.

Ungjilli i dha këtij vëllai një pamje të qartë të qëllimit të jetës së tij. Të vërteta të qarta dhe të çmueshme të ungjillit i sollën atij përgjigje ndaj pyetjeve të rëndësishme për vdekshmërinë. Të tilla bekime janë po aq të vlefshme për ty dhe të gjithë fëmijët e Perëndisë nëpërmjet ungjillit të Jezu Krishtit.

një familje jashtë tempullit

Qëllimi i Jetës

Ungjilli i Jezu Krishtit është rivendosur nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Në dëshminë e tij përfundimtare drejtuar Kishës, Presidenti M. Rasëll Ballard, në atë kohë Presidenti Veprues i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha:

“Ne e dimë se kush është Perëndia; ne e dimë se kush është Shpëtimtari, sepse kemi Jozefin. …

… Sa të bekuar jemi të dimë atë që dimë për qëllimin tonë në jetë, pse jemi këtu, çfarë duhet të përpiqemi të bëjmë dhe të përmbushim në jetën tonë të përditshme.”

Për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, ajo dituri përfshin një të kuptuar të “plani[t të] përsosur” të Perëndisë për shpëtimin, gjithashtu i njohur si “plani [i] madh [i] lumturisë”, “plani [i] shëlbimit” dhe “plani i mëshirës” (Alma 42:8, 11, 15). Plani i Perëndisë “ia heq misterin jetës dhe ia heq pasigurinë së ardhmes sonë”. Thelbësore dhe qendrore për atë plan dhe qëllimin e jetës është “doktrina e Krishtit”.

Nëpërmjet ungjillit e dimë se jemi fëmijë të Perëndisë, të dërguar në tokë për t’u vënë në provë dhe për t’u përgatitur që të ringjallemi (shih te Doktrina e Besëlidhje 76:39). Ne i dimë urdhërimet dhe na mësohet të “kuptoj[m]ë të mirën nga e keqja” (2 Nefi 2:5). E dimë se jemi këtu për të pasur dashuri e për të shërbyer dhe Shpëtimtari na ka thirrur ta mposhtim botën dhe t’i ndihmojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë (shih te Gjoni 16:33).

Ajo që Jozef Smithi e quajti “tingulli [i] gëzuar [i] Ungjillit të Zotit tonë Jezu Krisht”, do të na forcojë gjatë ditëve të vështira dhe do të na sjellë kuptim e qëllim neve dhe të tjerëve.

Bindja dhe Bekimet

Perëndia na ka dhënë lirinë morale të zgjedhjes që ne të mund të jemi të përgjegjshëm për zgjedhjet tona (shih te Doktrina e Besëlidhje 101:78; shih edhe te 2 Nefi 2:16). Si pjesë e “një kundërshtim[i] në të gjitha gjërat” (2 Nefi 2:11), Satani lejohet të na tundojë që ta keqpërdorim lirinë tonë të zgjedhjes.

Në kohën tonë, Zoti Jezu Krisht thirri Profetin Jozef Smith “dhe i fol[i] atij nga qielli e i dha urdhërime” (Doktrina e Besëlidhje 1:17). Zoti vazhdon t’ua zbulojë urdhërimet dhe vullnetin e Tij profetëve të Tij sot, sepse Ai dëshiron të na udhëheqë drejt lumturisë në këtë jetë dhe lavdisë çelestiale në jetën pas kësaj.

Mbreti Beniamin duke dhënë mësim

King Benjamin Preaches to the Nephites [Mbreti Beniamin u Predikon Nefitëve], nga Gary L. Kapp

profet duke dhënë mësim

Teaching True Doctrine [Duke Dhënë Mësim Doktrinën e Vërtetë], nga Michael T. Malm

Jozef Smithi duke dhënë mësim

Joseph Smith Preaching [Jozef Smithi Duke Predikuar], nga Sam Lawlor

Rasëll M. Nelson duke dhënë mësim

Bindja ndaj urdhërimeve të Perëndisë duhet të vijë nga përkushtimi ynë dhe dashuria jonë për Të. Zoti Jezu Krisht shpalli: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia” (Gjoni 14:15). Rezultatet përfundimtare të shprehjes së dashurisë sonë për Zotin nëpërmjet zbatimit të urdhërimeve të Tij janë bekimet që sjellin lumturi e gëzim (shih te Doktrina e Besëlidhje 130:20–21).

Me një këndvështrim të qartë për origjinën dhe fatin tonë hyjnor, ne e dimë se “vetë gjërat që do ta bëjnë jetën t[onë] në vdekshmëri më të mirën që ajo mundet, janë pikërisht të njëjtat gjëra që do ta bëjnë jetën t[onë] gjatë gjithë përjetësisë më të mirën që ajo mundet!”

të rinj

Gëzim në Udhëtimin Tënd

I kthyeri në besim plot gëzim i kohëve të fundit që e takova në Japoni disa vjet më parë, e gjeti ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit nëpërmjet zellit të tij dhe zellit të misionarëve dhe anëtarëve. Ai zbuloi qëllimin e tij dhe e zgjeroi largpamësinë për planin e madh të lumturisë, i cili i solli atij bekime dhe gëzim që e lartësuan materialisht e shpirtërisht.

Plaku Patrik Kirën, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, ka dhënë mësim:

“Në saje të planit të dashur të Atit tonë Qiellor për secilin prej fëmijëve të Tij dhe për shkak të jetës dhe misionit shëlbues të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit, ne mund – dhe duhet – të jemi njerëzit më të gëzuar në tokë! Madje kur stuhitë e jetës në një botë shpesh të trazuar na godasin, ne mund të kultivojmë një ndjesi në rritje e të qëndrueshme gëzimi dhe paqeje të brendshme për shkak të shpresës sonë te Krishti dhe kuptueshmërisë sonë për vendin tonë vetjak në planin e bukur të lumturisë.”

Ofroj mirënjohjen time dhe dëshminë time për ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit dhe planin e madh të lumturisë. Ju ftoj që të merrni frytet e ungjillit dhe të ndieni më shumë gëzim në udhëtimin tuaj drejt jetës së përjetshme.