Seminari
Ushtrimi 9 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore


“Ushtrimi 9 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ushtrimi 9 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Jeremia 31–33; 36–38; Vajtimeve 1; 3: Mësimi 137

Ushtrimi 9 i Zotërimit Doktrinor

Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore

Identical twins doing scripture study, Baguio City, Philippines

Zotërimi doktrinor mund t’i ndihmojë nxënësit të ndërtojnë themelin për jetën e tyre mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë te fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’i zbatojnë parimet hyjnore të marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përzgjedhin një ose dy fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Vjetër dhe të mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë. Nëse do të duan, ata mund edhe ta mësojnë përmendsh të gjithë fragmentin. Ftojini ata të mendojnë për mënyrën se si të mësuarit përmendsh të frazave ose fragmenteve kyç mund t’i ndihmojë ata në jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përsëritja e zotërimit doktrinor: Mëso përmendsh

Tregojuni nxënësve veprat standarde të shkrimit të shenjtë: Dhiata e Vjetër, Dhiata e Re, Libri i Mormonit, Doktrina e Besëlidhje dhe Perla me Vlerë të Madhe. (Mund të tregoni kopje fizike ose elektronike, ose mund të përdorni figurën e mësipërme).

  • Cilin prej këtyre librave të shkrimit të shenjtë do ta kishte studiuar Shpëtimtari në fëmijërinë e Tij, në rininë e Tij dhe ndërkohë që dha shërbesë mbi tokë?

Nëse është e nevojshme, shpjegoni se Shpëtimtari do të ketë pasur qasje në shumë prej shkrimeve të shenjta në Dhiatën e Vjetër, shkrimet e shenjta që të rinjtë po i studiojnë tani.

Lexo një ose dy nga shkrimet e shenjta vijuese, duke kërkuar mënyrën se si Shpëtimtari i përdori frazat ose vargjet e mësuara përmendsh nga Dhiata e Vjetër: Mateu 4:2–4; 19:4–5; Marku 7:9–10; Lluka 24:27.

  • Çfarë gjete?

    Nxënësit mund të vënë në dukje se Shpëtimtari i përdori shkrimet e shenjta të mësuara përmendsh për të mposhtur tundimin, për t’iu përgjigjur pyetjeve të të tjerëve, për të korrigjuar konceptet e gabuara dhe për t’i mësuar të tjerët. Nëse nxënësit do të donin t’i dinin vargjet që citoi Shpëtimtari, tregoni se te Mateu 4:2–4 Shpëtimtari citoi vargun te Ligji i Përtërirë 8:3, te Mateu 19:4–5 Ai citoi vargun te Zanafilla 2:24 dhe te Marku 7:9–10 Ai citoi vargun tek Eksodi 20:12 dhe Ligji i Përtërirë 5:16.

    Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se, ndërsa mësojnë përmendsh fragmente të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor dhe fraza kyç të shkrimit të shenjtë, ata po ndjekin shembullin e Jezu Krishtit.

  • Cilat janë disa situata me të cilat je përballur ose mund të përballesh në të ardhmen kur një shkrim i shenjtë i mësuar përmendsh do të kishte qenë ose do të ishte i dobishëm?

    Disa shembuj mund të përfshijnë kur jepni një mësim ose zhvilloni një bisedë, kur u përgjigjeni pyetjeve të të tjerëve, kur kërkoni një përgjigje vetjake dhe kur përballeni me tundim.

  • Cilat janë disa gjëra që ti i bën ose mund t’i bësh që mund të të ndihmojnë të mësosh përmendsh fraza kyç ose fragmente të shkrimit të shenjtë?

Përgjigjet mund të përfshijnë përsëritjen e frazave ose fragmenteve, të shkruarit e tyre dhe fshirjen e fjalëve, ose përdorimin e kartave të ilustrimit apo letrave që nxënësit i krijuan te Mësimi 15: “Ushtrimi 1 i Zotërimit Doktrinor”.

Merreni parasysh të paraqitni ose t’i siguroni çdo nxënësi fragmentet e zotërimit doktrinor që i ka studiuar deri tani. Një listë e referencave të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë nga Dhiata e Vjetër, mund të gjendet te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

Ftojini nxënësit ta plotësojnë veprimtarinë vijuese duke përdorur një teknikë të mësimit përmendsh të zgjedhur prej tyre. Disa ide përfshijnë përdorimin e germave të para të çdo fjale në frazën e zotërimit doktrinor ose përdorimin e Programit Kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor]. Më shumë ide renditen te “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor” te Shtojca.

Gjej disa minuta për të mësuar përmendsh referencat dhe frazat kyç të disa shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor. (Nëse do të parapëlqeje, mund të mësosh përmendsh një fragment të tërë krahas frazës kyç.)

Ftojini nxënësit të përzgjedhin njërën nga frazat ose fragmentet që ata mësuan përmendsh dhe të përgatiten për t’iu përgjigjur pyetjeve vijuese:

  • Si mund të të ndihmojë kjo frazë ose ky fragment në jetën tënde?

  • Si mund të të ndihmojë ai të bëhesh më shumë si Shpëtimtari?

Ftoni disa nxënës të flasin dhe merrni parasysh të jepni edhe mendimet tuaja. Kërkoni mënyra për t’i inkurajuar nxënësit të vazhdojnë të mësojnë përmendsh shkrime të shenjta.

Mësoji dhe zbatoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Pjesa e mbetur e mësimit përqendrohet te ndihma ndaj nxënësve që t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata që kanë lidhje me to. Përpara se të vazhdoni, mund t’i ftoni nxënësit t’i përsëritin këto parime. Aftësia e nxënësve për t’i kujtuar me lehtësi dhe për t’i zbatuar këto parime të marrjes së njohurisë shpirtërore do të rritet nëpërmjet rishikimit dhe ushtrimit të përsëritur. Veprimtaritë e sugjeruara për përsëritje janë në seksionin e shtojcës të titulluar “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”. Përshkrimet e parimeve janë në paragrafët 5–12 te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

Tregojuani skenarin vijues nxënësve tuaj. Mund të zgjidhni edhe ta përshtatni skenarin sipas rrethanave të nxënësve tuaj ose mund t’i pyesni nxënësit se si mund të duan ta përshtatin atë për ta bërë më konkret për ta.

Imagjino sikur shoqja jote, Mira, thotë: “Mënyra se si supozohet t’i shpenzojmë të dielat është shumë e mërzitshme dhe duket si një harxhim kohe. A nuk mendon se fundjavat tona do të ishin shumë më mirë nëse nuk do të na duhej të shqetësoheshim rreth mbajtjes së ditës së Shabatit të shenjtë?”

  • Cilat janë disa arsye përse Mira mund të ketë vështirësi me këtë urdhërim?

Merreni parasysh të pyesni përse mund të jetë e dobishme të dini përse Mira mund të jetë e shqetësuar.

Ftojini nxënësit të përsiatin se si mund t’i përdorin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta ndihmuar Mirën të kalojë nga ndjenjat e saj aktuale në të kuptuarit dhe të ndierit e gëzimit në ditën e Shabatit.

Nxënësit mund ta bëjnë sa vijon individualisht ose në grupe të vogla:

Gjej disa minuta për të përgatitur atë që mendon se mund ta ndihmojë Mirën, që mund të përfshijë:

  • Shkrimet e shenjta, thënie nga udhëheqësit e Kishës ose burime të tjera të caktuara në mënyrë hyjnore. Këto mund të përfshijnë vargje të zotërimit doktrinor të tillë si Eksodi 20:8; Isaia 58:13–14; Mosia 2:41; ose vargje të tjera të tilla si Doktrina e Besëlidhje 59:9, 13–15.

  • Të vërtetat ose doktrinën që ti i di që mund ta ndihmojnë Mirën ta shohë këtë situatë me një këndvështrim të përjetshëm (për shembull, se si mund të na ndihmojë të bëhemi më shumë si Zoti [shih te Moisiu 3:3]).

  • Një shembull nga shkrimet e shenjta, një bisedë të konferencës së përgjithshme, ose një përvojë vetjake që ilustron mënyrën se si dikush mund të veprojë me besim te Zoti Jezu Krisht për të mbajtur Shabatin, që mund të përfshijë frekuentimin e kishës dhe marrjen e sakramentit. Mund të përshkruash edhe mënyrën se si Zoti e bekoi atë ndërsa tregoi besim. (Disa shembuj nga shkrimet e shenjta përfshijnë vargjet tek Eksodi 16:14–30 dhe Jaromi 1:5–9.)

    Sa vijon është një mënyrë se si mund t’i vini nxënësit të përgatiten për t’ia treguar idetë e tyre njëri-tjetrit.

    1. Jepini çdo nxënësi një fletë letre. Vërini ata ta ndajnë atë në tri pjesë duke e palosur atë ose duke vizatuar vija.

    2. Vërini ata ta emërtojnë çdo pjesë me një parim të ndryshëm të marrjes së njohurisë shpirtërore.

    3. Zgjidhni një parim dhe vërini të gjithë nxënësit të shkruajnë në letrat e tyre një mënyrë se si përdorimi i parimit të zgjedhur mund ta ndihmojë Mirën.

    4. Nxënësit mund t’i kalojnë letrat te njëri-tjetri dhe të shkruajnë një parim të ndryshëm në një fletë letre të ndryshme. Vërini nxënësit të vazhdojnë t’ia kalojnë letrat njëri-tjetrit dhe të shkruajnë.

    5. Kur çdo letër të ketë disa ide, ftojini nxënësit ta marrin letrën dhe të lexojnë atë që është shkruar.

    Ftoni disa nxënës të gatshëm t’u përgjigjen pyetjeve vijuese në bazë të asaj që lexojnë. Nëse dëshironi, mund t’u kërkoni nxënësve që zakonisht nuk marrin pjesë, t’i përgjigjen njërës ose më shumë prej këtyre pyetjeve. Disa nxënës mund të ndihen më rehat po të tregojnë atë që shkroi dikush tjetër.

  • Cila është një gjë që ti e lexove ose shkrove që mendon se do të ishte veçanërisht e dobishme për Mirën? Përse?

  • Çfarë mund të shtoje?

Pasi të kenë folur disa nxënës, merreni parasysh ta pyesni klasën nëse mendon se ka diçka tjetër që mund t’i nevojitet Mirës në këtë kohë. A ka një parim të marrjes së njohurisë shpirtërore që nuk e diskutuat që do të ishte i dobishëm? Vazhdoni derisa klasa të mendojë se Mira merr ndihmë të mjaftueshme.

Çfarë ke mësuar?

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj atë që mësove nga kjo përvojë që dëshiron ta mbash mend, që mund të përfshijë mënyrën se si përdorimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të të ndihmojë me çdo pyetje ose shqetësim që ke.