“Jeremia 31–33; 36–38; Vajtimeve 1; 3: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Jeremia 31–33; 36–38; Vajtimeve 1; 3: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Jeremia 31–33; 36–38; Vajtimeve 1; 3
Jeremia 31–33; 36–38; Vajtimeve 1; 3
Vështrim i Përgjithshëm
Jeremia profetizoi në Jerusalem përpara dhe gjatë robërisë në Babiloni. Ai i paralajmëroi judenjtë se, nëse nuk pendoheshin, qyteti i tyre do të sulmohej dhe ata do të merreshin robër. Mbretërit dhe populli i Jerusalemit nuk ia vunë veshin Jeremias dhe u shkatërruan. Jeremia i mësoi popullit të tij edhe dashurinë e Zotit dhe mënyrën se si Ai do ta mblidhte popullin e Tij në ditët e fundit. Si pjesë e mbledhjes, Zoti premtoi të shkruante ligjin e Tij në zemrat e ndjekësve të Tij. Pasi Jerusalemi u shkatërrua, Jeremia shkroi një vajtim për popullin e tij, duke u kujtuar atyre dhembshurinë e Zotit dhe se ata nuk u dëbuan përgjithmonë.
Jini gjithmonë gati që t’u përgjigjeni nxitjeve shpirtërore rreth nevojave të nxënësve. Ndërsa përpiqeni të jepni mësim nëpërmjet Shpirtit, kërkoni mënyra për t’u përgjigjur dhe përqendruar te nevojat, pyetjet dhe interesat e nxënësve tuaj dhe jo vetëm në materialin që keni përgatitur. Bërja e kësaj mund ta ftojë Shpirtin t’ju ndihmojë të përgjigjeni për rrethanat e nxënësve tuaj. Për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si u përgjigj Shpëtimtari ndaj nevojave të të tjerëve, shihni “Shpëtimtari Ishte Gjithmonë Gati që t’u Përgjigjej Nevojave të të Tjerëve” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 17). Për një shembull të mënyrës se si mund t’u përgjigjeni nxitjeve shpirtërore rreth nevojave të nxënësve, shihni Mësimin 135: “Jeremia 36”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Jeremia 31
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se çfarë do të thotë ta kenë ungjillin e Shpëtimtarit të shkruar në zemrën e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’u bëjnë pjesëtarëve të familjes dhe shokëve këtë pyetje: “Cili është ndryshimi ndërmjet njohjes së një të vërtete të ungjillit në mendjen tënde dhe të ndierit të saj në zemrën tënde?” Ata mund të përgatiten për ta treguar atë që diskutuan.
-
Sende për t’u paraqitur: Pyetjet vijuese: “Nga e di unë që ligji i Shpëtimtarit është i shkruar në zemrën time? Cilat janë disa gjëra që mund t’i bëj për ta ftuar Shpëtimtarin ta shkruajë ligjin e Tij në zemrën time?”
-
Fletushkë: “Shpëtimtari do ta Shkruajë Ligjin e Tij në Zemrën Tënde”
Jeremia 36
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrën se si shkrimet e shenjta i ndihmojnë ata të drejtohen te Jezu Krishti për të marrë faljen e mëkatit.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i shqyrtojnë synimet e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta dhe përparimin vetjak në pjesët e kërkuara të leximit për këtë vit. Ju mund t’i ftoni gjithashtu nxënësit të reflektojnë mbi mënyrën se si studimi i tyre i shkrimeve të shenjta po i ndihmon ata të drejtohen te Zoti.
Vajtimeve 1; 3
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë dhembshurinë e Shpëtimtarit për ta edhe kur mëkatojnë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të kujtojnë një histori nga shkrimet e shenjta që demonstron natyrën e dhembshur të Shpëtimtarit. Nxënësit do të kenë një mundësi për t’iu referuar kësaj historie në mësim.
-
Figurë: Një figurë e profetit Jeremia
-
Material filmik: “Painted into a Corner” [“Pikturuar në një Cep”] (3:41)
Ushtrimi 9 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimeve të shenjta në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’i zbatojnë parimet hyjnore të marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një ose dy fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Vjetër dhe të mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse do të duan, ata mund edhe ta mësojnë përmendsh të gjithë fragmentin. Ftojini ata të mendojnë për mënyrën se si të mësuarit përmendsh të frazave ose fragmenteve kyç mund t’i ndihmojë ata në jetën e tyre.
-
Send: Një fletë letre për secilin nxënës