Seminari
Jeremia 31: Ai do ta Shkruajë Ligjin e Tij mbi Zemrën Tonë


“Jeremia 31: Ai do ta Shkruajë Ligjin e Tij mbi Zemrën Tonë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Jeremia 31: Ai do ta Shkruajë Ligjin e Tij mbi Zemrën Tonë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Jeremia 31–33; 36–38; Vajtimeve 1; 3: Mësimi 134

Jeremia 31

Ai do ta Shkruajë Ligjin e Tij mbi Zemrën Tonë

vetëm digjital

Si mund të vepronte dikush po ta dinte ungjillin e Jezu Krishtit në mendjen e tij, por të mos e ndiente në zemrën e tij? A është e mundur që ai të veprojë pa e ndier fuqinë e dashurisë së Shpëtimtarit? Si ndryshojnë veprimet tona kur e ndiejmë dashurinë e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit në zemrën tonë? Jeremia 31 na premton se kur drejtohemi te Zoti, Ai do ta shkruajë ligjin e Tij në zemrën tonë (shih te Jeremia 31:18, 33). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se çfarë do të thotë ta kenë ungjillin e Shpëtimtarit të shkruar në zemrën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’u bëjnë pjesëtarëve të familjes dhe shokëve këtë pyetje: “Cili është ndryshimi ndërmjet njohjes së një të vërtete të ungjillit në mendjen tënde dhe të ndierit të saj në zemrën tënde?” Ata mund të përgatiten për ta treguar atë që diskutuan.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Dijenia për diçka në mendjen tonë dhe të ndierit e saj në zemrën tonë

Për të filluar orën mësimore, ftojini nxënësit t’i përgjigjen pyetjes vijuese.

  • Cilat janë disa situata ku mund ta dimë se duhet të bëjmë diçka, por e kemi në fakt të vështirë ta bëjmë atë?

Nxënësit mund të japin shembuj si rënia për të fjetur në kohë, bërja e zgjedhjeve të shëndetshme të të ngrënit ose përfundimi i detyrave të shtëpisë para afatit. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se është normale ta kemi të vështirë t’i përputhim veprimet tona me atë që e dimë se është e drejtë. E njëjta gjë mund të jetë e vërtetë kur bëhet fjalë për të ditur dhe më pas për të vepruar sipas asaj që dimë rreth ungjillit të Jezu Krishtit. Ne mund ta dimë se çfarë kërkon ungjilli i Shpëtimtarit, por nuk e jetojmë gjithmonë atë. Megjithatë, ne mund të përpiqemi fort ta kemi ndikimin e Shpëtimtarit dhe të ungjillit të Tij në gjithçka që bëjmë.

Ajo që dimë në lidhje me ndjekjen e Shpëtimtarit nuk reflektohet gjithmonë në veprimet tona. Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, bëri një pyetje që mund të na lindë ndonjëherë në këto situata:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson.  Photographed in March 2020.

“Si mund ta bëni ungjillin e Jezu Krishtit jo vetëm një ndikim në jetën tuaj, por ndikimin kontrollues dhe, ne fakt, vetë thelbin e asaj që jeni?” (“When Thou Art Converted”, Liahona, maj 2004, f. 11)

Ndërsa studion te Jeremia 31, ftoje Frymën e Shenjtë të të ndihmojë të kërkosh mënyrat se si mund ta bësh ungjillin e Shpëtimtarit “vetë thelbin e asaj që je”.

Jeremia parashikon bekimet e Shpëtimtarit për Izraelin

Për këtë veprimtari të studimit, ju mund t’i organizoni nxënësit në grupe me nga tre veta. Ftojeni secilin anëtar grupi të lexojë një nga fragmentet vijuese dhe t’ua tregojë përgjigjet për pyetjet të tjerëve në grup.

Pasi paralajmëroi për pasojat që do të vuanin të ligjtë në ditët e fundit (shih te Jeremia 30:23–24), Jeremia profetizoi se Zoti do ta mblidhte sërish popullin e Tij të besëlidhjes te Vetja.

Lexoji fragmentet vijuese, duke kërkuar atë që do të bëjë Zoti për popullin e Tij:

Jeremia 31:1–3

Jeremia 31:6–10

Jeremia 31:17–20

  • Cilat janë disa nga premtimet që gjete?

  • Çfarë na mësojnë këto ftesa rreth Zotit?

Lexo te Jeremia 31:31–33, duke kërkuar mënyrën se si Zoti do ta tregojë dashamirësinë e Tij për popullin e Tij të besëlidhjes.

  • Si do ta përmblidhje këtë mësim si një pohim të vërtete?

    Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë se Zoti premton të na mbledhë te Vetja si populli i Tij i besëlidhjes dhe ta shkruajë ligjin e Tij në zemrat tona.

  • Çfarë mendon se do të thotë ta kemi ligjin e Zotit të shkruar në zemrën tonë?

Nxënësit mund të japin një shumëllojshmëri idesh. Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se fraza shkruar mbi zemrën tonë (shihni vargun 33) mund t’i referohet të qenit i kthyer në besim, përjetimit të një ndryshimi dhe dëshirimit për ta përmbushur vullnetin e Atit Qiellor dhe të Jezu Krishtit me gjithë zemrën tonë. Mund të doni të vini në dukje se Pali përdori një metaforë të ngjashme kur i përshkroi shenjtorët në Korint si një “letër e Krishtit … e shkruar jo me bojë … dhe jo mbi rrasa guri, por mbi rrasa të një zemre mishi” (2 Korintasve 3:3).

A është i shkruar ungjilli i Shpëtimtarit në zemrën tënde?

Paraqitni dy pyetjet e mëposhtme. Ftojini nxënësit të përzgjedhin njërën që mendojnë se mund të rritë kuptueshmërinë e tyre për atë se çfarë do të thotë ta kenë ligjin e Zotit të shkruar në zemrën e tyre.

  1. Nga e di unë që ligji i Shpëtimtarit është i shkruar në zemrën time?

  2. Cilat janë disa gjëra që mund t’i bëj për ta ftuar Shpëtimtarin ta shkruajë ligjin e Tij në zemrën time?

Organizojini nxënësit në grupe të vogla me të tjerët që përzgjodhën të njëjtën pyetje. Kërkojuni nxënësve të imagjinojnë sikur kanë një shok që ka bërë pyetjen që ata përzgjodhën. Ftojini nxënësit të përgatitin një përgjigje që mund t’ia thonë një shoku.

ikona e seminaritPër t’i ndihmuar nxënësit të përgatitin një përgjigje, mund t’i siguroni çdo nxënësi me një kopje të fletushkës “Shpëtimtari do ta Shkruajë Ligjin e Tij në Zemrën Tënde”.

Demonstro kuptueshmëri

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një mundësi për të ushtruar dhënien e përgjigjes për pyetjen që përzgjodhën. Ju mund t’i organizoni nxënësit me ata që studiuan pyetjen tjetër.

Mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë mënyrën se si ajo që ata mësuan mund ta ndihmojë dikë të bëjë në mënyrë më të qëndrueshme atë që e di se është e drejtë. Për t’i ndihmuar nxënësit ta demonstrojnë atë që kanë mësuar ose ndier, merreni parasysh të paraqitni udhëzimet vijuese.

Në ditarin tënd të studimit, përgjigjju njërës ose më shumë pyetjeve vijuese:

  • Çfarë prove do të kërkosh që Zoti po e shkruan ligjin e Tij në zemrën tënde?

  • Cila është një gjë që ndihesh i nxitur ta bësh për ta ftuar Shpëtimtarin ta shkruajë ungjillin e Tij në zemrën tënde?

Mund t’u kërkoni gjithashtu nxënësve të gatshëm të tregojnë përvojat që kanë pasur kur kanë dalluar që Shpëtimtari e ka shkruar ligjin e Tij në zemrën e tyre. Ju mund të tregoni mënyrën se si e keni parë Zotin ta shkruajë ligjin e Tij në zemrën tuaj. Inkurajojini nxënësit t’i kërkojnë Zotit ndihmë dhe të veprojnë sipas mbresave që marrin.