Seminari
Vajtimeve 1; 3: “Mëshirat e Tij Nuk Janë Mbaruar”


“Vajtimeve 1; 3: ‘Mëshirat e Tij Nuk Janë Mbaruar’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Vajtimeve 1; 3: ‘Mëshirat e Tij Nuk Janë Mbaruar’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Jeremia 31–33; 36–38; Vajtimeve 1; 3: Mësimi 136

Vajtimeve 1; 3

“Mëshirat e Tij Nuk Janë Mbaruar”

A Hispanic man gives the Savior, Jesus Christ, a hug. Christ is wearing a white robe.

Për shkak se Shpëtimtari është i mbushur me dhembshuri, Ai është i gatshëm të na shërojë, të na ngushëllojë dhe të na falë edhe kur mëkatojmë kundër Tij. Pasi Jerusalemi u shkatërrua për shkak të mëkatit dhe rebelimit të tij, Jeremia u përpoq t’i ndihmonte judenjtë të kuptonin dhembshurinë e Shpëtimtarit dhe të gjenin shpresë në të. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë dhembshurinë e Shpëtimtarit për ta edhe kur mëkatojnë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kujtojnë një histori nga shkrimet e shenjta që demonstron natyrën e dhembshur të Shpëtimtarit. Nxënësit do të kenë një mundësi për t’iu referuar kësaj historie në mësim.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Pasi mëkatojmë

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke treguar skenarin vijues.

Përndryshe mund të shfaqni materialin filmik “Painted into a Corner” [“Pikturuar në një Cep”] nga kodi kohor 0:00 deri në 1:47. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ju mund ta shfaqni pjesën tjetër të materialit filmik më vonë në mësim.

3:41

Imagjino sikur një i ri ka bërë çmos të bëjë zgjedhje të mira në jetën e tij. Një ditë, ndërkohë që merrte pjesë në një festë, ai i dorëzohet presionit dhe pijeve alkoolike për shkak se do që të përshtatet. Të nesërmen në mëngjes, ai zgjohet duke u ndier i vetmuar, fajtor dhe i shqetësuar. Ai fillon me ngadalë të bëjë zgjedhje të tjera jo të mira dhe fillon ta humbë shpresën për të ardhmen e tij.

Shkruajini përgjigjet e nxënësve për pyetjet vijuese në tabelë. Gjatë gjithë mësimit do të bëhen referime ndaj përgjigjeve të shkruara.

  • Kur njerëzit mëkatojnë, me çfarë syri mund ta shohin veten ose të mendojnë për veten?

  • Me çfarë syri mund ta shohin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin ose çfarë mund të mendojnë për Ta?

    Ftojini nxënësit të përsiatin pyetjet vijuese për të vlerësuar ndjenjat e tyre.

  • A ke menduar ndonjëherë për ndonjë nga thëniet në tabelë?

  • Cilat prej këtyre thënieve ti e di se janë të rreme? Për cilat je i pasigurt?

Është e rëndësishme të mbajmë mend se ne të gjithë mëkatojmë dhe “priv[ohemi] nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23). Ndërsa studion librin e Vajtimeve sot, kërko mbresa nga Fryma e Shenjtë që mund të të ndihmojnë të dallosh mënyrën se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ndihen në lidhje me ty, edhe kur bën gabime.

Trishtimi për mëkatin

Merreni parasysh të paraqitni figurën vijuese. Ftojini nxënësit të tregojnë atë që shohin në këtë figurë ose mënyrën se si ajo i bën të ndihen. Shpjegoni se kjo figurë tregon Jeremian dhe trishtimin e tij të madh. Nxënësit mund ta tregojnë atë që mbajnë mend rreth historisë së Jeremias dhe arsyen përse ai mund të ketë ndier trishtim. Sipas nevojës, jepni hollësi nga paragrafi vijues.

The Cry of Jeremiah. From an engraving done at the Nazareen School.

Për rreth 40 vjet, Zoti i tha Jeremias që t’i profetizonte shtëpisë së Izraelit në lidhje me shkatërrimin dhe robërinë e Jerusalemit nëse zgjidhte të mos pendohej dhe të drejtohej te Perëndia (shih te Jeremia 16:1–13). Gjatë mbretërimit të mbretit Zedekia, babilonasit e shkatërruan Jerusalemin dhe i sollën shumë njerëz në robëri, duke përmbushur profecinë e Zotit (shih te Jeremia 52). Pak kohë pas këtyre ngjarjeve, Jeremia shënoi librin e Vajtimeve.

Mund të doni të shpjegoni se termi vajtim i referohet shprehjeve të vuajtjes ose trishtimit të thellë.

Veprimtaria vijuese mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë vuajtjen që përjetoi populli i Zotit. Mund t’i organizoni nxënësit në dyshe ose grupe të vogla për të studiuar fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë. Shpjegoni se Jeremia e shkroi shumicën e këtyre vargjeve nga këndvështrimi i Jerusalemit, sikur të fliste vetë qyteti.

Lexo një ose dy nga fragmentet vijuese, duke kërkuar fjalët ose frazat që shprehin mënyrën se si njerëzit u ndien pasi vuajtën për shkak të mëkateve të tyre.

Vajtimeve 1:1–4

Vajtimeve 1:16–18

Vajtimeve 1:20–22

  • Cilat fjalë ose fraza zbulove?

    Për t’i ndihmuar nxënësit ta shqyrtojnë atë që zbuluan nga një këndvështrim i përjetshëm, ju mund të bëni pyetjen vijuese.

  • Duke ditur se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan, përse mendon se Ata na lejojnë të përjetojmë këtë lloj vuajtje kur mëkatojmë?

Nëse nxënësve u nevojitet ndihmë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund t’i ftoni ata të lexojnë fragmente të tilla si 2 Korintasve 7:9–10; Alma 42:18, 29; Doktrina e Besëlidhje 95:1, duke kërkuar për përgjigje të mundshme.

Dhembshuria e Shpëtimtarit

Pjesa e mbetur e mësimit mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë dhembshurinë që ka Shpëtimtari për ne edhe kur mëkatojmë.

Ju mund t’i organizoni nxënësit në dyshe për të studiuar fragmentet vijuese dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve shoqëruese. Për shembull, një nxënës mund të studiojë vargjet 22–26 dhe tjetri vargjet 31–33.

Reflekto mbi thëniet në tabelë nga fillimi i mësimit. Lexo te Vajtimeve 3:22–26, 31–33, duke kërkuar fjalët ose frazat që do t’ia tregoje dikujt që ndihet në këtë mënyrë.

  • Cilat fjalë ose fraza do t’i tregoje? Përse?

  • Çfarë të vërtete do të doje që ata të kuptonin nga këto vargje?

Ndërsa nxënësit flasin, ata mund të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Zoti ka dhembshuri për ne, edhe kur mëkatojmë.

Nëse nxënësit kanë nevojë për ndihmë për të kuptuar fjalën t’i vijë keq/dhembshuri, mund të jepni përkufizimin vijues: “Në shkrimet e shenjta, dhembshuri do të thotë fjalë për fjalë ‘të vuash me’. Gjithashtu do të thotë të tregosh simpati, keqardhje dhe mëshirë për një tjetër” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Dhembshuri”, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]).

Për ta kuptuar më mirë dhembshurinë e Shpëtimtarit nxënësit mund të bëjnë veprimtarinë vijuese. Në vend që të studiojnë një nga mundësitë vijuese, nxënësit mund të mendojnë dhe të studiojnë një histori të ndryshme nga shkrimet e shenjta që demonstron dhembshurinë e Shpëtimtarit.

Plotësoje një nga mundësitë vijuese të studimit, duke kërkuar atë që të ndihmon ta kuptosh më mirë mënyrën se si mund ta përjetosh dhembshurinë e Shpëtimtarit në jetën tënde.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’ia mësojnë njëri-tjetrit atë që mësuan dhe ndien. Mund t’i ftoni nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë klasës.

Dëshmia vijuese mund të ndihmojë edhe me këtë diskutim.

Plaku Dejll G. Renland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dëshmoi:

15:46
Elder Dale G. Renlund takes an official portrait in 2021.

“Jezu Krishti mund të falë sepse Ai pagoi çmimin për mëkatet tona.

Shëlbuesi ynë zgjedh të falë për shkak të dhembshurisë, mëshirës dhe dashurisë së Tij të pakrahasueshme.

Shpëtimtari dëshiron që të falë sepse kjo është një nga cilësitë e Tij hyjnore.

Dhe, si Bariu i Mirë që Ai është, Ai është i gëzuar kur ne zgjedhim të pendohemi.

Edhe teksa ndiejmë trishtim sipas Perëndisë për veprimet tona, kur zgjedhim të pendohemi, ne menjëherë ftojmë Shpëtimtarin në jetën tonë.” (“Pendimi: Një Zgjedhje e Gëzueshme”, Liahona, nëntor 2016, f. 123)

Të ndierit e dhembshurisë së Shpëtimtarit për mua

  • Kur e ke përjetuar ti ose dikush që ti njeh dhembshurinë e Shpëtimtarit? (Mbani mend të mos tregoni mëkatet e kaluara ose diçka që është tepër vetjake.)

    Kujtojuni nxënësve të riun nga fillimi i mësimit.

  • Çfarë do t’i thoshe këtij të riu në bazë të asaj që mësove sot?

Merreni parasysh të përfundoni materialin filmik “Painted into a Corner” [“Pikturuar në një Cep”], nga kodi kohor 1:48 deri në 3:41. Ose nëse nuk e keni shfaqur ende gjysmën e parë të materialit filmik, merreni parasysh ta shfaqni të gjithë materialin filmik. Nxënësit mund të kërkojnë prova që Shpëtimtari tregoi dhembshuri për të riun. Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që gjetën.

3:41

Nëse dëshironi, mund ta përmbyllni me dëshminë, mendimet ose ndjenjat tuaja rreth Shpëtimtarit.